Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.
Rama tha se për shqiptarët të qenit anëtarë të BE, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë.
Kreu i qeverisë tha se vetëm në BE mund të garantohet liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, pavarësisht se kush udhëheq në Tiranë.
“Doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE, brenda BE, nga ana e popujve që e përbejnë familjen europiane. Një anketë e cila publikohet që prej vitit 1983, qysh prej 1983, BE nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vet, në këndvështrimin e popujve të vet, sesa aktualisht.
Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE, që natyrisht vjen si rezultat i faktit se çka ishte marrë deri para pak kohësh si e mirëqenë, nuk është më e mirëqenë. Për herë të parë në histori, një gjeneratë e tërë nuk ka parë në luftë, se nuk kishte parë një luftë, janë vetëdijesuar se BE është edhe një perimetër sigurie, brenda të cilit vendet dhe popujt që e përbëjnë ndihen dhe duan të mbeten të pakërcënuar në të gjitha ato që kanë arritur dhe në të gjitha në lirinë e tyre individuale dhe në barazinë e tyre para ligjit.
Patjetër pastaj edhe në të gjitha asketet e tjera që e bëjnë BE një krijesë të jashtëzakonshme politike. Për ne shqiptarët, ka qenë më e thjeshtë dhe mbetet më e thjeshtë, pseja e domosdoshmëristë të të qenit anëtarë të BE.
Për ne shqiptarët të qenit anëtarë të BE, është të qenit përfundimisht të lirë nga hija e historisë sonë dhe të sigurt se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit, nuk do jenë një atribut i lëvizshëm në varësi nga kush qeveris këtu në Tiranë”, tha Rama.
Bej Monolog bej...integri.i nuk eshte chat gpt....
Mos harxhoni kohen ne Tema te gelbazes Mero.Temen shfrytezoheni per gallate ashti sic e meriton gjirizi Tema..