Rama: Ka zyra shteti që ua përplasin qytetarëve derën në fytyrë! Disa drejtues sillen si bajraktarë, rrezik i madh

28 Maj 2023, 12:48Politika TEMA

Rama: Ka zyra shteti që ua përplasin qytetarëve derën

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe këtë të diel turin e falënderimeve, pas fitores bindëse në shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit.


Sipas kryeministrit, vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik ka “ngjallur’ edhe sektorin privat pasi sipërmarrja ka rritur pagat për punonjësve.

“Me rritjen e pagave që kemi nisur shikojmë se po lëviz me shpejtësi e gjithë piramida e pagave në sektorin privat. Ata e kuptojnë se duhet të rrisin pagat, që të marrin mbrapsht investimet e tyre.

Kjo është fiorja më kuptimplotë e PS,që  kur unë jam në drejtim nga mbështetja që kemi marrë. Kemi PS forcë në gjithë territorin e vendit dhe kemi një panoramë befasuese për shumëkënd, por nuk duhet të jetë befasuese në fakt”, theksoi Rama.

Duke analizuar situatën e 14 majit, Rama u kërkoi kryebashkiakëve të mos e shohin si ndjenjë vetëkënaqësie, por si sfidë për t’i shërbyer qytetarëve me korrektësi.

Më tej, Rama u shpreh i qartë duke paralajmëruar vartësit se ka ardhur koha për një shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve.

Sipas tij, duhet të marrë fund praktika e përbuzjes dhe nëpërkëmbjes së qytetarëve kur ata shkojnë të marrin një shërbim në zyrat e shtetit.

“Kur mendon se ka zyra shteti, që ua përplasin njerzve derën në fytyrë, kur mendoj se kemi drejtues të shtetit, që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjëruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që ne nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot.

Duhet ta kuptojmë drejt se çfarë ka ndodhur më 14 maj dhe ta kthejmë në mbarësi për sa më shumë njerëz qeverisjen tonë. Aksush nuk duhet të ndihet i përbuzur, nëpërkembur, i pabegensiur nëse është qytetar i këtij vendi. Të gjithë duhat ta ndiejnë që janë pjesë e komunitetit”,  shtoi Rama. 

17 Komente

  1. k
    k

    Ne kishim shpresuar se ju nuk e dinit,por meqë e dini jeni dy herë përgjegjës. Administrata në shtetet e perparuara (që ju nuk jeni) janë shërbyes të popullit,tek ju padronë arrogantë që meritojnë shpulla sa herë ngrenë vështrimin ose hapin gojën. O afrikë e futur ne mynyrë klandestine ne kufijtë e Evropës.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      E meritoni mbeshtetjen e ketij populli se po beni shume per kete vend

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Rama e meriton te jete kryeminister i shqiperise pasi punon per popullin shqipetar.Ai, nuk eshte si Sali Beerisha qe kure ishte kryeminister punonte vetem per PD-ke dhe i beri bosa me vila e me vetura te shtrenjta. I beri aq te pasur me taksat e popullit sa, ministra e depututet e tij edhe sot kane vila jo vetem ne shqiperi por edhe ne vendet e botes deri ne Amerike.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Redi

        Une kam besim se ju do e coni vendin ne drejtesin e plot sepse ju dini te punoni

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Me qeverin rama cdo gje do shkoj sic duhet qeveria rama e ka treguar me se miri se cfare pune te mrekullueshme din te bej

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rea

            Jam i bindur qe qeveria juaj ka per tja shperblyer kete besim ketij populli

            Përgjigjjuni
            1. t
              tosi

              duhet kontrroll i madhe per keto lloj puntoresh

              Përgjigjjuni
              1. m
                miranda

                shum e vertete, presim qe te merren masa per keto punonjes qe nuk dine si ti japin sherbim qytetareve

                Përgjigjjuni
                1. i
                  irdi

                  jemi te sigurt qe do merren masat e duhura per keta zyra qe ia perplasin deren ne fytyre qytetareve

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ema

                    Kjo ishte nje nga fitoret me te medha te partise socialiste

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Olta

                      Kandidatet e Rames do ndihmojne cdo familje pa pyetur se ke force politike ata mbeshtesin

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ani

                        Shtoninkontrrolet mbi kete gje qe askush mos te abuzoj

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eni

                          Cdo kush duhet ta bej detyren e tij me se miri

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gena

                            Me nje lider si ju ne krye askush nuk do e shperdoroje detyren e tij

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jona

                              Po beni te pamunduren qe askush mos ta neglizhoje punen e tij

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje