Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar nga grupi parlamentar

27 Maj 2023, 19:35Politika TEMA

Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall

I pyetur se çfarë do bëntë ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Lulzim Basha nga takimi në Shkodër tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. 

Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.

“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja. 

U ulëm dhe i thash nuk mundet që k problem të marrë me vete PD, dhe reagimi i tij ishte që s’do marr PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dh eja ku jemi, përtej harku kohor. Në shtator vendimi do ishte ai, ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, nuk mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. 

S’mund të vijë në pushtet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe,. Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha Basha.

6 Komente

  1. Vokshi e Gjakovës

    Mirë që e ke kuptuar gabimin , gjysma e të keqes . Po tani ç'ke ndërmënd të bësh ? U vonove herën e parë dhe më duket se nuk po reflekton , ose më saktë , po ecën me ngadalë . Saliu është ujk i vjetër dhe nuhat shumë larg . Mos i le më kohë në dispozicion . Ti ke mësuar shumë nga ai , po jo të gjitha poshtërsitë e tij . Ai është nona e poshtërsisë .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos u mer me Bacën !

      Po ri rehat o Luli , ç’të duhet që meresh me Bacën , t’i ka varur ca këmborë në qafë njërën më të rëndë se tjetrën , pa boll shite pordhë si i fortë , ik fli a puno puna jote , atje ku ishe gjatë fushatës . Shpejt u kujtove , si kofini pas të vjelave , mbaroi fushata që më 12 maj (heshtja zgjedhore) , shiko nga nga mesi i 2029-ës po u kujtove .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Benet Beci asistent I Tomes ne bashkine e Shkodres

        O Lulqim I Ymerit! Me Tom Doshin laj gojoren kur tja marresh ne goje. Eshte kryeministri simpatik I Veriut te Shqiperise. Eshte NonGrata me fitoren me ekskluzive ne zgjedhjet e fundit. As Çezari me Pompeun nuk I afrohen dot. Dy non gratat e Rilindjes Doshi dhe Gjushi, ishin Krujfi me Pelen. Sa per non graten e Edvinit, Saliu mor bythshpuar te mori nga kotesia e te beri njeri gabimisht. .. meqe ra fjala po ta pallojne gruan disa syresh. Lopthi. Thone Ah-beni . Bo ! Çfare zben vaki me keto " hollandezet"

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Hihihiiiii u zgjua nga letargjia Luli dhe do hidhet ne sulm te trese dhjamin

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamuri

            Si gjithmonë i del gjumi me vonesë

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi i Vjetër

              O Luli Infantili, je bër si buçe rruge, leh majtas dhe djathtas, pa ditur gjë se ku duhet të lehësh.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje