Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë: Ndërkombëtarizimi, prioriteti ynë për universitetet

27 Maj 2023, 11:09Politika TEMA

Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë:

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të Universitetit “Ismail Qemali”.

Ai u shpreh se prioriteti i qeverisë sa i takon universiteteve është ndërkombëtarizimi.

“Ndërkombëtarizimi është prioriteti ynë sa i takon universiteteve. Hapja e sa më shumë dyerve për studentët, për pedagogët në Europë dhe njëkohësisht sjellja e sa më shumë dijeje dhe eksperienca nga Europa në universitetet tona janë një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të universitetit që ju ofrojnë të njëjtat programe me të njëjtat standarde si në vendet e Europës.

Kemi bashkëpunuar me rektorët, kemi bashkëpunuar me ministritë përkatëse të Arsimit, të shkencës në vende të ndryshme të Europës, kemi organizuar takime të përbashkëta për të nxitur këtë proces.

Besoj që në këtë rrugë do të mund të shohim vit pas viti fryte të reja gjë që u jep mundësi stafeve universitare dhe ekipeve akademike të universiteteve që të mund të përfitojnë financime prej të cilave të rrisin edhe të ardhurat e tyre drejtpërdrejt nga puna shkencore”, tha Rama.

 

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    E shtune or legeni i Lindes, lerini studentet rehat.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tina

      Llogje e vetem llogje...ky njeri nuk rri dot ne zyre e firmos fap fap...flet si opozite e analist....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje