Fredi Beleri në burg, Celibashi: Nëse vendi mbetet 'bosh' do ketë zgjedhje të reja në Himarë

26 Maj 2023, 19:39Politika TEMA

Fredi Beleri në burg, Celibashi: Nëse vendi mbetet 'bosh' do

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sesi do të procedohet me vijimin e mandatit të  kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.  

Celibashi theksoi në një intervistë televizive se KQZ i dha mandatin Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë. Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kreu i KQZ theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

“Në dijeninë time nuk është rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës. Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj. 

Gjithsesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente. Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja. Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”, tha Celibashi.

3 Komente

  1. J
    Janulla

    ...do kandidoje Vangjelis Dules dhe do te triumfoje se parate jane bere gati ne Athine!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lili

      Ti ke lindur gabimisht o Celibash, por te te rroje karriera se ta siguroi gruaja!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1003

        Po me financimin helen kundrejt Fredi Belerit , cdo behet ?? Sa jane dhene shuma te medha , ato qajne helenet , deshtimin e tyre ndaj nje investimi te turpshem shteteror ....perndryshe nuk interesohej deri ne menyren me te rendomte te pist duke shkuar deri ne stacone policie , dhe futjen e hundeve ne punet e brendeshme te nje shteti nga ambasadorja helene ....dhe jo vetem kaq , po bejne dhe gafen e dyte , kercenojn per vendosje veto ndaj kantidatures shqiptere per ne BE , me loje te pist dhe te poshter nuk shkon ....Nje turp i madh , e tregojne edhe nje here qe kane patur tendenca dhe qellime te peshtire ne shekuj ndaj nesh .... Sikur do na hidhnin ne gjyq ne Hage per Kacifen , sinqerisht , i besojne keto ??? Apo i kane demagogji dhe presion ??? Shtet me langaraq dhe pa piken e pergjegjsise nuk do gjesh ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje