"Fantazia" e Berishës kap majat: Rakip Suli do i vinte një rruge emrin Dan Hutra!

26 Maj 2023, 14:30Politika TEMA

"Fantazia" e Berishës kap majat: Rakip Suli do i vinte një

Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat bëri një denoncim të fortë sa i takon autorit të masakrës së 1 marsit, Dan Hutra, i cili vrau 3 gra brenda një dite.

Sipas Berishës, Hutra ishte punësuar në vitin 2022 nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli në Ujësjellësin e Kamzës, në këmbim të sigurimit të votave për PS.

Por Berisha, duke u ndalur te një denoncim nga qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë dhe një apartament nga Suli.

Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu.

Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.

Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë.

Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj.

Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha ai.

10 Komente

  1. I
    I semure psiqike

    Ky eshte i semure psiqike e pafaleshme per familjen, femijet qe nuk e hospitalisoin ky eshte ne graden e fundit

    1. R
      Rikardo

      Hahahah na knaqet me gallate

      1. X
        Xen qose i sali nongrates

        O xen qosja o argida kurva ju vrafte zoti qe lini prindin te tallin bythen njerzit. O familje degjeneruar nuk e shikoni qe prindi ka iku per kesh bubi si ka mundesi ta lini rrugeve

        1. D
          Dr. Adhamudhi kolegu i Sa-Hales

          Ky ka ik per lesh qeni... Sic i thone, "mendja ben kalane, mendja ben hatan". Keti plaku matuf i ka rreshqitur i gjithe tavani, s'ka mbet gram truri ne ate koke te mbushur me mut. Ky ka per te perfunduar si Lymi i Tutit.

          1. D
            Dhembeli

            Nuk ka faj Berisha! Atë e faktorizojnë mediat . Berisha e dhe vetë e kupton që ka mbaruar . Nuk i intereson medis , se mileti( turma ) nuk kupton dhe nga këto lajme është mësuar të “ përtypë” gjithë ditën , si çam çakiz Mos prisni të largohet! Ai ka hallin e tij , dhe nuk duhet ta bëni me faj ! I mjaftojnë edhe 500 veta ta mbështesin , për interesa të shkuara, apo të sotmet që ta brohorasin. Ai këtë e di mirë … për hallin e math që e ka zenë , tani , … jo për Vehten , por për familjen dhe të afermit e tij . Prandaj Ai është në të drejtën e tij . Mos e merrni për të lajthitur ! … Është shejtan budalla!

            1. T
              Tani

              ky ka lindur rrot kari dhe tani po behet me keq se e shef fundin e tij dhe familjes

              1. V
                Veshgusi

                Perëndia hymer zoti të shtymen fale o zot se nuk di cfar thotë,me keq të pafshim për të mirën e demokratëve,doni më për lolon tiaj,i pagshi ajrin.

                1. Z
                  Zot fali !

                  Zot fale PERBINDESHIN !

                  1. E
                    Emigrante

                    Lene more dreqin se a ba qepaze. Ti qesht bota me te

                    1. R
                      Rrofte GERDECI dhe BERISHA.

                      Une ju due ju po popo popoooooooooo. Zoti ju BEKOFTE. Une ju due shume. ..popo popoooooooooo. Por Xienin dhe KERMINEN me shume. Po popo pooooo. Jam Sali BERISHA or BUDALLENJTE. RROFTE SALI LEXHENDA. NENEN SHQIPETAREVE.

                      Lini një Përgjigje