Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar rishfaqen e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili zhvilloi një takim me të rinjtë ditën e djeshme.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Topi tha se rishfaqja e Bashës nuk ishte diçka e paparashikuar.
Ai tha se opozita është momentalisht në situatën më të keqe të mundshme dhe shtoi se Basha duhet të bëjë transparencë lidhur me rishfaqen e tij.
“Nuk ishte asgjë e paparashikuar. Ndonjëherë ne tentojmë të diskutojmë vetëm ecurinë dhe fatin e një partie, përjashto PS që është në pushtet dhe gëzon shëndet të plotë për shkak të të gjitha mundësive që të jep qeverisja, por edhe me një lloj raporti psikologjik që është tek njerëzit. Me sa duket interesat kanë përfunduar aq poshtë sa njerëzit diskutojnë për bukën e gojës dhe detyrohen të ndjekin pushtetin në fushata elektorale. Krahu tjetër pastaj nuk ke ku ta kapësh.
Unë tentoj të shoh përtej PD, sepse ka një numër të madh të partive opozitare. Në këto zgjedhje nuk u futën në koalicion dhe kjo asnjëherë nuk u sqarua. E shoh si një të drejtë të individit që të shfaqet apo zhduket në moment që vendos të mos jetë në mjedis. Nuk duhet harruar që është deputet dhe në njëfarë mënyrë dalja e tij justifikohet. Por mendoj që i takon zotit Basha që të shprehet sepse ende ka një lloj misteri. Ndërsa me kalimin e ditëve besoj do të bëjë transparencë për mungesën e tij dhe pse është kthyer.
Nuk mund të paragjykoj, sepse nesër mund të thotë diçka që deklarata ime të konsiderohet si paragjykuese. Ai u shfaq dhe unë uroj që të vijë në studio, dhe pastaj ju bëjini skanerin e plotë sepse edhe ai është i detyruar të japë disa sqarime. E gjithë klima e supozimeve është e tillë se ai asgjë nuk ka bërë pa miratimin e Berishës dhe sjellja e Bashës, ka qenë gojëmbyllur. Njerëzit janë mësuar të gëlltisin grepin, fjalën e bukur, një premtim dhe pas çdo palë zgjedhjeve gëlltisin dëshpërimin. Niveli i kulturës politikë të shoqërinë ku unë bëj pjesë është dukshëm nën nivelin e shoqërive të Ballkanit”, u shpreh Topi.
Po u kthye Basha Berisha do jetë atje dhe nga ana tjetër Basha nuk është për politikan.Ka shumë njerëz normalë dhe të shkolluar partia demokratike që mund të bashkojë të gjithë.Pra duhet një njeri që e pranojnë të gjithë.Ndryshe ska parti...
Si ska turp Hajduti Bole Topi del neper studio 3 here ne dite , ky trap kujton se nuk e dine njezit sa budll eshte , kete pervec Bonirit te gjithe e dine. Shko o Bomit Stalljeri i lopeve te Mulletit se je injorant ne fuqi kubike. Gjej Cinijen e radhes me ndihmen e Spiuneve Tahsim Mema dhe Ruzhdi Keci.. Te fala nga Giki i Dires dhe Bacevai Spiun Bedri Hajdari , Ben Shkoza. Ky hajdar u be President pa asnje vlere , kujtoj qenka kollaj karriera.
... Ti je grope -luizi i tha amos. e pse jam grope ??? u pergjigj amosi. edhe ti top je grope, mjere shqipria per keto gropa. tashti tu hap goja se kur ishe presi-aksident flisje me heshtje.....
Jane ca goje "te liga" qe thone se kryetari i keshillit te larte te drejtesis te kohes tende president,ne promovimin e gjyqtareve te karrieres,kriteri i vetem ishte EURO-ja,dhe vendi i gjyqtarit percaktohej vetem nga sasia e tyre.me te degjuar se nuk jam jurist