A mund të betohet një kryebashkiak nga burgu? Ngjela tregon si do të veprohet në rastin e Fredi Belerit

25 Maj 2023, 15:40Politika TEMA

A mund të betohet një kryebashkiak nga burgu? Ngjela tregon si do

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar, këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiamrës, Fredi Beleri.

Ngjela tha se deri në momentin që të ketë një dënim të formës së prerë nga gjykata, Beleri prezumohet i pafajshëm dhe nuk mund t’i ndalohet dot e drejta për t’u mandatuar në krye të bashkisë së Himarës.

Ai theksoi se e vetmja pengesë është betimi përpara Këshillit Bashkiak, për të cilin mudn t’i japin leje ta kryejë.

Por Ngjela theksoi se në optikën e tij provat janë të plota dhe Beleri do të dënohet nga gjykata përpara se të mbarojë afati i betimit si kryebashkiak.


“Beleri prezumohet i pafajshëm. Pavarësisht se është i arrestuar, nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Deri në momentin që nuk ka një vendim të formës së prerë nuk e ndalon dot njeri ligjërisht që ata që e kanë zgjedhur të vijojnë procedurën.

Deri këtu jemi në një proces normal. Por ai është në burg dhe nuk ka mundësi të bëjë betimin. Ose do ta lejojnë të bëjë betimin dhe të kthehet në burg, por bërja e betimit ka një afat i cili duhet të respektohet.

Por duhet të sqarojmë një gjë se nuk ka shpresë të jetë kryetar i bashkisë së Himarës. Pasi ligji thotë që një kryetar bashkie që dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata, nuk mund të jetë më kryetar bashkie, i hiqet mandati.

Pasi të dalë në gjyq dhe gjyqin do ta bëjën shpejt. Pasi të mbarojnë dy gjyqet e tij, ku prokuroria ka provat e plota, do dënohet me një vendim të GJKKO dhe vepra penale që ka bërë është nga 1 vit deri në 5 vjet. Nëse ai dënohet nuk do të mund të jetë më kryetar bashkie”, tha Ngjela.

5 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Ptuuuuu vrromiari plak te qifshin verren birazeret tourkalvanoi.....

    1. D
      Diavoli

      Po ku ka serbe ne Kosove o ditebardhe,dil mor Spartak Ngjela mblidhja pak se po marrin kot sa andej ketej.He se ti ke shoke ne FBI ,CIA ty kane frike te gjithe se ti je zedhenes i Partise

    2. K
      Km

      Per te dyten here KQZ Gabon ne ceshtjen Bejdhjeri.E para ,kandidimin.KQZ nuk duhet te lejonte kandidim me te shkuaren e tij kriminale.Ilirian Qelbashi per kryetarin e Mallakastres beri zhurme ,se ne Greqia kish goditur nje Person punedhenes.Ndersa per Bejdhjerin as e vrau mendjen.Se dyti,ne mandatim gaboi perseri.Te dhena te dyshimta per fitoren,akuza per blerje votash,differenza e ngushte (19vota)dhe sasia e madhe e fletevotimeve te cilesuara te parregullta(rreth 160),duhet te conte ne rinumurim dhe verifikim te fletevotimeve,Pastaj te diskutohej per mandatin.KQZ keshtu eshte kompromentuar.Arsyen e dine ATA ,zoti Qelbashi i pari.

      1. v
        vezhguesi

        Km-Qelibashi eshte ushtar i Salih Berishes dhe do bente gjithshka qe ti sherbente atij si nje qen besnik. Nuk eshte as e para dhe as e fundit here qe ky qelbanik, injoron ligjet e Shqiperise per ti dhene mandate te pamerituara ustait te vet. Hedh vickla per cdo kandidat te PS-se qe mundet tekete ndonje problem dhe kjo eshte me se e drejte, por perdor standarte te tjera per kandidatet e opozites.

      2. D
        Donaldi ,,djali Muharremit

        Turkoshqiptaret nuk e duan belerin.....ngjela i goditur ne tru te vogel ,,,kauret historikisht kultur greko bizantine dhe pro grek e duan belerin ,,,mir apo keq pun e tyre ,,,,,ja te shikojme si do vej puna .....

        Lini një Përgjigje