Spartak Ngjela: Basha kthehet nëse ia kërkon politika që ka përkrahur, PD fillon nga e para

25 Maj 2023, 14:45Politika TEMA

Spartak Ngjela: Basha kthehet nëse ia kërkon politika që ka

Avokati Spartak Ngjela foli në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së, pasi ky i fundit zhvilloi një takim ditën e djeshme me të rinjtë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dalja e tij  ishte vetëm një rast dhe nëse do dalë disa herë konceptohet se ai vërtetë do të rikthehet.

Sipas tij, Basha kthehet sepse ia kërkuar politika që ka përkrahur, referuar këtu amerikanëve.

“Nëse do kthehet, do kthehet te PD ligjore, pra te ajo e Bardhit. Problemi qëndron këtu, dalja e tij dje është vetëm një rast. Nëse kemi dy raste ose më shumë konceptohet se ai do të kthehet në politikë.

Basha u largua sepse pranoi politikën amerikane se ‘non grata’ nuk mund të jetë anëtari i Grupit Parlamentar të PD-së. PD nuk ka ende kryetar partie. Saliu s’ka parti ka tur popullor. Nëse do kthehet, kthehet sepse ia ka kërkuar politika që e ka përkrahur. 

Nëse nuk është vetëm një rast i daljes së Basha, e sigurt që ky i fundit do të kandidojë për kryetar i PD në Kongresin e ardhshëm që do të zhvillohet. Nëse rikthehet Basha, PD do të ndërtohet nga e para. Falimenti i Berishës nxori Bashën.”- tha ai.

3 Komente

  1. E
    Emigranti

    Po si more avokat të këthehet,kur ai është i hetuar per disa vepra të rënda penale që ja kanë mbyllur me proçedure? Avokaaatë kjo është lajthitje!

    1. b
      beni

      Fol hajvan se vendi i hajvaneve eshte ky.Fol se je punetor me meditje i mediave ti

      1. K
        Kombinatsi qe do shume

        Po nese kthehet te beje transparence per pasurite si i beri nje miljon ero nuk po kerkojme per vilat dhe makinat se vete po thote se duhet veting per politikanet te thuaj a ka mare leke vjeri i tij nga firmat piramidale ne vitin 1997 se nuk ka mundesi ti beshe ne hollande apo ne kosove nje miljon ero,ose ja ka dhene argita e sales,atehere do behet i besushem me llafe nuk e ha njeri nuk jemi si para 30 vjetesh nuk jane budallenje shqiptaret jami ne vitin 2023 zoti basha beje keto dhe pastaj kthehu politikes.

        Lini një Përgjigje