“Shqiptarët të refuzuan nga jugu në veri”, Spiropali - Berishës: Të rrëzoi Shkodra, të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja

25 Maj 2023, 13:38Politika TEMA

“Shqiptarët të refuzuan nga jugu në veri”, Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend i është kthyer Sali Berishës teksa tha se tashmë nuk ka më asnjë ndikim në publik pasi të gjithë e refuzuan, madje edhe bastioni që e mbante peng, Shkodra.

Ministrja e ftoi në një takim së bashku me Ramën dhe Benet Becin që të shihte transformimin që do bëhet tani në Shkodër.

“Parafolësi mashtron dhe kërcënon. Ka 57 vjet që ky burrë, që cdo gjë e mat çfarë lidhje kam unë me ç’bëj unë. Sali Berisha udhëhoqi partinë e tij në  një humbje që do të bënte çdo disfatist të ngjajë si fitore.

Hupe, Sali hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug. Shpresa jote për rilindje ka përfunduar njëherë e mirë. Të rrëzoi Shkodra, të la Tirana dhe të braktisi Tropoja. Të gjithë të refuzuan si kujtim të lig 95% e shqiptarëve. Nëse do të kishte mbetur një fije njerzillëku, do i përuleshe vesit duke pranuar se çfarë e di gjithë Shqipëria po thua që t’u vodhën. Siç thua gjithnjë.

Lumi i përhershëm i deklaratave të tua mediokre. Hupe, hupe. Po kjo është humbja jote e personale. Ciao e Selam nga të gjithë Shkodra e Shkodranët o Sali dhe të tjerët bashkë me këta që kanë humbur vulën. Ti je njeriu që e mbajte peng Shkodrën.

Unë, Rama, Beci të ftojmë në një takim për 24 muaj ta shohësh të zgjuar zonjën Shkodër. Të them hajde më shpejt se për 4 vjet t’i se njeh më Shkodrën, shpresoj të mos të jesh shpallur non grata prapë deri ateherë.

22 mijë vota më pak në Shkodër. Hupe Sali, hupe. Ti je ku thërret qameti sot. Shëndet ali mos harro të shohsh perëndimin e diellit, edhe pse se meriton bukurinë e saj mund të vish në Bunë a në Shirokë.”- tha Spiropali.

 

 

4 Komente

  1. E
    E kemi nga halli

    Attention please! Beteja me “mullinjte e eres” ( Saliken ) kete here funksionoi! Po ne 2025, kur “ mullinjte e eres” nuk do jene me, se era e Atlantikut do i kete fshire, cfare do jete “kali fitimtar i betejes” ????!!!!! Bonuset 5000 lekshe te pensionisteve apo rritjet e pagave max 10-20% per njerzit e thjeshte qe e bejne kete vend dhe 100% per “ nepunesit e pallatit te ëndrave” (sic thote Kadareja)?????

    1. T
      TURI EMIGR

      TE LUMTE GJUHA ! JE NJE PERSON QE DI TE GODASESH NE MENYRE SHUME THERESE , POR BINDESE , PA SHARJEVE OFENDIME . MUND TE THEM ME BINDJE TE TE PLOTE , SE MBAS RAMES ,QE ESHTE NJE AS NE PULBICISTIKE JE NJE REPLIKUESE MJAFT E DENJE , SHUME ARGUMENTUESE. ESHTE NDER PER P. S QE TE KANE GJIRIN E SAJ.

      1. b
        beni

        llastikun Elisa.

        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          O moj Elisa sa e bukur je....... C'pune ke me Saliun ai nuk ka Parti nuk eshte i rregjistruar ne gjykate, perse nuk llap per PD e vules dhuruar nga mavia Ed dhe orizi Kimete nga gjykaka e kapur. Po e pranon publikisht qe OPOZITA REALE eshte e Sali Bishes ku i mohuat komisionere, numerues dhe fondet per zgjedhje e me gjithe ate lufte te shpallur ai mori 500 mije vota

          Lini një Përgjigje