Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (asaj zyrtare) do të votojë pro projektligjit për rritjen e pagave. Këtë e bëri të ditur, kreu i ri i këtij grupi Gazment Bardhi në seancën e sotme plenare.
Megjithatë, Bardhi e akuzoi qeverinë se në 10 vite nuk u pranua asnjë propozim nga opozita për rritje pagash, ndërsa këtë vit “u përdor nga mazhoranca në periudhë elektorale.”
“Foli për votë por dhe kundër, për moral e me rradhë. Nuk ka asnjë të pamoralshme as të risësh rrogat e administratës, rrogat e deputetëve dhe të ministrave. E pamoralshme është të vjedhësh me tendera, të jesh i korruptuar, të drekosh e darkosh me kriminelë siç bën ti nga mëngjesi deri në darkë.
Nuk ka asnjë dyshim që vota e grupit parlamentar për këtë projektligj do të jetë pro sepse jetesa për punonjësit e administratës publike është vështirësuar. Për fat të keq ky vendim është i vonuar dhe i pastudiuar. Janë larguar burra dhe gra të të gjithë shtresave dhe të gjithë moshave.
42 mijë shqiptarë u larguan pas zgjedhjeve të 2021-shit. Pse është vonë? Sepse në 10 vjet kjo qeveri refuzoi të bënte një rritje reale pagash. Ju si mazhorancë keni refuzuar çdo propozim të PD-së për rritje pagash. Para kishit, por jo për të rritur mirëqenien e shqiptarëve. Sot akoma nuk e dimë se cili është burimi i këtyre të ardhurave.
Zbuluam se kemi një qeveri i përdor taksapaguesit shqiptarë për fushatë elektorale. Rritja e pagave nuk mbahet kurrë sekret. Sot Rama të thotë se ku do të gjendet paratë për rritjen e pagave. Ne vazhdojmë të blejmë me çmime shumë të larta. Mashtrim gjigant i Ramës që një rritje e tillë ndodh për herë të parë në Shqipëri.
PD do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse ky akt është i vonuar dhe i pastudiuar.”, tha Bardhi.
deputetet jane zagare te pangopur. Rrogen e parlamentit as per para xhepi nuk u del. Marin nga 3-4 rrroga nga bizneset qu u bejne favore.
E PAMORALSHME ESHTE O DYLBER TE RRISESH VETEM RROGAT TUAJA .NE NJE KOHE KUR POPULLI ESHTE ZHYTUR NE SKAMJE EKSTREME.VAZHDONI RRJEPJEN E KETIJ POPULLI DERI NE ASFIKSIMIN E ZHDUKJEN E TIJ.FAJI ESHTE I VETE POPULLIT