Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në seancën e sotme plenare për rritjen e rrogave, duke thënë se është kundër rritjes së pagës për deputetët e ministrat, ndërsa është pro që paga t’u rritet punonjësve të administratës.
Në përfundim të fjalës së tij, Sula tha se shtesa e rrogës që ai përfiton deri në fund të mandatit, do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në qytetin e Peqinit.
“Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti për gjuhën që përdoret. Dolën, folën, bënë politikë dhe atakuan të gjithë opozitën në një kohë kur nuk u kujtuan të thonë një fjalë të vetme, a po rritet rroga, jepni argumente.
Unë jam këtu dhe do jap të miat. S’jam kundër rritjes së pagave të deputetëve e qeverisë por jam kundër në shifra kaq të mëdha ndërsa administrata, mësuesit e të tjerët kanë rritje simbolike.
Pagën e mësuesit 27 mijë lekë, e infermierit 22 mijë lekë. Në parlament ka deputetë që i shtojnë vlerën institucionit, ka të tjerë që e bëjnë të turpshëm që në mëngjes ngrenë duart për të votuar ligje e në darkë përfundojnë në qeli.
Çfarë kemi bërë që të rritet rroga? E keni bërë këtë vend të jetueshëm? Keni luftuar korrupsionin? Jo. E kemi ditur të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme? Jo. Çfarë bëjmë ne, 10 ditë pas zgjedhjeve mbyllemi në një sallë të shohim rrogat tona. Turp më të madh nuk ka. Të rrisim rrogën me 1.6 milionë brenda ditës na bën më të urryerit për njerëzit.
Nëse qëllimi është që deputetin ta shajnë lart e poshtë, bravo ju qoftë po e arrijmë. Po të kishim bërë rritjen e pagave vit pas viti, nuk do kishin ikur shqiptarët. Rritja e pagave për administratën është e vonuar dhe duhet të bëhet 1 orë e më parë.
Shtesa e pagës që unë përfitoj si deputet do të shkojë për Shoqatën e jetimëve në Peqin”, tha Sula.
Bravo D Sula ,,,,
Paska vu Lek ish Prokurori I Plepave. Bravo Beni
Edhe burri i Lindes dhe ishi i Dalines se Blendit do bejne te njejten gje.
"Ylberi ( ish piramida)"! Sa here e nderron llagapin mor EVLATI IM? Kot e ke. Trmije here ne sekonde ta nderrosh llagapin, prap se prap te gjithe e dine se une jam hypsi i momes tate, dhe ti je EVLATI IM. E di se ku e kupton xhemati kte? E kupto se ti me ke gja mue ma shume se Argita, sepse je fiks si un. Kur nuk kemi ça u bajme BURRAVE, merremi me GRATE e tyne.
Ne Shqiperi, te gjithe shajne komunizmin. Ne Shqiperi, te gjithe duan ti ngjajne Marksit dhe Engelsit. Ky gjeli i detit nga Peqini, per te mbushur xhepin eshte rreshtuar ne PARTINE e KOMUNISTEVE DEMOKRATE, dhe do te duket si KARIKATURE e Robin Hudit, kur thote shprehje qe edhe Marksi me Engelsin do mendoheshin 10 here para se ta shprehnin kete budallallek te tipit socialist..
Ne Shqiperi, te gjithe shajne komunizmin. Ne Shqiperi, te gjithe duan ti ngjajne Marksit dhe Engelsit. Ky gjeli i detit nga Peqini, per te mbushur xhepin eshte rreshtuar ne PARTINE e KOMUNISTEVE DEMOKRATE, dhe do te duket si KARIKATURE e Robin Hudit, kur thote shprehje qe edhe Marksi me Engelsin do mendoheshin 10 here para se ta shprehnin kete budallallek te tipit socialist..