Në raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Shqipëria është pasqyruar në dy ekstreme.
Krahas lëvdatave për politikën e jashtme të njësuar me vendet e BE-së, kritika të shumta janë adresuar ndaj politikës së brendshme duke ngritur si shqetësim konfliktin e vazhdueshëm politik dhe mosrealizimin e reformës zgjedhore.
“Raporti dënon konfrontimin e vazhdueshëm politik, veprimet përçarëse dhe gjuhën e urrejtjes nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë.
Eurodeputetët shprehin keqardhjen që partitë kryesore politike nuk arritën një marrëveshje për reformën zgjedhore dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë urgjentisht ndryshimet e pazgjidhura në kuadrin e financimit të zgjedhjeve dhe partive, shumë më përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës”.
Progresi i Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve është parë gjithmonë edhe sa i takon luftën kundër korrupsionit, ku ndëshkimi i zyrtarëve të lartë vijon të jetë kërkesë e përhershme.
“Eurodeputetët theksojnë se nevojiten përpjekje më të strukturuara dhe të qëndrueshme për të luftuar korrupsionin, përfshirë në nivele të larta, dhe theksojnë nevojën për të adresuar kulturën e mosndëshkimit. Ata bëjnë thirrje për rezultate shtesë në luftën kundër krimit kibernetik, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave”.
Regres Shqipëria vitet e fundit ka bërë sa i takon lirisë së medias, gjë e cila nuk ka mbetur larg vëmendjes së eurodeputetëve.
“Raporti shpreh keqardhje për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale dhe përkeqësimin e situatës së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe u bën thirrje autoriteteve të miratojnë një kornizë ligjore që mbron gazetarët”.
Eurodeputetët bëjnë thirrje që kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian të plotësohen brenda vitit 2030. Shqipëria vlerësohet si partner i besueshëm në politikën e jashtme dhe një aleat i rëndësishëm gjeopolitik. Raporti i Komisionit të Jashtëm, që u miratua me 52 vota.(A2)
Per sa kohe qe ne politike do te keshe druvare dhe egersira te tipit Berisha dhe vendi me i civilizuar ne bote do te kete konflike te brendeshme politike, eshte e pamundur te punohet me njerez primitive pavaresisht diplomave qe kane ,,....!!
Raporti merret kryesisht me mungesen e drejtesise or zoteri...
Konflikte të brëndshme... po të kesh afër dhe të rrish me qënin që vetëm leh dhe kuis edhe kur shikon breshkën që lëviz pranë kolibes së tij (Saliun e kompaninë e degjeneruar) me pleshta do mbushesh dhe je i detyruar të kruhesh. Për politikën e jashtme bënë me njerz dhe di se si të bisedosh dhe tu japësh zgjidhje problemeve, prandaj dhe Shqipëria respektohet.