Pse duhet të rikthehet Lulzim Basha edhe një herë

24 Maj 2023, 17:28Politika TEMA

Pse duhet të rikthehet Lulzim Basha edhe një herë

Kur Jimmy Carter nuk arriti dot të ri-zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1980 dhe humbi kundrejt republikanit Ronald Reagan, u duk si një humbje e pritur nga një politikan që s’mundi ta unifikojë partinë dhe do mbahej mend për problemet që ia përcollën mandatin e parë.

Derisa koha kalonte dhe historianët filluan ta testojnë mandatin e Carter-it me të dhëna përtej populizimit, u kuptua që në fakt në 80-ën s’kishte humbur Carter, por amerikanët.

Gabimet e politikës ditore ishin shumë më të prekshme për njerëzit se idetë e tij novatore të vendosura në të ardhmen. Carter fliste për rrezikun nga ndryshimet klimatike, kur as akademia s’e trajtonte seriozisht si temë.

Historiani Jonathan Alter thotë se fatkeqësia e tij ishte thjesht të qenurit para kohe dhe kjo në politikë s’përbën përparësi gjithmonë.

Jo për krahasimin karakterial, ngjashmërinë e rrethanave, apo pozicionimin politik, por Lulzim Basha i Shqipërisë është njëfarë Carter-i në synimin politik.

Kur më 21 mars të vitit të kaluar dha dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike, Basha tha: Unë zgjedh të ardhmen.

Ta zgjedhësh të ardhmen duke u tërhequr në një hapësirë ku politika përjetohet vetëm në dimensionin e vetë të mashtrimit për pushtet ngjan në një oksimoron të pakuptueshëm.

Në një vend ku të qëndruarit bëhet vetëm me kushtin e mirëmbajtjes të së kaluarës, e ardhmja mund të arrihet vetëm si largim i përkohshëm. Siç e pati thënë vetë në fjalimin dorëheqës “po bëj një hap prapa”.

Kush e lexon sot fjalimin e Bashës atë ditë, do ta kuptojë ndryshe.

Ai, në të kundërt nga shumë të tjerë, e kuptoi se nostalgjinë për të kaluarën e mirëmbante vetëm imagjinata e ndërtuar pas shkëputjes me të. E kaluara gjithmonë idealizohet si kujtim i rindërtuar me copëza të përzgjedhura subjektivisht dhe vjen si fotografia që kurrë nuk ka ekzistuar me të vërtetë.

Basha e hetoi se mënyra e vetme për të shkatërruar fotografinë imagjinare ishte lëshimi udhë. Sepse, ritakimi i shqiptarëve me të kaluarën e tyre kishte mbetur mundësia e vetme – edhe pse më e vrazhda – për ta përjetuar edhe një herë se çfarë ishte ajo më të vërtetë – jashtëzakonisht e shëmtuar.

Tani, kur e panë, e kujtuan se ajo ishte brutale deri në perversitet, maniake deri në sëmundje, arrogante deri në ofendim dhe e dëmshme si gjithmonë.

Basha padyshim është politikani më i keqkuptuar shqiptar ndonjëherë.

Ai u keqkuptua edhe kur kujtoi se shumica e shqiptarëve do ta kuptonin se ai me Berishën po provonte një rotacion demokratik të butë, një kalim stafete pa nevojën për ta grabitur.

Padyshim se s’ishte pa gabim në projeksionin e tij. Ai kur futi duart në baltë për ta nxjerr PD-në, harroi se në procesin e nxjerrjes ndoten duart dhe nuk i pastroi krejtësisht asnjëherë.

Sado i kuruar, njollat e baltës ishte e pamundur të mos shiheshin dhe kjo e bënte të dyshimtë gjithë pastërtinë e pjesës tjetër.

Për vrojtuesit e vëmendshëm, strategjia e Bashës në partneritetin me Berishën ishte e qartë.

Frika e tij se mund të përçahet partia (çka edhe ndodhi) e bëri atë të besojë se rotacionin mund ta arrijë përmes një procesi paqësor, por rrugës harroi përbërësin esencial të paqes – shfaqjen e kapacitetit për luftë.

Basha krijoi idenë se PD-ja do t’i mbetet si trofe i aftësisë së tij për ta bërë diferencën si nënkuptim i të tjerëve, pa nevojën e shkrepjes së armës politike.

Ndërtoi këtë iluzion dhe jetoi brenda tij. Nuk respektoi fuqinë e mekanizmave parapolitik mbi të cilët qëndron struktura e politikanëve si Sali Berisha, Ilir Meta e shumë të tjerë në Shqipëri e Ballkan.

Tani, meqë mëkatet e tij nuk janë rezultat i qëllimeve, por pasojë e një keqkuptimi të dyanshëm, ai e ka për obligim të kthehet në politikë për një shans të dytë të dyanshëm.

Shqiptarët sot – me votimin (lexo:mosvotimin) në zgjedhjet e fundit – kanë treguar se janë shumë më afër një politikani si Basha sesa që ishin kur ai erdhi në politikën shqiptare.

Por, edhe Basha sot e ka për obligim ta dëshmojë që “Luli tashmë është rritur” dhe mund të qëndrojë në vertikale, jashtë rolit të tij të hijes që ai e di pse e kishte pranuar, por dështoi t’ua tregojë të tjerëve përse-në e tij.

Ai tani duhet të dëshmojë se nuk është mungesa e askujt, por prezenca e vetës së tij.

Duhet të kthehet për të luftuar për shpirtin e Partisë Demokratike, për shpëtimin e të djathtës dhe për krijimin e nevojshëm të balancës që e mban të ndezur makinën e sistemit demokratik.

Ketë herë duhet ta ketë fare të qartë se instalimi i paqes bëhet përmes kapacitetit për luftë.

Ai duhet të kthehet ta çlirojë PD-në nga kthetrat e aparatçikëve të fundit të Partisë së Punës.

Këtë mund ta bëjë Basha. Në fakt, këtë mund ta bëjë vetëm Basha.

Por, gjithmonë duke e ditur se paqja – e cila pason me prosperitet – vendoset vetëm atëherë kur pala ndërluftues e kupton se mungon krejtësisht gjasa për fitore.

Dikur Basha pati pranuar të marrë rolin e premtimit të Berishës. Berisha e prezantonte Bashën si premtimi i tij për shqiptarët. Tani largimi i fundëm i Berishës është detyrimi i Bashës për PD-në dhe për shqiptarët.

Ai duhet të zhveshë edhe rrobat e fajtorit kujdestar. I mjaftojnë viktimat e veta në bodrum, s’ka pse të marrë autorësi për të tjera.

Lulzim Basha nuk ka qenë konvencional që nga dita kur është futur në politikë. S’ka pranuar ta bëjë luftën politike në batak dhe ka besuar se shqiptarët e kanë ndjenjën e hollë për ta dalluar këtë diferencim.

Njëjtë duhet t’iu besojë edhe sot dhe të marr misionin guximtar për t’iu treguar shqiptarëve se kush vërtet është Berisha.

Basha duhet me patjetër t’ua premtojë shqiptarëve edhe një gjë – largimin e Metës nga e djathta që i rri si mish i egër.

Pamja më brutale aktualisht në politikën shqiptare duket Meta djathtas. Sistemi duhet ta vjellë edhe këtë mbetje si kusht i domosodshëm për funksionim të organizmit.

Kur ta përfundojë këtë betejë, të cilën duhet ta bëjë me qëllimet e vjetra, por me mjete të reja dhe ta normalizojë ambientin politik, duhet ta “shpëtojë” Edi Ramën nga vetmia e pushtetit.

Dhe duke e “shpëtuar” Edin, do ta ndihmojë edhe Shqipërinë.

Ai duhet të kthehet edhe për një arsye tjetër qendrore, sepse largimi i Berishës nuk nënkupton largimin e zgjatimeve të tij dhe logjikës së tij në politikë.

Mutacioni i fundit dhe më i sofistikuar berishian ka formën e kryetarit të kryeqytetit sot.

Derisa Basha nuk ishte berishian as kur e pranonte se është, Erion Veliaj është i tillë –  dhe më së shumti i shfaqet atij kur e mohon vazhdimisht.

Veliaj është tentakula më e harlisur e logjikës berishiane në politikë.

Ai ka kapur mediat, bizneset, gjykatat dhe prokurorinë, administratën dhe fuqinë e gënjeshtrës.

Rama nuk mund dhe e ka shume të vështirë ta heqë këtë logjikë te “Kryeministrit të Kryeqytetit”, sepse e ka brenda derës së shtëpisë.

Këtë betejë me berishistin e fundit mund ta bëjë vetëm Basha, që me siguri Në një të ardhme do ketë Velijajn përballë, kurdoqoftë në një periudhë post-ramiane.

Vrazhdësia e komunikimit politik të Veliajt sot e nxjerr pak Berishën në sipërfaqe, por nuk hetohet shumë sepse ky është Berisha i pa ballafaquar.

Kur ta ketë ballafaqimin politik, atëherë do të kuptohet fare qartë qeliza berishiane e tij.

Veliaj është berishian, Basha duhet të kthehet që të sigurohet se do jetë i fundit.(Albaniapost)

59 Komente

  1. J
    Juristi

    O njerez,Luli eshte cun i mire,i ndershem etj etj,por nuk eshte lider,mos e harroni kete.Luli eshte nje burokrat,te marre rrogen dhe kaq.Te behet Luli perseri kryetar i Pd-es,perseri opozita e dhjer do te qendroje.Rama e fut Lulin nga nje xhep dhe e nxjerr tek xhepi tjeter.Duhet me gjet ndonje tjeter,dhe ne fakt ne horizont s'po shohim ndonje te pergatitur tek opozita.Eshte pa autoritet,si ngjit fjala fare,jo puntor etj etj.Ok,n.q.s. amerikanet e kane ndare mendjen qe Pd-ja te rrije gjithe jeten ne opozite,ok, po,Luli ben.

    1. a
      armand

      Lulja ka probleme te hapura me drejtesine dhe ka shpetuar vetem se na e "zuri" gripi dhe Ra ne shtrat me ethe ( mbushi breket ). Nqfts ky individ eshte alternativa e vetme kunder Rames atehere per mendimin tim nje referendum popullor ku Rama te detyrohet te qeverisi sa te kete jete se me te mire ky popull s'ka ku te gjej.

      1. I
        I Madhi Morricone

        Po ku krahasohet Jimmy Carter me lulzimin (tabele shumezimi) I thuaj gazetarit.

        1. P
          Pol pijaneci

          Ky shkrimi me kujton ate shprehjen “po me dy here a behesh”? Luli 1000 here te kthehet aq here do ngelet humbes! I kishte te gjitha dhe dorezoi cdo pushtet derisa ne 6 mars per here te pare qe nga krijimi PD doli force e trete ne zgjedhje! Per nje gje doli i zoti. I vetmi politikan qe ka shtuar pasurine duke qene ne opozite. Kjo i thote te gjitha!

      2. P
        Psikologu

        T'ju vijë turp qe ja kujtoni emrin kësaj fshikeze te saliut.ai i ka te gjitha.i pa es.hajdut i sofistikuar skuth i biznesit dhe deshtak ne politike.

        1. N
          Nemesis

          Sa shume neveri ringjall ky artikull...neveri per ata qe mendojne qe nje joburre, jopolitikan, i pabese, mashtrues dhe i paafte si Basha do beje mire te rikthehet. Perjashtimi i berishes nuk ishte akt burrerie por zeri I mekur qe leshon nje mashkull (jo burre) kur e kapin per bolesh, sic e kapen amerikanet. Me mire nje plak qe te pakten ben zhurme ne krye te opozites, se nje i vdekur i pakallur (politikisht jo njerezisht), madje me mire fare Rama ne krye te opozites. Dhe me lulin cunin e mire Edi do vazhdoje ta kaleroje fort Shqiperine. Forca Edo!

          1. F
            Fiks

            Shiko si funksionojne fushatat e marketingut per Bashen e vogel. Njeriun qe i eshte falur cdo gje ne jete. Nje oportunist i paafte dhe i pabese. Pa karizem, pa stature, i blere dhe i shitur nga te gjitha anet. Nje deshtat si asnje tjeter me perpara. Artikull i neveritshem sebashku me artikullshkruesin. Pavarssisht se ne bindje jam e majte te vetmin person favorit per PD shikoj Agron Shehaj. Ka tipare lideri dhe eshte i pelqyeshem, inteligjent dhe orator.

            1. N
              Nemesis

              Dakord me ju plotesisht. Shehaj nje zoteri i afte, i drejte qe deri me sot eshte sjelle me shume korrektese. Personalisht kam shume respekt per Bylykbashin dhe mendoj qe me diplomaci shefi i madh t'u hape rruge njerezve te ketij kallepi sepse e meritojne.

            2. P
              Per nemesis

              Eshte Baton Haxhiu nga koqevaria e ka nisur miqesin me Berrishen e vazhdoi me Metaj e vazhdoi me Ramen tani ka kaluar te Basha . Baton Haxhiu eshte vegla e sekretarit te rinis komuniste shokut Fevziu

              1. N
                Nemesis

                Kushdo qe e ka shkruar o eshte budalla o e ka me te futur, po nuk I del per mbare se jo te gjithe njerezit blihen e shiten si keta pa pushim.

            3. p
              pordhaci

              Na rrof mutin me gjithe Bash-idiotin 32 karatsh.

              1. S
                Sa

                Tema i paska harruar krimet e Lulzim Bashës, bravo Mero.

                1. l
                  lavdosh

                  Jam kureshtar te di dy gjera: 1) Emrin. e artikullshkruesit 2) Sponsori direkt dhe indirekt i artikullit

                  1. A
                    Asdfg

                    Albanianpost eshte e atij Haxhiajt, gazetarit te Rames nga Kosova, per te cilin thone qe eshte spiun i serbeve. Tani e kuptove pse eshte artikull per yllin ne gjitje, qe vrtem ne ngjitje rri?!! Si ku qenka zene me Ramen e Veliajn

                    1. H
                      Hejj asdfgk

                      Asdfg ky Baton Haxhiu ka hequr breket me te gjithe duke filluar me Berrishen Meta Metaj Ramen sic duket me Veliaj uk i e en eshte futur nga Basha ky koqevare i koqevarise

                      1. A
                        Asdfgk

                        Dakord jam per cfare thua. Mora Ramen si per te fundin, se me te gjithe eshte i perlyer ai.

                      2. l
                        lavdosh

                        tani kuptoj, faleminderit

                    2. t
                      tonny

                      Basha asgje s'mund te beje, eshte i paafte. Pike.

                      1. ?
                        ????

                        Duhet te rikthehet qe te fitoje Rama ne 2025-en...ha ha ha.O temaaaa...ne shqip kemi fjalen detyrim jo obligim(obligation) shkruani shqip o te mjere.

                        1. O
                          Olti Hipopotam Curri

                          Lulezim Basha po promovon veten.

                          1. P
                            Perse te rikthehet lylqyli Borat Veshgjati ?

                            Ja pra perse :___________________________________________________________________________ 1 ) Qe te sajoj perseri nji Shtepi te Verdhe ne Hase , me bindese per Nderkombetaret ,,,nderkohe qe Drejtuesit e UCK-se jane duke u gjykuar per Dosjet qe ky Shkerdhate kopsiti me Dik Martin dhe frymezoj Kurven Plake te shkruante edhe nji Liber zbicerjanen Del Ponte .______________ 2 ) te ket mundesi qe kur te vij ne Pushtet PD-ja te Vjedhi nga te gjitha Rruget dhe Investimet paProjekte qe do ndertojne , per secilen nga 230Miljon € . 3) Te vrasi para Kryeminitrise ne bulevardin perballe kalimtaret , nqs do protestojne . 4 ) Ti fali Greqise _nqs vjen ne Pushtet jovetem Himaren qe po ja ben gati Rama -Greqise por gjithe Jugun . 5 ) Te ndertoje edhe minimumi 5 Vila te tjera ne Bregedetin Shqiptare . 6 ) Te perfaqsoje idhullin e tij Borat Veshgjatin e Kazakistanit Origjinal si ne Film dhe te shpallet Borati i Albanise . _______ Nqs kam harruar ndonji gje tjeter ,mundet ta shtoni ju te nderuem popull shqiptare

                            1. V
                              Vranakonti

                              Opo Cfare thua? Te kthehet Basha. Pse çfare rezultati dha Basha sa ishte ne krye te PD-ke? Asgje,veç humbi pese pal zgjedhje. Pra ishte kryetari me i pa suksesshem. So te krye te PD duhet gjak i ri me mentalitetet perparimtare demokrtatike dhe pluraliste.. Po nuk u zhduken nga PD-ke Berishet, Paloqet e Nokrat,Bashet qe jane turpi i partishe,nuk vjen kurre ne pushtet.

                              1. H
                                Haka Tekizoti

                                I gjithë shkrimi duket si intepretim i një fansi të Bashës. Autori e nis arsyetimin nga ajo që tha Basha kur dha dorëheqjen dhe lë mënjanë të gjitha bëmat e tij berishjanë, të cilat nuk i ka bërë nga halli, por sepse përputheshin plotēsisht me interesat pasurore të tij, dhe falë tyre u pasurua edhe më me tërbim gjatë tē qenit në opozitë. Bashës aq sa i mungojnë të dhënat e tiparet e liderit, aq më të shumta e më të theksuara i ka karakteristikat e zhvatësit. Nëse PD-j kthehet tek ai do jetë prapë katastrofike në nstyrë (karakteristika) dhe në qeverisje, të cilën, edhe duke mos e merituar, po thjeshtë për ta paraqitur me zor ndryshe nga Berisha, do t'ia dhurojnë. Fundja ai dhuratat i dashuron, sepse çdo pushtet që ka kaluar nëpër duar dhuratë e ka pasur. Po një të mirë e ka, sepse është mjeshtër për t'jua shumëfishuar vlerën dhuratave duke ia shtuar pasurisë së tij.

                                1. s
                                  skelari

                                  Kendveshtrim shume interesant. Basha na eshte dukur te gjitheve si nje personazh jashte vendit dhe kohes, dhe duke qene qe liderat nuk dalin aq kollaj ja vlen qe ai te provoje kete situate te re. Ajo qe i ve vulen eshte pershkrimi per Veliaj-n. I ke rene ne shenje. Ai nuk duhet lene te jete ne rradhe per pushtet. Uroj qe edhe baza votuese te mos e kete te preferuar, sic e nuhas.

                                  1. A
                                    Asffg

                                    Hahaha…Veliaj e ha Bashen me petulla:) Basha ska fituar nje beteje ne jeten e tij. Mua me shume si artikull i sponsorizuar nga Basha, me duket artikull kunder Veliajt. Ka ndryshim themelor ndaj Bashes dhe Veliajt. Dhe ky eshte: i pari eshte lider e punetor, i dyti burokrat dhe pertac. Ai as fushate sberi per PD, si antar, si deputet. Se i do te gjitha gati.

                                    1. s
                                      skelari

                                      Veliaj nuk me duket personi i pershtatshem per nje elektorat si ai qe ka Rama. Dhe per punen e betejave mos ver bast, se qe te dy sot per sot kane marre votat e partise (pra liderit perkates). Veliaj e provoi sa ngjiste ne njerez, me G-99. Nuk eshte se kam ndonje pritshmeri per Bashen, por edhe liderat nuk dalin kollaj, do kete edhe nga ky lloj, me momente.

                                  2. t
                                    timo

                                    Ju keni të drejtë, kështu duhet të ndodhte veç, në qoftë se Basha, kur futi duart sipas jush, në baltën e PD-së të kishte veshur doreza të gjata deri në bryl. Më pas Duke i hequr ato dhe duke i kaluar një sapun me ujë të ngrhtë për disifektim, do të mbeteshin të pastëra. Duke ndjekur metaforën tuj them se përderisa nuk i ka kryer këto veprime, Basha mbetet "masha" e Sali Berishës.

                                    1. S
                                      Sulo

                                      O mero., besoj se rama nuk ka nevoje per lulushin ,se mbaroi pune! Doni akoma ta shkateroni PD me lulusha ,e alibabusha?!?! Jo me nuk ka shanse, PD duhet te ribashkohet pa berishen ,pa liken ,pa mulat e rulat. Eshte koha e rinise me ne krye diasporen e re.

                                      1. N
                                        Noci

                                        Ne ate zallamahi qe ndodhet PD Luli eshte me i afti se kur u hoq PD kishte filluar t'a marre vehten.Berisha per interesa familjare shkaterroi gjithçka.Tani dalin te tille si sekretari i tij qe nuk e do afer por askush nuk ka te drejte ti ndaloje konkurrencen askujt.Po nuk nderhyri Berisha Besha e ben PD me Mere se askush

                                        1. K
                                          Koli

                                          Slita e propagandes se Rames therret kethimin e Bashes. Ne e dime se sa e si e do Tema PD .

                                          1. X
                                            XXXL

                                            O Mero qerosi sa je paguar per kete shkrim te ndyre, kurve .

                                            1. N
                                              Nuk e ka bere mero xxxL

                                              Uk e ka bere Mero po Baton Haxhiu

                                            2. D
                                              Darien Pavli i shastisur nga habia

                                              Më kishin thënë që Lulqimi I Utrehtit pallon Ymerin e Pështanit nga bytha, po se besoja. Thoja gjëja e fundit qe do beje Ymeri pas vdekjes..Por paska qënë e vërtetë

                                              1. R
                                                Rei

                                                Luli po ben sherbimin e rradhes. Paguhet.eshte ne bisnes. Une nuk do e beja as Administrator pallati.

                                                1. C
                                                  Cubi

                                                  Degjenerove Mero Baze?!

                                                  1. T
                                                    The truth

                                                    Po jo mor Ymer, nuk jane bere pishman amerikanet qe nuk votuan per Karterin tend. Ne fakt humbja e Karterit ka qene fitorja me e madhe e amerikaneve pasi Regani e beri Ameriken te superfuqishme. Ishte politika e Reganit qe e shkaterroj bllokun komunist dhe kthyer demokracine. Ne saj te tij po pundesh dhe ti o Ymer te lehesh sot si te doje qejfi.

                                                    1. k
                                                      kiu

                                                      Gara Basha - Olldashi per kryetar te PD,ilustron dashurine e madhe te Bashes dhe ish atit dhe mesuesit te tij politik Saliut per voten e lire.Kur shkerdhyen voten e lire brenda shqupit ,vetekuptohet se cfare mendojne per voten ne Shqiperi.

                                                      1. Rikthimi I Bashes eshte si te rikthesh Suden Lege

                                                        Rikthimi I Bashes sikur te rikthesh Suden Pak vodhi e shoqja Sudja dhe pak vodhi ai Legena

                                                        1. K
                                                          Koqevari Baton Haxhiu

                                                          Shume urrejtje paska koqevari Bâton Haxhiu per zotin Veliaj sic duket koqevari po ndjen fundin . Ju servilos te gjitheve duke filluar nga Saliu Meta Rama po me Veliaj nuk i eci dhe tani u hodhe te Basha shpresa e fundit Qe Basha ka duart me gjak per koqevarin s'ka gje Qe Basha ka vjedhur ne rrugen e kombit per koqevarin s'ka gje. Rublat Ruse humbjet rradhasi nuk ka gje e rendesishme eshte te mos fitoje Veliaj se humbet koqevari Baton

                                                          1. B
                                                            Busho

                                                            Te çuditshme, te cekta e pa vlere shumica e komenteve me siper. Zoti Basha duhet te kthehet fuqishem ne PD per nje arsye primordiale. Gjate kohes kur veproi si « kryetar » i PD-se, nen hijen e tutelen e Stalin Berishes, ai nuk mundi kurre te funksionoje si kryetar i vertete i partise se shpreses se shqiptareve. Tani do te kete rastin te servire miellin e thesit te vet e per kete do te duhet te kete mbeshtetjen e madhe te demokrateve e jo vetem. Por ka dhe nje kusht: Luli duhet tu flase hapur shqiptareve per shume bema te Berishes…

                                                            1. s
                                                              saleh ham humi

                                                              Busho , te gjithe Gomaret e Stanit ,cuditen me komentet e Njerezve lart ,ti s'je sigurshte i vetmi . nji sharlatan e ordiner si basha do ta vija me pastru WC e Drejtesise

                                                              1. P
                                                                Perzemersisht

                                                                Jo po eshte I thelle komenti jot.... Po te ish per te folur, Basha patì raste te arta per ta bere por ai eshte thjesht nje oportunist i pabese dhe i paafte sic kane thene me te drejte shume komentues me lart

                                                              2. Zgjidha eshte largim i tere te vjeterve pike

                                                                O pika mun ne pd .Ri kethim i Bashes ne krye te pd do te thote dorzim i rezultatit edhe nja pese a gjashte pale zgjedhje radhe .Basha te gjitha humbjet qe ka bere , sikur hic fare mos kete faj tere ajo balte qe eshte hedhur mbi te nga eksponentet me te larte e deri antari me i thjeshte , ai vete te mos e pranoje . Or po nuk ka partia demokratike cuna te rinj te paperfolur po i luten Bashes nje karte e djegur disa here i humbes . Ore po jo Basha kurre , po pa largimin e te gjthe kases Berishjane pd kurre nuk fiton dot zgjedhje .

                                                                1. S
                                                                  Shume shprese per asgje

                                                                  Me keto qe po lexojme,i japim te drejte shume njerezve,qe shprehen:Pse eshte e nevojshme,te rikthehet edhe njehere....Enveri. Ju lutem,mos u merrni me me te vdekurit!

                                                                  1. K
                                                                    Katunari

                                                                    Amani more kush eshte ai/ajo, qe ka shkruar kete artikull te neveritshem, epo ti besh fresk bashes e te thuash qe eshte e ardhmja, duhet te kesh dy b.. nje ta mbash e nje ta cash.

                                                                    1. P
                                                                      Per katundarin

                                                                      Baton Haxhiu nga koqevaria

                                                                    2. F
                                                                      Fatmiri

                                                                      E ka rikthyer sulltanpiktori,qe pd-ja te mos marre pushtet kurre.

                                                                      1. K
                                                                        KATUNDARI

                                                                        Pse merresh me Veliajn ?Luli i vocerr u rrit ne prehrin e Saliut dhe ne Shqiptaret themi " bej bere te te ngjaj "

                                                                        1. q
                                                                          qytetari

                                                                          Shkrim i nje diletanti. PD eshte e mare fund dhe Basha eshte nje nga shkaktaret e pa rendesishem te kesaj gjendje. Basha nuk eshte as i bute, as i forte , as i ndershem, as i mencur bile as politikan. Eshte thjesht nje bure me moshe te re qe goca e Berishes e simpatizonte. Ky fakt e beri personazh dhe ketu mbyllet gjithcka. Po te kthehet Basha ne loje Berisha do grumbulloje per here te katert disa mijra budallenj...PD do te rimekembet pas 30 vjeteve kur te harohen keta mostra qe e drejtuan deri me sot

                                                                          1. T
                                                                            TONI

                                                                            Luli u be kryetar i Pd sepse Sala e njihte me mire se kushdo tjeter. U perzgjodh per te humbur qe Sala te kthehej si shpetimtar. Luli eshte nje i paafte dhe i pafytyre e karagjoz e pikerisht ndaj dhe u zgjidh prej Saliut. Sikurse gjithmone ne jete asgje nuk planifikohet ne menyre perfekte madje edhe prej Saliut. Dy gjera dolwn ndryshe Luli per pak fitoi dhe u desh nderhyrja e Edi Palokes ne Durres , Tritan Shehut ne Gjirokaster dhe Alizotit ne Berat e Lsi ne gjithe shqiperine ne menyre qe Pd te humbte dhe rishfaqej Saliu qe nuk perjashtonte asgjw tashmw. E dyta Saliu nuk e parashikohej qe shqiptarwve dhe pdistave nuk i hante me kari as pwr tw. Kjo u vwrtetua mw 14 maj.

                                                                            1. J
                                                                              Jugu

                                                                              Basha duhet te rikthehet se keshtu ka vendosur Rama me Meron. Keta nuk komandojne vetem pushtetin por tani edhe opoziten, edhe pse me Berishen ju ka dale pake nga duart. Me kthinin e Bashes e kane cdo gje ne dore dhe ti luajn fene atij populli.

                                                                              1. T
                                                                                Tiransi i pa angazhuar me politike.

                                                                                Mendimi im eshte i njejte me Katundarin. Nuk i heq as nje presje.

                                                                                1. A
                                                                                  Ai qe s'di.

                                                                                  Stil kosovari, po emrin pse nuk ja shkruajne?

                                                                                  1. B
                                                                                    Bilushi

                                                                                    Bëj zgjedhjet për kryesinë e kryetarin e ri të PD dhe qërrou....

                                                                                    1. B
                                                                                      Baze ushtar i lulashit

                                                                                      Mero Baze na zhgënjeve me këtë paloartikull. E tregove veten si bashist i keq. Turp për ty.

                                                                                      1. A
                                                                                        ABC

                                                                                        Te kthehet dhe te na thote se çfarë u be me leket e Rrugës se Kombit.

                                                                                        1. A
                                                                                          ABC

                                                                                          Te kthehet dhe te na thote se çfarë u be me leket e Rrugës se Kombit.

                                                                                          1. P
                                                                                            Për Ç’RIKTHIM bëhet fjalë ?!!!

                                                                                            RIKTHIM i Bashës ?!!! Për ç’rikthim bëhet fjalë , ai s’ka qënë ndonjë herë , nqs ka qënë si ç’shkruhet në artikull , ku ka qënë , ç’farë ka bërë përveç se një MANEKIN në VITRINAT e SHQUP-it dhe anëtar i LISTPAGESAVE , të parlamentit dhe bashkisë Tiranë nja 4 vjet ? Më falni po , si atëhere dhe tashti që duket sikur ka fituar PAVARËSINË , as shurën s’bën dot pa LEJËN e BACËS !

                                                                                            1. D
                                                                                              Dhembeli

                                                                                              Ka një shprhje shumë të goditur ;” Qëni i rrahur qysh këlysh nuk merret per gjah “( të zbuloi gjahun). Kuptohet , kur s’ke se ç’ far të gatuash …!? Ka mbaruar malli i vjetë , duhet futur mall i ri !

                                                                                              Lini një Përgjigje