Alibeaj: Dorëheqja ime nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve

24 Maj 2023, 16:10Politika TEMA

Alibeaj: Dorëheqja ime nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në Euronews Albania tha se shifrat pas zgjedhjeve nuk ishin arsyeja se përse ai dha dorëheqjen.

Sipas Alibeaj, nuk mund të thuhet se Partia Demokratike ka humbur, pasi sipas tij, këto zgjedhje treguan qartë që ka mbështetës nga votuesit, pasi ata votuan pavarësisht se dihej që Partia Demokratike nuk do mund të fitonte.

Alibeaj shtoi se tashmë Partia Demokratike, është e pozicionuar qartësisht në filozofinë e saj dhe shtoi se pavarësisht dorëheqjes nga posti drejtues i PD, vazhdon të jetë nënkryetari i saj.

“Largimi nga pozicioni drejtues nuk është i lidhur me shifrat pas zgjedhjeve. Kjo nuk ishte disfatë, Partia Demokratike ka ardhur e ridimensionuar para këtyre zgjedhjeve për gjithçka që ka ndodhur në 1 vit e gjysmë nga një agresion i brendshëm, synimi i të cilës ishte për ta ekzekutuar Partinë demokratike, por në optikën time jo vetëm që nuk është ekzekutuar, por ka mbijetuar.

Ka mbijetuar jo vetëm në çështje shifrash, se votuesit ishin të bindur që nuk po e çonin votën te fituesi, siç do ishte qëndrimi pragmatist, por besuan te kjo bindje, kjo është një mbështetje e Partisë Demokratike të së ardhmes.

Sot mund ta them dhe të gjithë do kenë mundësinë ta kuptojnë, Partia Demokratike është e pozicionuar qartësisht në filozofinë e saj demokratike. Në këto terma kjo kurrsesi nuk mund të shihet si dështim”,-tha Enkelejd Alibeaj.

2 Komente

  1. O
    Olldashi që e njifte mir Halibeun

    Shyqyr qe na e sqarove se ndryshe nuk kandidojshe dot per kryetar edhe ti Nji tufe me idiote qe u kan mbush mendjen robt e shpis qw mund te drejtojne opoziten Stan pa çoban

    1. H
      Himarioti

      Ik tani, o fytyrë shimpanze, gjak krimineli ke në damartë e tu.

      Lini një Përgjigje