Qeveria kalon dy vendimet/ Manja: Pronat e lira do t’i kthehen pronarëve, pjesa tjetër do të kompensohet

24 Maj 2023, 14:00Politika TEMA

Qeveria kalon dy vendimet/ Manja: Pronat e lira do t’i kthehen

Këtë të mërkurë, qeveria kaloi dy vendime në Këshillin e Ministrave, të cilat sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare të proçesit të kompensimit të pronave.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manja u shpreh se me këto dy vendime, çdo ish-pronar që ka një kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, ose do të bëjë kërkesë për njohjen e të drejtës së pronës dhe prona është e lirë, i kthehet fizikisht, siç e kanë pasur në momentin kur u është konfiskuar nga shteti.

“Sot, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, kemi kaluar dy vendime të rëndësishme në Këshillin e Ministrave dhe që përfundimisht, i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare të proçesit të kompensimit të pronave në Republikën e Shqipërisë.

Ju e dini që para pak kohësh, ne në Kuvend miratuam disa ndryshime që kishin të bënin me ligjin për trajtimit të pronës dhe me këto dy vendime sot, ne kompletojmë të gjithë paketën e akteve nën ligjore në zbatim të këtij ligji dhe tashmë, proçesi i kompensimit, i njohjes së të drejtës së pronës dhe i shpërblimit financiar për ata që do të kompensohen, nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Me këto dy vendime, çdo ish-pronar që ka një kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, ose do të bëjë kërkesë për njohjen e të drejtës së pronës dhe prona është e lirë, i kthehet fizikisht, siç e kanë pasur në momentin kur u është konfiskuar nga shteti.


Pra, prona e lirë e ish-pronarëve kthehet pa kufizim, ndërsa ato ish-pronarë, prona e të cilëve është zënë me ndërtime informale apo që do të përdoren për interes publik, sigurisht që do të ketë një masë dëmshpërblimi financiar, sipas asaj metodologjie dhe udhëzimi që është certifikuar nga Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese. Janë dy vendime të rëndësishme, që përfundimisht konsolidojnë skemën e kompensimit të pronave në Shqipëri”, theksoi ai.

7 Komente

  1. A
    Ante

    Po pse ka me prona te lira? Psh parku autobuzeve ke Don Bosco pse nuk ja ktheni pronareve por ja keni dhene Italianeve qe duan te bejne pallate.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jim

      Hipokrit. Ju duhet te kerkoni falje dhe te largoheni nga politika, sepse keni 30 vjet qe i late pronaret ne rruge dhe ju vodhen te gjitha prona. Tani na dilni si shpetimtare.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prostituta Kombetare Sali

        Nave Na kena 30 vjet qe presim Daktorrin te na zgjidhe problemin e pronave. Vetem AY eshte perfaqesues i ish pronareve dhe te persekutuarve politike. Nave po presim denimin e Nexhmijes, Ramizit, Rustem Gjates! PADYSHIM!

        Përgjigjjuni
        1. t
          toni mavrija

          kompesoni pronat qe jane falur me 7501 pastaj merruni me pronat( gjoja te lira) etjera,hajduter.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Ne pretendojme se kemi Kushtetute. Po e kemi, bile te miratuar qysh në vitin 1998 me referendum, por kjo sidomos sa i perket pronave, ka mbetur në leter. Shteti shqiptar dhe qeveria në veçanti ka shkelur nenin 41 dhe sidomos ate 181, ku sipas saj qeveria do duhej qe brenda tre vjeteve te kryente kompensimin e pronareve qe i kishte shpronesuar shteti komunist, por që qeveria/qeverite e "Katovices", ua dhanë te tjereve sipas ligjit leninist, "Toka i takon atij qe e punon!", duke shkelur pikerisht nenin 41 te saj që sanksionon se si perfitohet nje prone: me trashegimi, me dhurim dhe me blerje. Mund te thuash e te shkruash shume rreth ketij problemi, por perfundimisht mund te themi se ne kemi shtet ligjor, paçka se çfare ligjesh prodhon ai, por jo Shtet te se Drejtes. Nuk ka shtet, nen cilindo regjim qofte ai, qe vjedh shtetasit e vet per te pasuruar te papronet, te cilet mund ta kene nje të tille vetem në zbatim te nenit 41 te Kushtetutes. Sa per shembull: Si e perfituan token minoritaret e pa toke të Dropullit dhe te Vurgut? Pse ligji 7501 u zbatua në dy standarte, ku në veri pronat iu rikthyen pronareve sipas kufijve te vjeter?! Pse, edhe pse kane kaluar 32 vjet dhe asnje pronar qe ka humbur pronen sipas ligjit famekeq 7501, nuk eshte kompensuar ende? Ja pra, per keto nuk tha gje sot ministri i Drejtesise. Ky eshte apo dhe duhet te jetë SHTETI qe duan dhe meritojne shqiptaret?!?

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tutu

            Pirdhni se liroheni… e moret vesh qe po lind nje alternative e re pa juve brenda..

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luis

              Vazhdoni te mashtroni, nuk ka me prona te lira, hiqni nenin 7051qe komunisti i fundit berisha e vuri bashke me PS. Edveri vazhdon e mashtron shqiptaret kudo qe jane me pronat me 21 Janarin me gerdecin ... ka nje dekate si kryeminister dhe vetem mashtron duke mbrojtur berishen ....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje