
Gazment Bardhi, kreu i ri i Grupit Parlamentar të PD, ka thënë këtë të martë se një nga detyrat e tij të para do të jetë kontakti me të gjithë deputetët, pas periudhës më shumë se 1 vjeçare me përplasje mes tyre.
“Ne nuk jemi strukturë paralele, jemi grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ky grup ka kryesinë e tij dhe gjithë funksionet e tjera. Një nga detyrat e mia të para do jetë kontakti me gjithë kolegët.
Ne kemi nevojë të flasim me njëri-tjetrin dhe të shihemi në sy për atë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe në PD dhe të japim opsionet tona për të forcuar grupin tonë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi alternativë për zgjedhjet”, tha ai në emisionin “Frontline”.
Më tej, Gazment Bardhi tha se nuk mund të përjashtojë apo largojë askënd nga Partia Demokratike, por më vonë gjatë fjalës së tij theksoi se s’mund të jetë në një linjë me Sali Berishën, kur non-grata e Amerikës është e pakundërshtueshme.
“Me Berishën nuk kam pasur kontakt. Nuk kam shqetësim të takoj askënd për të biseduar. Ne ulemi me kundërshtarin tonë sepse interesi publik e kërkon këtë.
Për interes publik unë do jem i detyruar të ulem me kundërshtarët e mi politikë. Nuk më ndalon asgjë që të ulem me çdo opozitar për të mirën e përgjithshme. Unë as nuk afroj e as nuk largoj askënd nga PD.
Ajo që na ka ndarë me Berishën ka qenë rruga që do ndjekë PD-ja për t’u forcuar. Përplasja me SHBA-në nuk e forcon PD-në, por e dobëson dhe unë nuk mund të jem në të njëjtën linjë. Askush nuk ka asgjë personale me askënd. Non-grata është qëndrim i SHBA-së dhe askush nga ne nuk e zhbën apo kundërshton”, vijoi Bardhi.
Po ky legen, si shume legene te tjere ne PD, e njohin Berishen nepermjet non grata te amerikaneve? Si nuk kane turp! Sali kriminelin e njohim ne si popull shume me mire se amerikanet me poshtersite qe ka bere ne kete vend.
Fjalet e ketij locoje, jane hipokrizi! Ai thote se s’mund të jetë në një linjë me Sali Berishën, kur "non-grata" e Amerikës është e pakundërshtueshme. Kjo e vertete nuk mund te jete argument politik qe ai nuk eshte ne nje linje me Berishen.Argumenti duhet te zhvillohet rreth platformes se Sali Berishes dhe veprimtarise se tij antishqiptare. Rambujeja, thyerja e embargos, lufta civile, shkaterrimi i Shqiperise, percarja e popullit ne veri-jug etj, etj jane platforme e serbit kunder Shqiperise dhe Kosoves dhe mjetet si "toka e Xanum" apo "ceku i bardhe" ishin mjeti per te zbatuar kete platforme...Ne thelb Sali Berisha ka ndjekur platforme agjenturore kunder Shqiperise dhe jo platforme politike.Tekstualisht rruga e tij ka qene rruga e ndertuar nga Vuciqit dhe Putinit, sic po behet e qarte cdo dite e me shume.... Ne kete kuptim Sali Berisha nuk mund te jete oponent politik, por armik i Shqiperise. Cdo shqiptar mendjehapur eshte kunder rusit dhe serbit dhe mik me Ameriken. Pra non grata eshte pasoja por jo shkaku qe locoja i PD e perdor si argument. Argumentat e tij duhet te jene ne drejtim te veprimtarise se Sali Berishes, ne se do qe ai te dale lider i lire ne boten demokratike shqiptare dhe jo i frikesuar dhe indirekt thote se skemi cti bejme Amerikes. Nivel i ulet politik dhe mungese e theksuar e karakterit, eshte i vetmi justifikim per kete loco! Fakti qe non grata nuk mund te shbehet, nuk eshte argument politik, por justifikim dhe kerkim leje nga Berisha per te folur kunder tij. PD i mungojne burrat e shtetit. Edhe ata qe e mbajne vehten si burra jane "dru me pre",qe e kane mendjen tek "Toka e Xanum" ose jane burra si vajza e Azemit qe eshte bashkuar me vrasesin e babait... Turp!