Fatmir Mediu: Brenda opozitës ka njerëz që dashurinë e kanë me gramë dhe përbuzjen e kanë me okë

23 Maj 2023, 20:50Politika TEMA

Fatmir Mediu: Brenda opozitës ka njerëz që dashurinë e

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet sot opozita shqiptare, referuar edhe rezultatit të arritur në zgjedhjet e fundit të 14 majit.

Mediu nuk ngurroi të vërë gishtin ndaj të dyja PD-ve, që sipas tij duhet të kishin gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket kandidatëve të propozuar dhe jo të merreshin me deklarata duke sharë njëri – tjetrin.

Sipas Mediut, ideja për të dalë me një poli më vete, prapë edhe në këto zgjedhje nuk do të kishte funksionuar, ndërsa shtoi se, ka nevojë për një logjikë tjetër politike opozita. Kreu i PR vijoi më tej duke thënë se, opozita fatkeqësisht po shkon drejt një qasjeje me individët, por në fakt ajo duhet të shkojë drejt një qasjeje me idetë.

Z. Andoni e thotë shumë shpesh që Partia Demokratike e ka të mbyllur misionin e saj…

Çështja është që PD debatin e bën rreth individëve, jo rreth racionalitetit të ideve. Ajo që është e para është ideja,  dhe pas saj lidhen njerëzit. Ne kemi nevojë për një identitet politik të qartë.

Në mos gaboj z. Mediu ideja e konfederatave ka qenë një prej propozimeve tuaja në një moment delikat për opozitën. Pse nuk gjeti një lloj suporti?

Po sepse sikurse ka njerëz që duan të bashkohen, ka edhe njerëz që duan të ndahen. Ashtu sikurse ka njerëz që shikojnë përtej hundës së tyre, ka edhe njerëz që shikojnë vetëm xhepin dhe interesin e tyre. Fatkeqësisht brenda opozitës ka njerëz që dashurinë e kanë me gramë dhe përbuzjen e kanë me okë dhe urrejtjen e kanë me tonë.

Kush ka vesh le ta dëgjojë. Të gjithë ata që urrejnë kolegët e tyre dhe thonë ky bën, ky s’bën, do të thotë që nuk janë në sens të drejt logjik. Politika kërkon të bëjë bashkë atë që është ndryshe. Individët duhet t’i qasen ideve ndryshe për të nxjerrë atë që është racionale, dhe secili sjell një lloj marrëdhënieje dhe sinergji elektorale.

Pra, duket se pakënaqësinë e keni me të dyja palët e Partisë Demokratike?

Ne arritëm në një pikë që mund të vinim të dyja Partitë Demokratike le ta quajmë në një koalicion qoftë edhe me Partinë Republikane, apo me ndonjë forcë tjetër të djathtë, por nuk u pranua. Ishte pikërisht debati i brendshëm dhe nuk është as Enkelejd Aliebaj, as Lul Basha, por e gjithë pjesa tjetër, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi e të tjerë me radhë, që ishin gati të zgjidhnin një kandidat të vetëm dhe të bënin fushatë të gjithë bashkë. Kjo nuk u pranua sepse ishin këto përplasjet e brendshme. Pra, ajo që unë po them është që, çfarë logjike kishte për të vendosur kandidatë në 12 apo 14 zona për një gjë që nuk vlente, qoftë nga pikëpamja logjike e një partie të madhe, qoftë politike, qoftë edhe elektorale.

7 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Fatmir, ç'ke që bën ham ham? Ti e ke të zgjidhur problemin, një çikë shantazh, (por me masë) Berishës për Zenin dhe je prapë në pjesën e sigurt të listës për Deputetë. Edhe me 5 deputet të katandiset Berisha ti je në listë, ndaj ç'ke që krruhesh? Vazhdo bëji fresk koqeve të fishkura të Berishës dhe ke për t'a shtyrë mirë. Po shkoi Berisha të takoi shokun Ramiz, ti vazhdo bëji fresk Zenit, sepse tani dihet, veç të birit nuk ja lë Partinë tjetër njeriu Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Akoma i lire ky kriminel ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Spiuni Jevgjiti Mediu ka dashuri per krye kurven Cobanken ( llacifacen ) Eli Fara , qe i bleu shtepi ne Amerike. Turp qe merret ne intetviste...

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Tema paska gjetur nje dashnor te ri, Fatmir Gerdecin. Ja pafshi hajrin.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            O Fatmir ke 200 vjet kryetar...do japesh doreheqje a jo....boll me

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zot fale Fate GERDECIN !

              O Fate GERDECI po nuk te vjen turp qe llomotit akpma rrugeve. Je aq i ndyte sa ska me. Zgjidh GERDECIN njehere.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Moza

                Perse na i nxirrni neper portale keta plehra, kane vrare njerez te varfer qe punonin per te nxjerre buken e gojes.... vrane femije te pafajshem.... qe nenat e tyre i kujtojne dhe zemera ju renkon per tmerrin qe ato pane kur flaket i perpinin...... SI ESHTE E MUNDUR QE KETA VRASES AKOMA JANE TE LIRE E NA I NXIRRNI KRIMINELET, QE PO TE FUNKSJONONTE DREJTESIA E SHUMEVONUAR KETA DUHET TE ISHIN KALBUR NE BURG.... NDERSA PORTALET VAZHDOJNE AKOMA AVAZIN E TYRE, .... DHE HARROJNE ATE TRAGJEDI TE TMERRESHME QE U BE VETEM QE KETA HAJDUTE TE PASUROHESHIN ME GJAKUN E KETYRE NJEREZVE E FEMIJVE TE PA FAJSHEM......!!!!!!! -------- Portalet duhet te rifreskojne memorjen e tyre , sidomos per tragjeti te tilla, qe nuk mund te harrohen.... Mbi te gjitha jemi njerez , dhe e ndjejme dhimbjen e atyre njerezve te pafajshem.............!!! .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje