
Deputetët socialistë dhe demokratë në Komisionin e Ligjeve u bënë bashkë në kritikat për projektligjet e qeverisë që i përjashtonin nga rritja e pagave dhe votuan me iniciativë të tyre rritjen e koeficentit për veten dhe ministrat e kabinetit.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën dy projektligje të Këshillit të Ministrave në funksion të së ashtuquajturës reformë për rritjen e pagave në administratën publike; “Për kompetencat për caktimin e pagave…” si dhe “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”.
Projekti i dytë që parashikon rritje pagash dhe një sistem të ri hierarkie në administratën publike përjashtonte nga rritja vetëm deputetët e Kuvendit dhe ministrat, gjë që u bë shkak për debate në komision.
Deputetë të të dy krahëve politikë votuan për rritjen e koeficentit të pagave të tyre dhe të ministrave, sipas një propozimi të ardhur nga Komisioni i Ligjeve, pasi e konsideruan fyese për hierarkinë institucionale përjashtimin nga skema e re e qeverisë.
Pagat e deputetëve do të llogariten me koeficent 0.73 dhe ato të ministrave me 0.75 në një hierarki që nis me pagën më të lartë të Presidentit të Republikës, bazuar në propozimin e deputetes Antoneta Dhima, që sipas saj ka për qëllim “përcaktimin e një hierarkie të drejtë dhe dinjitoze të pagave”.
Propozimi i qeverisë parashikonte një pagë prej rreth 156 mijë lekësh për deputetët, ndërsa me koeficentët e rinj paga e tyre dyfishohet dhe shkon në rreth 310 mijë lekë.
Deputeti i opozitës, Agron Shehaj e cilësoi reformën një ofendim të Kuvendit dhe i kërkoi ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, sqarim për logjikën e skemës së pagave, ku drejtori i përgjithshëm në ministri e ka pagën më të lartë se ministri.
“Mos është kjo një tallje e Ramës, duke përbuzur punën e ministrave dhe deputetëve, mos vallë i konsideron të korruptuar, apo një shfaqje populiste e tij që të detyrojë deputetët që të votojnë për pagat e tyre?” pyeti ai ministren.
Ibrahimaj tha se, “nuk ishte çështje vlerësimi, por prioriteti”.
“Ne donim që të gjitha kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nismë për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët,” u përgjigj ministrja.
Ndërsa Arbi Agalliu nga Partia Demokratike e cilësoi skemën e re si një shpërbërje të logjikës së shtetit. “Nuk ca sens logjik që një specialist ta ketë pagën më të lartë se eprori i tij,” tha ai.
Ndryshimin e koeficentëve për pagat e deputetëve dhe ministrat e kërkuan dhe deputetët e mazhorancës.
“S’më intereson nëse më gjykojnë,” tha deputeti i PS-së, Alban Xhelili , duke shtuar se nuk ishte çështja se po flisnin për pagat e tyre, por të paktën të ruhet niveli i pagave për deputetët.
Edhe deputeti Erion Braçe e kritikoi skemën e re të pagave të sjellë nga qeveria.
“Mjerë ai që e sheh Kuvendin si një vend që ka grumbulluar ca njerëz për të vjedhur, për t’i shërbyer vetes së tyre,” tha Braçe.
Gjithashtu, Braçe kërkoi nga qeveria që skema e rritjes së pagave të shoqërohet me një reformë të administratës.
“Kjo reformë nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për këdo që ka zënë një cep zyre, edhe për ata që nuk e meritojnë,” tha ai.
Braçe kritikoi dhe hendekun e pagave mes drejtuesve dhe punëtorëve në shoqëritë aksionere në sektorin e ujësjellësit, energjisë, postës, duke kërkuar që të ketë indeksim pagash për punonjësit.
Kritika për skemën e vendosjes së pagave në kompanitë publike erdhën edhe nga opozita.
Edmond Spaho tha se ka abuzime masive me pagat në këto shoqëri.
“Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti,” tha ai, duke shtuar se fondet janë përdorur dhe për “xhakuzi, masazhe, festa harbuese”.
Në lidhje me sistemin e pagave në shoqëritë publike u përgjigj Ermal Nufi, shefi i kabinetit të zëvendëskryeministres Belina Balluku, i cili tha se ato funksionin sipas ligjit për shoqëritë tregtare dhe nuk kishte kompetencë Këshilli i Ministrave në caktimin e pagave.
“Kemi konflikt ligjor,” tha ai duke shtuar se pagat në këto shoqëri vendoseshin nga bordet drejtuese.
Skema e re e rritjes së pagave në administratë hyn në fuqi me datë 1 prill dhe pse Kuvendi pritet ta kalojë të enjten për miratim. Kryeministri Edi Rama propagandoi këtë rritje me disa kategori të administratës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve.(BIRN)
ME NE KRYE HAJDUTIN EDI RAMA RRIPENI PA FUND KETE POPULL TE MJERE DERISA TE JAP SHPIRT
Pensionet 100 euros / paga e deputetit qe dredh zinxhirin 2800 euros / bravo talebane
Ptuuuuuuuuuuuu . Popull Shqiptae mos shkoni me per te Votuar kta Maskarenje gjakpires te ndyre . Shqiperia ka nji popll ne Mjerim ,qe kushtet e jeteses ne ate jete qe i krijuat ju Kriminelet e Politikes ne ate vend i detyruan te lene Shqiperine ,te ndahet nga njerzit e prinderit e tyre dhe ikin nga syte kembet Botes . Mor te pafytyre ,ju si Politikane s'meritoni asnji centezem me shume se 300 €uro. Shqiperia ka shume Prirjoritete te tjera dhe rritja Dyfishimi i Pages se Bandes se Politikaneve me Kriminele e Maskarenje ne Bote , duhet te ishte e fundit . E fundit sepse s'e merutojne kurr . Kjo eshte Vjedhje e Shtetit e ksaj qeverrie qe un s'kam per ta votuar me Kurr sa te jet ne Politike . __________________________Prirjoritet i Shqiperise duhet te ishin e para Pensionistet ! Ai brez qe mbajti gjelle Shqiperine kur ju Bandat e Shkerdhatave te Politikes e shpartalluat e vodhet e shkaterruat si asnji Vend tjeter ne Bote . Prirjoriotet do ishte pastaj punerori i thjeshte ,do ishte fshatari , do ishin investimet per Femijet ,sepse nga Femijet fillon gjithcka e bazohet e Ardhmja e nji Kombi . _________Prirjoritet eshte Ushtria Shqiptare e degraduar ne 2 3 Kazerna fasulengrenshis .Armatimi Moderrn e Ushtrise etj etj etj por kurr Politikanet qe e vodhen e shkaterruan e plackiten e tjetersuar kte popull .POpuuuuuuuuuuuuuuu
Turp e faqja e zeze t'ju vije po zatem se janë kështu baballarët e kombit prandaj shkon kështu ky vend
Po e meritoin se punoin forte o pika qe su bie pse keshtu zhvillohet ekonomia pontori me zi mbush barkun me buke keta kerkoin te pasurohen ne nje shtete te raskapitur ne vende qe qeveria te propozoi shkurtimin e numrit nga 140 ne 100 te pakten ne USA mesatarisht nje Shtete ka 11 Deputet.
Rritni rrogat tuaja, qe te rrisni dinjitetin tuaj...se per "dinjitetin" e shqiptareve, vari karin. Buke, qepe e fasule....Ju befshin ilace parate e vjedhura ketij populli te rraskapitur...
Ministrat e meritojne pagen mujore 3000 Euro ne Shqiperi qe te mos kene goje te marrin ryshfete nga biznesmenet, por te paguash per ministre Bora Muzhaqin, Edona Bilalin etj. eshte te vesh duart ne koke! Po pati ndonje komentues qe komunikon me Edi Ramen t'i thone nga une qe jetoj ne Amerike qe te shkrije Ministrin e Rinise dhe dy-tre Ministri Shtetit dhe te ngreje dy Ministrite e Industrise Ushqimore e te Lehte, nje te Industrise se Rende dhe nje Ministri te Social Security.
Baballaret e kombit jane hienat qe diten qajne per pensionistet dhe naten ii vrasin.Mbaruan betimet e EDI RAMES se pensionistet do te ishin me te privilegjuarit se ata na e kishin mbajtur shtetin duke paguar deri ne nje detyrimet ndaj tij . Epo nuk thote kot populli ." ME te thene e me te bere na ndan gjithmone nje det i tere ".