Lefter Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz, jemi kokëulur para demokratëve. Rama s’kishte nevojë të blinte vota në këtë situatë që është PD

23 Maj 2023, 14:00Politika TEMA

Lefter Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz, jemi kokëulur para

Pas disfatës së thellë më 14 maj, deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se rezultati ishte skandaloz dhe të gjithë duhet të qëndrojnë kokëulur para demokratëve e të punojnë për ringritjen.

I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’, Gështenja tha se duhen disa mekanizma për të mundur Ramën, por fokusi duhet të jetë te lidershipi i ri.


“Rama e manipuloi procesin por ne nëse vijojmë të themi të njëjtën gjë që ka vjedhje, si do e ndalojmë? Nga 2013 këtë themi, por duhet ta ndalojmë. Duhen mekanizma që të sillesh si ai si përdorimi i të fortëve, me ble s’kemi mundësi.

Opozita duhet të kishte frymë fitoreje, mesazh që jemi bashkë. Do të na gjykojnë demokratët. Do të jemi kokëulur për këtë rezultat skandaloz.

Në këtë situatë që ishte PD, Rama s’kishte nevojë të blinte vota. Ramën e mundim me lidership të ri, me njerëz të rinj, me frymë të re”, tha Gështenja.

Një mesazh e kishte për të gjithë ata që nuk pranojnë të rinjtë duke thënë: “S’dhuet të kemi frikë nga prurjet e reja se do na zënë karriget. Nëse sjellin frymë të re, duhet të vijnë dhe të futen në zgjedhjet e 2025”.


Deputeti shtoi se rezultati i zgjedhjeve vendore duhet të bëjë që të gjithë kolegët e tij ta shohin me përgjegjësi dhe të reflektojnë.

“Nëse do ishte punuar më fort, do kishim rezultat më të mirë. Ajo që do të doja të bëja është që të lexohet rezultati me përgjegjësi. Ky rezultat duhet të na bëjë që të jemi me kokë ul para demokratëve dhe shqiptarëve.

S’dua të merrem me pjesën që ka kaluar. E kam thënë që e gjithë opozita ishte e dënuar të dilte më një kandidat para Edi Ramës. Është hera e parë në 32 vite që opozita merr këtë rezultat negative”, tha Gështenja.


Sa i përket situatës në PD, Lefter Gështenja tha se Gazment Bardhi është zgjedhur si kreu i ri i grupit parlamentar ndërsa uron që Jorida Tabaku të pranojë përkohësisht drejtimin e partisë.

4 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dicidal

    Pse qesh kur degjoj Saliun ,i cili ankohet per vjedhje e blerje vote. Me qeshet se, mos besimi ne nje perqindje te konsiderueshme ndaj Saliut filloi qysh ne humbjen e zgjedhjeve vendore 1994, humbjen e referendumit per kushtetuten po 1994. Besimi ndaj Saliut filloi te rritet ne masen e popullit,duke mallkuar veten qe e votoi po thuaj 99% ne Mars te vitit 1992. Qesh me te madhe kur degjoi Saliun dhe servilet e Saliut per vjedhje vote kur kujtoj vitin 26 maj 1996,kur kutite u mbushen qysh ne oren shate te mengjazit. Qesh dhe e urrej kur flet per votime nga dy tri here,kur demokratet ne vitin 1996 votuan per fisin e lagjen. Qesh se ishin po keta demokratet te cilet conin jo vetem thase me miell,por edhe thas me cimento per te rregulluar lokale (kjoska) .Nje i tille qe ka perfituar ka qene edhe im vella - rahmet paste- ku per dy vota ndaj PD-se mori 2 kv cimento. Qesh me te madhe ,por edhe me urrejtje,kur flrt Saliu per banda. Harroi ky se banda e pare ne fushate u degjua ajo ne Libofshe ,kur u rrahen deputetet e PS-se ,namik Doklja me shoke dhe Saliu e quajti "Lule te demokracise" Qesh dhe e urrej me shpirt kete ginjeshtare e mashtrues,kur permend fjalen " vote e lire " e demokraci,kur kriminelet e komanduar nga ky, me emrin SHIK rrahu e gjakosi me 28 Maj 1996 opoziten socialiste dhe gazetar te huaj. Qesh dhe e urrej kur flet ky se Rama per fushate shperbleu pensionistet,vuri ne funksion shtetin..... ha.... ha...ha... A u kujtohet ne mos gabovsha me 2005-en kur makinat dhe bultazieret e ushtrise u hodhen ne veprim per shtrim rrugesh, kur andej nga Levani -Fier coi nje makine me xhavor, nje bultazier dhe preu shiritin e rruges. Apo kulmi, edhe ndjej neveri ,kur flet ky njeri per mashtrime. Ne nje fshat te Kavajes , ne Spille ,apo Spitalle , per te treguar se po inaguronte ujesjellsin ,( po kohe fushate) vendosen nje bidon pas murit, shpuan nje vrime ,ndoren zorren,e montuan rubinetin e ujit dhe Saliu inaguroi ujesjellesin. Sa iku Saliu,iku bidoni me gjithe rubinet..... Po a duhen pranuar ke! t sot ne 2023? Apsulutisht ,absulutisht Jo,jo,jo ! Po ky njeri nuk duhet te flasi. Le te degjoi te persekutuarin e Shkodres para popullit dhe Edi Rames. Si ka mundesi ku 10-tra televizione nuk dhane asnje shfaqe dhune,blerje vote......

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      O Gështenja, kuptoni vetëm një gjë: kriminelët kanë nuhatje të hollë, plus faktit që janë 100 fish më të zgjuar se ju deputetët. Ata e ndjejnë deri në detaj nga anon kandari dhe kur marin vesh se kandari anon nga opozita e kohës, kërcejnë në atë anë, duke u bërë palë me të. Ndaj them, ata nuk janë të marrë të shkojnë pas një të vdekuri të pakallur, që kur ulërimë për të trembur kundërshtarin, trëmbet më shumë vetë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nemesis

        O zot, pse i ke futur te gjithe IDJOTET ne nje STAN? Po qe te gjithe, te gjithe pa perjashtim nuk thone qe HUUUUUUMMMMBEEEEEMMM zgjedhjet se jemi RROTA K....ESH, por vazhdojne refrenin NA VODHEN, a thua se vota eshte pule dhe komshiu ta vjedh, a thua qe ky togfjalesh eshte nje gune qe i mbron nga acari i perbuzjes popullore. A nuk e kuptojne keta qe jane braktisur nga populli se nuk japin me shprese, se japin vetem alergji kur ne ekranet e tv - ve te morracakeve te mbytur ne pasuri te vjedhura nga djersa shumevjeçare e popullit, çfaqen non stop fyryrat e urryera Sahale - Ilir. "Tan, tan, tan...Deri kur keshtu ma"? do te çuditej Migjeni i madh me kete rrace deshtakesh zullumqare, hajdut te provuar te votes, shkaterrues dhe te pa dobishem.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nard Ndoka

          Geshtenja e vetmja here qe ke thene nje fjale te zgjuar EDI RAMA nuk kishte nevoje te blinte vota bile as te bente fushate fare me ju se jeni bere te durushem , qe nga i pari shkaterrusi i Shqiperise Sali qeni e deri tek i fundit fare , si ajo qe e mban vete pd e madhe edhe ajo me vule .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje