Flamur Noka është paraqitur për kallëzimet që ka bërë për procesin zgjedhor.
Pas dhënies së deklarimeve të tij para prokurorëve të SPAK, Noka është shprehur se dy kanë qenë çështjet për të cilat ai është pyetur në SPAK, për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin dhe për platformën “Aktivisti”.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Noka akuzon Majlinda Bufin si kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për të marrë me dhunë votën e po ashtu platformën e “Aktivistit” që sipas tij, shantazhonte administratën.
“Ne kemi monitoruar dhe paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për t’u dhënë me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit që po ashtu shantazhonte administratën.
Të dyja këto janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’u shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar. Fakti që jam këtu do të thotë se ka hetim penal për Bufin dhe aktivistin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund. Ne jemi këtu për t’i qëndruar kësaj deri në fund“, tha Noka.
Nuk e di nese Spak ,i ka bere Pyetjet e duhura ktij Sharlatani Maskara , qe eshte rritur gerrxheve duke dhjere e shuros Ugareve te katundit Kuks se ; Ku e gjeti ky Malok Kuksi Token ke Gjiri i Lalzit dhe Miljonat qe maloku ka ndertuar Vilen ?????? - Nqs Spak i therret dhe nuk i ben edhe kto Pyetje qe jane teper Pikante per Drejtesine dhe Korrupsionin e Politikes ,per te cilen Cirret Bota Aleate e BE-ja , s'e di ,por te gjtha pytjet e tjera me duket formale ,qe s'kan per qellim asgje dhe e gjith kjo eshte nji Tam - Tame e Spak-ut me tregu se gjasme po Punon , e justifikone Miljonat e paguar nga Taksapaguesi shqiptare .
U befsh 100 vjec Mulo sa te jesh ti PS do te humbase dikur
Foli dhe i fundmi i malokeve te infiltruar ne politike nga agjentura serbo-ruse ne Shqiperi, por shume shpejt do te amrre pergjigjen e merituar nga kryetarja e Bashkise se Rockovecit.