“Nuk u vodhën zgjedhjet, ua lanë dopio gjashtën në dorë”, Noka sulmon gazetarin: S’ je në terezi ti, duhet të bësh “restart” se je bllokuar

23 Maj 2023, 09:33Politika TEMA

“Nuk u vodhën zgjedhjet, ua lanë dopio gjashtën në

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 është përfshirë në një debat me gazetarin Denis Dyrnjaja për sa i përket rezultatit të 14 majit.

Dyrnjaja deklaroi se zgjedhjet nuk janë vjedhur, por vetëm manipuluar dhe se rezultati nuk ndryshon nga pretendimet që ka nxjerrë opozita për zgjedhjet.

Noka ka replikuar ashpër duke i thënë gazetarit se “nuk është në terezi” dhe se ka nevojë për një “restart” sepse është “bllokuar komplet”.

Pjesë nga debati:

Noka: Këto janë dokrra. 1.3 milionë zgjedhës janë syrgjynosur nëpër qendra të ndryshme. E faktuar kjo. 180 mijë zgjedhës kanë shkuar në QV dhe i thanë që nuk e kanë emrin aty. Nuk ka kurrë pjesëmarrje 100%. Ne prandaj kemi propozuar votimin e detyrueshëm.

Dyrnjaja: Nuk janë vjedhur zgjedhjet. Janë manipuluar por jo vjedhur. Rezultati nuk ndryshon nga ajo që pretendoni ju. Më sill prova këtu, nuk shoh prova. Ma sill një të vetme.

Noka: Do dalin, janë me qindra provat. Do i nxjerrë OSBE-ja.

Dyrnjaja: Mazhoranca ua la dopio gjashtën në dorë. Le ti tërhiqnit komisionerët nëse do ishte kështu rezultati, por po prisnit rezultat.

Noka: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet ne. Nuk je në terezi ti zotëri. Duhet të të bëj restart se je bllokuar komplet.

Dyrnjaja: Unë nuk kam problem, le të shfryjë.

Noka: Unë hyra në zgjedhje pa logo mor zotëri.

Dyrnjaja: Mos të hyje, hyre për të fituar meqë e more këtë vendim. 

7 Komente

  1. U
    Ushtari.

    O Mulo ne qe se Denisi eshte per restart per ty i bie qe te zevendesohesh komplet te nderrosh te gjitha pjeset.Por i bie me lire qe ty tete bejne nga e para.Sa turp o molo qe perdor kete fjalor.Zaten jeni bete kopjo pas origjinalit skeni nga ja mbani.

    1. U
      Ushtari.

      Ndjese per gabimet ortografike.

    2. k
      k

      Ky eshte aq injorant, sa me gjithë perpjekjen mizerabël, as non graten nuk e bind dot.

      1. Q
        Qytetari

        Ushtari't,o sa kam qesh, ...... fiks duhet "bere nga e para"... Qytetari

        1. a
          agushkari

          mbajeni salihin dhe mul nok karin se ne 2025 si merrni 1 %, Lavdi M-L

          1. D
            Dardani i Ri

            O Flamur, hajde dru me pre! Ti je shpellar o ditëzi! Ti, Çim Peka dhe të tjerë si ju, me në krye kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, duhet të zhdukeni menjiherë nga politika dhe jeta e popullit. Ju jeni përbindsha, shumë të rrezikshëm.

            1. T
              Teute e Modhe

              Muli perballe gazetareve eshte ofendim per inteligjencen e cdo njeriu normal.

              Lini një Përgjigje