
Gazment Bardhi u zgjodh disa ditë më parë nga deputetët e PD-së zyrtare që të jetë kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Këtë të hënë, Bardhi u pyet nëse dorëheqja e Alibeajt është një tentativë për të bërë të mundur një kthim të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Pjesë nga diskutimi në emisionin “Opinion”:
Blendi Fevziu: Dorëheqja e Alibeajt, është një tentativë për t’i hapur një kthim të mundshëm të Bashës? A po luan Alibeaj për një kthim të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD?
Gazment Bardhi: Nuk e di, unë e kam kuptuar aktin e dorëheqjes së zotit Alibeaj siç ai e ka shpjeguar në publik.
Blendi Fevziu: Po ju vetë Bardhi po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye të PD?
Gazment Bardhi: E kam shprehur qëndrimin tim dhe është publik. Kam qenë ndër të vetmit nga të dyja pjesët, së bashku me një pjesë të madhe të madhe të grupit parlamentar që kemi bërë thirrje mbi mënyrën si gjithë PD do duhej të hynte në një zgjedhje.
Tani jemi në një fazë të re kur zgjedhjet kanë mbaruar. Unë nuk e kam komentuar rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk ka nevojë për t’u komentuar. Si politikan secili prej nesh do duhet vetëm ta lexojë atë rezultat.
Blendi Fevziu: A i hap dorëheqja e Alibeajt rrugë një rikthimi të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD? Pyetja është e drejtpërdrejtë.
Gazment Bardhi: Që të bëj një shpjegim. Unë kam pranuar përgjegjësinë e drejtuesit të grupit parlamentar por nuk kam cilësinë që kishte Alibeaj në drejtimin e Partisë Demokratike.
Perse te mos rikthehet Basha.Komunist si te tjeret nuk ka qene .Ai ka punuar nen trysninë e nje njeriu si Berisha qe nuk di te thote po.Kur u kerkua doreheqja Basha e dha kurse Sala jo.Personalisht i besoj Bashes,qe edhe pse i luftuar nga te gjithe arriti te marre 625000 vota nuk punoi me Meten dhe u tregua trim ne perjashtim e Berishes.Po te mos jete Berisha vetem ky mund te rruar elektoratin ,te tjeret nuk kane force
Ky Bardhi është terrorist, e mendoj shumë të rrezikshëm. Të gjithë këta të përzgjedhurit nga Berisha janë tipa terroristë, shumë të rrezikshëm.