Berisha 'tradhtohet' dhe nga Fatmir Mediu: Të respektojë votën dhe të reflektojë për rezultatin

22 Maj 2023, 17:51Politika TEMA

Berisha 'tradhtohet' dhe nga Fatmir Mediu: Të respektojë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, edhe pse thotë se këto zgjedhje kishin shkelje dhe sipas tij ‘nuk ishin të lira dhe të ndershme’, bën thirrje për reflektim nga opozita me analizë të thellë mbi atë që nuk ka funksionuar. 

I ftuar në Report TV, Mediu thotë se mënyra se si u ndërtua koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.

“Partia rRpublikanë ka dalë me një rezultat mbi pritshmërinë e saj. Por kemi edhe disa bashki që nuk kemi rezultatin që duhet, kjo edhe për shkak të mungesës së konceptit elektoral nga disa prej drejtuesve të degëve. 

Duhet thënë se kjo ka qenë një garë e vështirë Partinë Republikane. Kemi qenë gjithmonë aleatë të PD dhe dalja më vetë për këshilltarë dhe angazhimi për kandidatët poër kryetarë bashkia  dhe kjo ka krijuar keqkuptimet. Kjo vjen edhe për shkak të mënyrës se si është ndërtuar Kodi, i ndryshuar në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama para zgjedhjeve të vitit 2021. 

Ne jemi renditur si parti e dytë ndër të djathta. Po të ishte Kodi ndryshe nuk do të ishte ky rezultat edhe në mazhoritar, edhe në proporcional. Edhe diferencat brenda PD  mund të ishin krejt minimale dhe angazhimi i opozitës do të ishte më i koordinuar.  U krijua përshtypje që ishte një koalicion opozitar me emrin ‘bashkë Fitojmë’. 

Kjo ishte thjesht një subjekt në koalicionin e madh opozitar. Kandidatët e opozitës mbështetesin nga një aleancë e madhe partish, mbi 20 parti. Në mënyre, ca të qëllimshme apo ca mediokre, ata që formëzuan gabim koalicionin ‘bashkë Fitojmë’ e krijuan këtë idenë sikur ishte vetëm ky koalicion. Për më tepër u përpoqën të impononin kandidatët për kryetarë bashkie. 

Për më tepër lista e partive politike opozitare nuk u koordinuan veprimtarinë me kryebashkiakun dhe pati edhe firo. Po të lexoni rezultatet e votave të kandidatit të Bashkë Fitojmë ka qartësisht më shumë vota se subjekti ‘Bashkë Fitojmë’. Pra ka vota edhe nga partitë e tjera”, tha Mediu.

Ai tha se ka ardhur koha që të kemi identitet politik të djathtë.

“Për gjykimin tim kandidaturat për kryetarë bashkie të opozitës në 70% kanë qenë më kualitative, më të mira se të mazhorancës. Por për fat të keq u lanë në hije. U vendos nën hijen e lidershipit politik, duke rënë në lojën e Edi Ramës.  Unë pajtohem se ne duhet të bëjmë një analizë për çdo qendër votimi. Se çfarë ka ndodhur? Por në fakt duhet të reflektojmë edhe në raport me veten tonë, ndryshe do të jetë e vështirë të ringrihemi. PD të bashkohet në interesa të qytetarëve dhe demokratëve dhe jo në interesa të individëve”, tha ndër të tjera Mediu.

I pyetur për deklaratat e Berishës se nuk i njeh zgjedhjet e 14 majit, Mediu u shpreh se kjo duhet sqaruar se abuzohet me një shprehje të tillë. Ai tha se ‘nuk i njoh’ do të thotë që të mos marrim pjesë në institucionet që u krijuan nga vota e 14 majit por Mediu tha se kjo votë duhet të respektohet.

“Unë kam bindjen se këto zgjedhje nuk janë të lira dhe të ndershme. Por ccfarë do të thotë që të mos i njohësh zgjedhjet? Do të marrësh në këshillat bashkiakë apo jo? Do t’i çosh kryevashkiakët që kanë fituar në vendin e punës apo jo? Kjo është pyetja?  

Ne duhet të respektojmë votuesit e atyre 7 bashkive dhe të bëjmë opozitën në nivel lokal. Sigurisht që do të shkojmë të marrim vendet tona në këshillat bashkiakë. I kanë votuar qytetarët për të qenë në Këshillat Bashkiakë”, tha kreu i Partisë Republikane.

Duke folur për situatën e krijuar politike, Mediu tha se opozita ka bërë gabime ‘idiote dhe absurde’ në të kaluarën duke i dhënë mundësi Ramës.

“Opozita e ka shkatërruar veten dhe i ka dhënë mundësi Ramës. Ky vetshkatërrim ka filluar me reformën territoriale, duke krijuar një hartë tepër politike sesa e administrimit lokale. Më pas vijoi edhe kme reformën në drejtësi. Për të vazhduar më tej me vendimin krejt idiot për daljen nga Parlamenti dhe për t’i dhënë mundësi Edi Ramës që ta plotësonte Parlamentin dhe të bënte ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor. 

Braktisja e zgjedhjeve lokale ishte një tjetër akt skandaloz. Për të ardhur më pas në ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike, e cila nuk diti të bashkohej në qëllime politike por në bazë emrin. Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri në mënyrë të padiskutueshme. Janë evidente shkeljet por opozita duhet të analizojë veten. Në shkatërruam opozitën dhe i dhamë mundësi Ramës të shkatërronte veten”, tha Mediu.

18 Komente

  1. b
    beni

    Mediu e ka kollaj te flasi se nuk humbet gje.Mediu s'ka Parti,ka nje emer dhe nje sigel pa votues.Mediun e urren cdo shqiptar i djathte e i majte. Shpall nje gare:Individi qe do te me gjej ne internet(youtube, gazeta etj) nje koment pozitiv per kete qenje te cuditeshme ne 10 vitet e fundit , do te marri 100 euro...vetem nje...

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ymeri nga Devolli

      E gjeta nje...eshte Eli Fara qe ka bere komente shume pozitive per Fatmir Mediun,,,megjithate nuk i dua 100 eurot.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Murgu

      Idioti më i madh se kryeidioti je ti Fatmir Mediu që u vajte mbrapa me atë buzëqeshjen hipokrite dhe dole nga Parlamenti.Fol njëherë troç e mos u fsheh mbas fjalëve boshe.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtarak i vjetër

        Mediu është modeli origjinal i skuthit. Një njeri pa personalitet , megalloman dhe intreresaxhi . Hiqet sikur është dikushi , po është krejt bosh . Karriken që ka pasur e ka shtrydhur në maximum . Kur të zbresë nga kali do nuk do ti afrohet njeri , se qelbet erë .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nona

          Ky me llafe edhe lopen e le shtatzene.. Mashtrues ordiner, behu gati per t'u pergjigjur para drejtesise dhe hiq dore nga partia. ke kaq dekada pa zgjedhje.. Sabri Godo nuk ta la prone, por te drejtosh per ca vite, jo per ca dekada. Nje komunist muti je dhe ti me keq se salihu

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Dymi

            Medi Jegjit Rrogozhine zevendesoi Spiunin Sabri Godo te cilit Berisha BUST i vetmi kriter duhe te zevendesonte po Spiun , duke qene Spiun u be Kryetare i PR - se. Tani duket se Berisha ska mundesi ti beje bust Spiunit Mediu , po ashtu dhe spiunat e tjere te PD- se Ruli , Imami , Dash Shehi , Shaban Memia , Besnik Mustafaj do ngelin pa bust. Te pakten Spiuni Azem Hajfari i fitoi Bustin nga Saliu.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pilo lala

              Mediu Njeri i degjeneruar, maskara.

              Përgjigjjuni
            2. W
              Whitesnake

              Aman se vdes per njerin qe kur ben koment per kete i thote Fatmut. Aman ku eshte?

              Përgjigjjuni
              1. t
                tomi

                Po ky trafikanti si doli ne zgjedhje me partine e sabri matufit. Si i kishte rezultatet ky qe del e jep mend medihoxha?!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sokoli

                  Qe nuk ke parti eshte e vertete. Qe ke dale deputet nga PD eshte me se e vertete. Por edhe qe dole keto zgjedhje me vete bere shume ,shume mire dhe provuat veten se ku ishit. Tani sa per ate qe thoni se po te idhte ndryshe kodi zgjedhor mire e ke,por ja qe halla do quhej xhaxha ,po te ishte seksi ndryshe. Por ma mer mendja se po t'mos kishte biresuar PD-ja nuk do te njiheshe fare ,ashtu si nuk njihen kryetaret e atyre 20 partive ne grupimin tuaj. Kete te mire mos ia moho PD-se. Edhe ti je nje nga ata qe te shkelqente fytyra dhe te shkonte buza vesh me vesh nga kenaqsia kur dorezuate mandatet ,sipas porosise se ustajt te qoshes Sali Berisha. Mos e ngarkoni me faje Lulin ,si ti, Agroni, Dashi e e madhja Monika ,e cila mburrej se mandatet nuk i dorezonte se i kishte fituar me gjak. Mirepo,mirepo ustaj i jastekut kishte plane te tjera dhe Monika ,kryetarja legjendare,te ciles tani i eshte zene goja shan Lulushin me te cilin perqafoheshin me aq respekt sapo ndaheshin nga takimet. E keto populli i di . I kujton e vlereson. Ju mendoni se jeni Zeusi,por jo. Ka vetem nje Zeus i cili quhet POPULL dhe eshte ,ndoshta edhe ai fshatri ne fushe e ne mal me i mencur nga aju.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Urithi prej Myzeqeje.

                    O Mero, mezi po e mbaj, por po i them ati urithi: ik mor të... Mero, unë e kuptoj arsyen përse juve i jepni hapsirë në gazetën tuaj kësaj plehëre që vazhdon t'i duket vetja politikani më i rëndësishëm i opozitës (edhe pse jam i bindur se ai është i vetdijshëm se sa i "peshojnë" topet në politikë). Por po të them se po e tepron pak. Ky plehrë duhet të jap hesap për krimet që ka bërë, dhe jo leksion demokracie. Do të të lutesha shumë, lajmin e fundit që do shkruash për të të jenë vitet e burgut që ai do të kryej, per të shpaguar sadopak krimet e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardha

                      Dhe hajdut ashte kryetar dikun ne nje liste

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhezo Smokthina

                        Ore ju Çamët në krye të këtyre partive, të caktuar me porosi nga lart, e paskeni për zakon të jepni mënd kur nuk ua hanë as qentë. Po nuk gjete ndonjë formë tjetër të relativizosh humbjen katastrofike të patericës tënde politike, Sali Ram Sheqere Berisha? Ngrihi lapidar Berishës, pa sa për parti, veç Fatmir Kajollit nuk ke patur anëtar tjetër ti.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Njeri i peshtire.

                          Fatmir Mediu kujton se mbase ? i shpeton nga Pergjegejsia e Gerdecit ! do ta hashe sa krahi ho Medi...dhe shko sa me shpejte tek Dyqanet ne Itali sic ke shkuar dhe bli nje pale Bizhame dhe nje üale tuta sporti se do te duhen per ne Rec..

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Njeri i peshtire.

                            Fatmir Mediu kujton se mbase ? i shpeton nga Pergjegejsia e Gerdecit ! do ta hashe sa krahi ho Medi...dhe shko sa me shpejte tek Dyqanet ne Itali sic ke shkuar dhe bli nje pale Bizhame dhe nje üale tuta sporti se do te duhen per ne Rec..

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Neveria, që s'na ndahet, quhet szarszerencse...

                              Ky është fatmut medhiu, ndyrësirë dhe çnjerëzor, korruptiv, imoral, llapaqeni më llapaqen, që shokun nuk ia gjen, bylëpirës i sahaleut, shtazarak, që nuk njeh asnjë normë morale në shoqërinë njerëzore, që me firmën e tij (sipas urdhërave të çunit të sahaleut) për punishten e Gërdecit vrau 26 shqiptarë, plagosi mbi 300 të tjerë dhe nuk e jepte dorëheqjen si ministër i mbrojtjes, derisa ia mbushi mendjen sabri godo... Kush janë ata plehëra, që i shkojne pas këtij kodoshi të ndyrë? Thonë na qenka midis të tjerëve edhe një këngëtare pe Korçe, që ky kodosh e merrte me vete nga Min. Mbrojtjes në atë të Mjedisit, ku e bëri edhe funksionare të lartë... Neveri, surrat mt!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Piktori

                                Sa I di rrumbullakja camit, pa pa pa , e luan bythen nga te kater anet

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qesh e ngjesh

                                  Thojeni cope - Kjo eshte Amnisti per Gerdecin d.m.th? Se mjaft te dalesh kunder Saliut sot dhe nga Dreq te ben Meleq me VKM ky Pushtet.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje