Rama falenderon qytetarët e Matit dhe të Klosit: Ju e bëtë detyrën tuaj, tashmë ne duhet të fillojmë punën

22 Maj 2023, 15:59Politika TEMA

Rama falenderon qytetarët e Matit dhe të Klosit: Ju e bëtë

Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki.

Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së.

“Nuk kemi ardhur për t’ju kërkuar vota por për t’ju falënderuar. Ju e bërë detyrën tuaj, tani na takon neve të bëjmë tonën që këtë besim t’ua kthejmë në punë të mira dhe mirësi dhe mbarësi për komunitetin tuaj. 

Shpeshherë dikush pëlqen t’i bjerë shkurt, të thotë se vota nuk ka vlerë por besoj se edhe këtu në Mat ashtu si në vende tëtjera, kushdo që sheh me sytë e tij, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta është e vërtetë.

Politika vlen dhe vota vlen, nuk janë të gjithë njësoj. E vërteta është që gjërat kanë ndryshuar dhe besoj se në këtë votë kaq plebishqiptare për PS është konfirmimi i besimit”- tha Rama.


Duke përmendur Bulqizën dhe Klosin, Rama tha me batutë se edhe pse këto dy bashki të qarkut Dibër njiheshin si vendi ku burrat dominonin dhe për ta krijoheshin legjenda, tashmë të dy bashkitë do të drejtohen nga dy gra.

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera.

Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzkaonsdhme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”- shtoi kryeministri.

 

6 Komente

  1. B
    Beni

    Jam i bindur qe keni per tr bere akoma edhe me te bukur kete vend,keshtu vazhdoni

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sindi

      Keshtu vazhdoni se po beni nje pune shume te mire ne kete vend

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roni

        Presim pune te mira ne kete qytet te bukur

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soni

          Investimet e reja do sjellin me shume zhvillim

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jona

            Po beni pune te shkelqyer ne gjithe Shqiperine

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dea

              Vetem perpara me ju

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje