
Kryeministri Rama ishte këtë të hënë në turin e falenderimeve në Pesahkopi ku veç votuesve të tij, falenderoj edhe demokratët, ata të cilët sipas tij “nuk e kaluan dot yberin për të votuar PS, por që zgjodhën të mos votonin as PD.
“Përveç gjithë atyre që votuan, dua të falenderoj ata që nuk e kapërcyen dot, por edhe nuk dolën të votojnë, nuk e ndyen dorën për të dhënë votën te një koalicion i cili ka ngrënë shuplakën më të rëndë ndodnjëherë nga shqiptarët që u bën bashkë duke votua apo duke mos votuar.
Unë do bëj çdo përpjekje që ajo harta elektorale, e cila për herë të parë është harta e një Shqipërie që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë dhe për herë të fundit. Jo sepse gjithmonë Shqipëria duhet të votojë partinë socialiste, por sepse ne duhet ta shtyjmë gjithnjë më shumë këtë shoqëri që të votojmë me mend dhe jo me tifozllik”,-tha kryeministri Rama në turin e falenderimeve në Peshkopi.
Jo “falenderoj” ne te kryerën e thjeshtë por “falenderoi”. Kujdes me gjuhën!