Sali Berisha ka përsëritur akuzat për blerje masive të votave në zgjedhjet e 14 majit nga qeveria. I bezdisur nga gazetarët apo zërat brenda opozitës që i kërkojnë të faktojë vjedhjen ai i akuzoi ata si avokatë të Edi Ramës.
"Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas.
Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama.
Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja.
Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin.
Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët.
Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro. Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta.
Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 për qind", tha Berisha.
As enveri nuk ishte si ky që kërkon me çdo kusht pushtetin
Ky haleja e Serbise jo vetem qe ka lindur por dhe do vdese mut ster muti
Në këtë pikë të lajthitjes ku ka arritur,përgjegjësia bie mbi familjen që nuk e mban mbyllur .
Ky Bërisha , ka marrë fund me të tana . Edhe ato pak mend që ka pat , rezultati i zgjedhjeve i ka boshatisur komplet kosheren . Ka marrë fund e fustan bashkë.
Thojini që ka fituar se do rrëshkasi fare me këtë ritëm të përditshëm.
vazhdon te jet i care tubacioni Ujrave te zeza ne Mediet Shqiptare dhe Muti vazhdon te dal e qelbi dynjane
Kjo ashte shpikje ma e madhe e birit te vukut e Sheqeres,per te akuzuar nuk duhen fakte por mjafton e shpif kjo shkolla e shpellakut dhe e kafsheve qe i shkojne prapa,kjo shpikje e ketij do rregjistrohet ne librat e shpellave
Pse me 50 dollar do u blinte votat 670 mije pensionisteve Rama or ti ??? Perkundrazi pjesa me e madhe e pensionisteve u merziten sepse e quajten si lemoshe. Lepuri flen diku tjeter Sali. Ti nuk frymezon dot votuesit . Leji prrallat me kursin e kembimit dhe shperblimet e pensionisteve dhe blerjen e nje vote me 500 euro. Duhet lider i ri opozitar shume karizmatik i perafert me Ramen ne menyre qe ta mundi ate. Me ty dhe me Liken ai do mbreteroje edhe shume vite
Ky njeri nuk ze mend vazhdon genjen dhe nuk do tja dije cfare mendimi kane njerzit per te qe nuk e duan.Ai nuk eshte vetem e keqja e pd por dhe e shqiperise sepse vendi ka nevoje per opozite qe qe te kete rotacion pushteti por me kete te rjedhur ne krye te opozites nuk ka asnje mundesi sepse eshte i provuar qe eshte hajdut i koruptuar dhe kriminel.Si kur vetem per nje akuze te shkoje ne gjykate ky denohet me burg sa te jete gjalle
Pensionistët jane grupi me i varfer i shoqerise shqiptare dhe ky zoteria qe flet merr nja dy milion leje e nuk di ku ti çoje se ky as kafe nuk pi me shoke. Ne mezi i prisnim ato para per shkak te rritjes se çmimeve e ky thote te mos i jepte,te mos asfaltoheshin rruget,sipas ketyre te nderpritej jeta per te fituar Berisha zgjedhjet pa u lodhur.10 vjet ne te gjitha zgjedhjet humbje dhe i njejtin refren " na i vodhen".
Doktori ka tē drejtë , historia e vjedhjes të votës eshte e vjetër që nga 96-ta , 2011-ta kur bëri Bravën kryebashkiak , 2013 -ta kur brenda në SHQUP , bëri Besprerin kryetar partie e tej e tej .
Po me Tomën ç’pate o Doktor , shiko TOLLUMBACEN FLORIRI , që e bëre forcë të I-rë opozitare në Këshillat bashkiake !
Doktor , Aldo Bumçi po kërkon prova dhe fakte për 14 majin , bile do i grumbullojë t’ja çojë nderkombëtarëve . Mos t’a ka dredhur ?