Humbja e thellë në 14 maj, Këlliçi: Jemi në periudhë reflektimi, do të kapërcejmë hatërmbetjet

23 Maj 2023, 12:08Politika TEMA

Humbja e thellë në 14 maj, Këlliçi: Jemi në

Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit në selinë blu. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i cili humbi përballë Erion Veliajt tha se në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet.

Ai u shpreh se do të mundohen të kapërcejnë hatërmbetjet për t’u bashkuar ndërsa lidershipi nuk do të ndryshojë. Me këtë dha mesazhin e qartë se Sali Berisha nuk do të largohet.

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se s’ka pasur vjedhje të votave, kjo nuk do të thotë që nuk ka pasur manipulim. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash.

Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë, duke nisur nga problemet që ne kemi pasur para procesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe më pas. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Ne duhet të vëmë gishtin në plagë dhe të flasim për zgjedhjet.

Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, reflektim do të thotë të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se çfarë nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në mbledhje. Të mblidhemi dhe të flasim”, tha Këlliçi.

3 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    O Kerric, o nip i deputetit te Esat Pashe Toptanit, sa te keni ne krye kreun e agjentures serbo-ruse , kryekriminelin dhe kryehajdutin e Vicidolit, kurre nuk do te fitoni ne Shqiperi.

    1. S
      Shpenka pe Korçe.

      Këlliçi mbeti një njeri i vogël dhe pa vizion . Nën hijen e non gratës nuk rritet dot asnjë lider i ri për PD . Po nuk u qërrua Sali Berisha nga skena politike , PD nuk ka për tu bashkuar kurrë . Si tillë e përçarë dhe coptuar në disa pjesë , ajo nuk ka për tu bërë kurrë fituese . Opozitën e ka të garantuar . Copat e PD historike janë : 1 - Foltorja e Saliut . 2 - PD e vulës me vulë humburit Tabaku e atë kavajsin me syza . 3 - Nën kryetari i parlamentit Gjeku i Markajve e kompani . 4 - Ai që rregullon diellin dhe rrërën e plazhit e kompani , që e ka xhan Saliun po nuk e do në krye . Mund të ketë edhe ndonjë grup tjetër që nuk është shfaqur ende , po dhe 4 nuk janë pak . Megjithatë të gjithë janë lepuj dhe stan me ta nuk bën dot .

      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O kungull po si ju vodhen votat ?me nje diference te tille ju thoni na kane vjedhur ?pse gjith shqiperine paguan socialistet ? Turpi ju mbulofte qe nuk arini te kuptoni qe populli nuk ju do .zhdukuni si parti se populli do te bjere rehat nga budallalliqet tuaja .

        Lini një Përgjigje