Deputeti demokrat: Na grinë këta të dyshekëve nëpër telefona, vdiqa mor burrë i dheut. Mban njeri përgjegjësi për të dhënat tona personale?

23 Maj 2023, 13:38Politika TEMA

Deputeti demokrat: Na grinë këta të dyshekëve

Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera u mbajt sot një seancë dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë vitit 2022.


Gjatë kësaj seancë, deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti një shqetësim që shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. Korreshi sheh shqetësuese telefonat që bëjnë kompani të ndryshme që bëjnë promocione për dyshekë.

Deputeti demokrat duke u nisur edhe nga eksperienca e tij duket se ka dalë në përfundimin se këto kompani përpos numrit të telefonit, kanë akses në të dhëna të tjera të qytetarëve, si mosha, vendbanimi e të tjera. Korreshi pyet nëse kompanitë celulare mbajnë përgjegjësi për këtë çështje.

“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut.

Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara.

E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera", tha Korreshi.

 

3 Komente

  1. R
    ROÇKA PE KORÇE

    o pdiest dysheket te bejne nder se jane per te qire ne jrevat

    1. R
      ROÇKA PE KORÇE

      o pdiest dysheket te bejne nder se jane per te qire ne jrevat

      1. T
        Tironci

        Ore Korresh,i harrove msg qe morren te gjithe qytetaret e Tiranes nga kandidat Kellici !? Tironci

        Lini një Përgjigje