Zgjedhjet e 14 majit, KQZ ‘certifikon’ rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 13 bashki të tjera

23 Maj 2023, 16:12Politika TEMA

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ ‘certifikon’ rezultatin për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera.

Nëpërmjet seancës të zhvilluar në KQZ, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.


Deri më tani, është certifikuar rezultati për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendor në 23 prej bashkive të vendit. Ndërkohë opozita, ka kontestuar rezultatin në disa prej këtyre bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

Ndërsa në Belsh dhe Kuçovë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për kryebashkiakë duke pretenduar për shkelje të bëra gjatë procesit të numërimit dhe ndikim të paligjshëm nga PS ndaj zgjedhësve në 14 maj.

3 Komente

  1. a
    ala gjall rropsia me KQZ !!!!!!!!!!!!!!

    ky plehr duke lejuar Kriminelin bejleri te kandidopje futi Shtetin Shqiptare ne nji Problem ne nji Konflikt qe do i kushtoje Shqiperise ne rrugen e saj per ne BE . Mos eshte ushkari i saleh Kryekurves se Kombit ky maskara gjakftohte si Gjarper !!!!!!!!!!!! Normal ky , duhej arrestuar per tradheti ndaj Atdheut

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alibeu

      Nuk eshte plehre ky i kqz, pos skuth ,ka mbetur I goditur qysh kur I ndjeri olldashi mbeti ne krabe ....... Eshte kunati I fate gerdecit ,gjarperi I fshehur pas gurit.....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        A i keni marre leje Berishes per te legalizuar k.bashkiaket.Kot po ja fus por Bejleri nuk ka asnje precedent qe t'a ndaloje per te konkuruar ne bashki as ne Shqiperi as ne Greqi .Edhe une jam i bindur ne ato qe fliten si edhe ti por kjo eshte verteta por me sa duket drejtesia ka fakte te forta qe e mbajtjen te arrestuar.edhe nje muaj te denohet ai e humb bashkine

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje