
Analisti Skënder Minxhozi komentoi deklaratat e bëra sot nga Sali Berisha ndërsa foli për vjedhje të zgjedhjeve.
“Votat janë shitur e blerë rregullisht në Shqipëri. Të gjitha partitë kanë shitur e blerë votash prej vitesh. Por kjo që Berisha thotë për zarfat e avantazhet që qeveria i ka krijuar vetes, është një boshllëk në ligjin elektoral, pra është një boshllëk që duhet rregulluar edhe për zgjedhjet lokale, jo vetëm ato parlamentare.
Kur dëgjon këto të vjen keq që PD, të dy PD, dolën në këto zgjedhje me pjesëmarrje të plotë, më keq sec doli Basha me bojkot total të zgjedhjeve. Sot, ka 7 bashki që vlejnë të gjitha bashkë më pak se Shkodra. Dhe kjo është për të ardhur keq. Sheh që ka një krizë votash që nuk të lejon as për të ardhmen. Dramatike është edhe fjala reflektim, do të thotë defacto, mosmbajtje përgjegjësish.
Thonë të hapemi, po cdo të thotë hapja, është një farsë një dekor për zyrën e kryetarit që është i njëjtë prej 32 vitesh.” – u shpreh Minxhozi ndërsa komentoi edhe pretendimin e Berishës, për numërimin elektronik.
Ndër të tjera Minxhozi sygjeroi një rinumërim të votave, për bashki ku u numërua elektronikisht, edhe pse sikundër u shpreh diferenca ishte e madhe nga veriu në jug të vendit.
“Problemi është diku tjetër, duke parë shifrat në bashkitë që u numëruar elektronikisht raporti nuk kërcet. Kemi rezultate te thella edhe me numër manual, pra nuk është vjedhur përmes teknologjisë. Nuk është diferenca në votë manuale dhe votë elektronike.
Nuk është se në vorë, kamëz e Elbasan bie në sy një rezultat i thellë, kjo bie në sy nga Tropoja në jug. Nëse do kishte kërkesë, do isha të ketë një numërim fizik të të paktën të njërës prej bashkive dhe të shihet a përputhet rezultati fizik me atë elektronik.” –tha ai në studion e Tirana Live.
Zoti Minxhozi, me 2019 Basha nuk beri bojkot, por PUSHKATIM PARLAMENTARIZMI! Ka dallim thelbesor. Ne vijimin e pushkatimeve qe kishte bere ne 1997, me 21 Janar 2011, ajo qe beri ne 2019 ishte kapaku politik, juridik, ushtarak, moral i varrit te saj. Aty mbaroi nje krijese artificiale e sajuar brenda dites, me sakte, brenda nates, ne ate vit te larget 1990. Ajo qe shohim sot e ka themelin pikerisht ne menyren si u formua ajo parti, kush e krijoi, qellimet pse u krijua, antaresia qe thithi. Hiqeni nga mendja: Ishte parti me emrin demokratik pikerisht per te vrare demokracine natyrale shqiptare! Kaq. Ketu mbaron filmi, jo atje ku e coni ju.