
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar këtë të martë projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore, përfshirë ministrat dhe deputetët. Këta të fundit, do të marrin rritje page me koeficient 0.73, pasi të ketë përfunduar e gjithë reforma vitin e ardhshëm.
Pikërisht për këtë vendim ka folurdeputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti e njëkohësisht nënkryetare e komisionit të Ekonomisë.
Gjylameti u shpreh se u zbatua ligji për pagat, në mënyrë që të shmanget korrupsioni dhe të ketë shërbime cilësore për qytetarët.
“Besoj se lajmi për të gjithë qytetarët nuk është a u rritën pagat për deputetët apo ministrat, por është rritja e pagës për të gjithë ata që janë punonjës të administratës publike dhe në mënyrë të posaçme për ata që janë në disa sektorë të rëndësishëm të shtetit shqiptar, sikundër është pjesa e mësuesisë. Vijojmë kështu me mjekët, mjekët specialistë, ata të familjes dhe të gjitha nivelet e administratës publike.
Ne me vetëdije para disa vitesh kemi arritur që një prej reformave më të rëndësishme, që është ajo në drejtësi të thyenim hierarkinë e pagave në Shqipëri. Këtë e kemi bërë që jo vetëm të shpërbleheshin në mënyrë adekuate dhe dinjitoze të gjithë ata që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, për të shmangur atë pjesën korruptive dhe për të pasur një trupë gjykuese sa më të vlerësuar.
Ky ishte momenti i parë që theu atë që është hierarkia e pagave. Në Shqipëri funksionon me ligj, ku Presidenti është paga më e lartë dhe kushdo tjetër që është në administratën publike apo me funksione në institucionet kushtetuese i referohet pagës së Presidentit. Në reformën e pagave, rritet paga e presidentit dhe gjithë pjesës tjetër, përveç dy elementëve ministrat dhe deputetët.
Për të arritur që të kemi një shpërblim për punën, por nga ana tjetër të mos kemi thyerje të hierarkisë së pagave sot patëm ato propozime nga kolegët e opozitës. Besoj se ju e keni përcjellë arsyen e këtij vendimi që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për rritjen e pagave të ministrave apo deputetëve. Sot kemi të bëjmë me një nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë qeveria shqiptarë në vazhdën e vendimeve të rritjes së pagave.”
Ky vendim sipas saj vjen edhe për të “thithur” sa më shumë punonjës drejt sektorit shtetëror.
“Ndërkohë nga ana tjetër ne e dimë që ka një boshllëk të madh në treg mes atyre që janë të sektorit privat me sektorin shtetëror. Duke qenë se sektori privat ka paga shumë herë më tërheqëse për individë të caktuar, shikojmë një spostim nga pjesa e administratës publike drejt sektorit privat. Kështuqë rritja e pagave në administratën publike bën që të jetë jo vetëm konkurruese në treg, por të ketë dhe shërbime më cilësore për qytetarët.”
E pyetur nëse ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes deputetëve për këtë propozim, deputetja e mohoi.
“Patëm një propozim nga kolegët në Komisionin e Ekonomisë, kemi pasur propozime dhe nga Komisioni Ligjor dhe sot vendosëm mos të kishim shmangie duke i pasur të gjithë funksionarët publikë nën çatinë e hierarkisë së pagave. Nëse qeveria kishte propozim për shtyrje të afateve kohore për të arritur të mbyllej gjithë reforma dhe të kishte një moment tjetër pjesa e rishikimit të pagave për deputetët, sot u vendos ndryshe. Nuk ka të bëjë me marrëveshje të fshehtë dhe asgjë, duhet të ndryshojë perceptimi që ka publiku për politikën. Unë nuk dua të them që në politikë hyn gjithkush për interes publik, por ndërkohë ka plot kolegë që janë të nderuar dhe kontribuojnë për interesat publikë.
Tani fillon babezia per t'u zgjedhur de(r)putete.
Ju jeni te gjithe plehra.Mashtruat para zgjedhjeve se nuk do kete rritje per deputetet dhe sa moret karriget i kthyet krahet popullit fukara,te paturp, felliqesira jeni te gjithe,dyfishuat pagat tuaja,ju injorantet qe edhe ato qe merrni sot i keni shume.Po mire ja beni ketij populli qe ju mban ne kurriz ju hadute.
Ik mi idiote,vjedh hajdute.Ju ti ngrinit,por per legjislacionin tjeter.Nuk eshte e moralshme te rrisni rrogat per vete,biles per mendimin tim mos tu rrisnin asnjehere,deri ne vitin 2035.Ju gjoja punoni per popullin,keshtu thoni,atehere ta konsiderojme deputetllikun si veshteresi qe ju po beni gjoja per kete vend,keshtu ai qe zgjidhet te kete rroge normale,te hiqni privilegjet,qe ju mbyten etc etc.Race bastarde.
Rritja e rrogave te deputeteve dhe soj e sorollopeve te politikes nje veprim dashakeqas per popullin e thjeshte sidomos nje shperfillje e plote dhe ne menyren me absurde per pensionistet.Politikanet kur vijne zgjedhjet medemek shqetesohen per pensione e uleta pas zgjedhjeve pensionistat harrohen nga te gjitha palet dhe ulurasin per 5000 leke te qelbura qe na japin .Me kete rritje deputetet marrim ne nje dite aq para sa pensionistet e marrin ne nje muaj.
po per pensionistet qe punuan falas dhe qe po vilni mundin e tyre me pronat qe keni pervetesuar , a mendon ndonje ? cfare do te thote 0.73 zonja Curre? qe per vete do beni rritje 73% ? te pangopur,qe i bete gropen vendit dhe kombit.
Per pensionistet, besoj tek propozimi i vasalit te Sali Berishes qe tu behet varrimi falas. Jazek, thote turku per raste te tilla dhe hallall per veten tuaj. Te marre nje deputet 3 miljone leke dhe nje pensionist 100 mije, kjo eshte ti vesh flaken parlamentit dhe Shqiperise. Perfundimisht kete na pruri demokracia se ne diktature nje specialist i larte merrete gjysmen e rroges se kryeministrit shqiptar, pa lere ca qe punonin ne sektor nafte e merrni sipas punes deri ne 14, 15, e 16 mije ne muaj, por keto nuk i dine sot ose bejne sikur nuk i dine. JU sot hani dhe dhisni pa dogane, por ne varr njesoj do shkoni, veçse juve do u a prishin varrin.