
Nga Ylli Pata
Artur Bibe, një nga reporterët më të mirë shqiptarë që e njeh politikën e Athinës zyrtare si dhe zhvillimet e kalcelarive Helene në lidhje me Shqipërinë, përdori një metaforë të qëlluar për rastin “Beleri”.
Duke raportuar nga Athina, ai e cilësoi këtë rast si një “mish të grirë” për tu servirur si qofte e ftohtë nga Tirana e Athina zyrtare në sikletet politike.
E në fakt, ditën e arrestimit të tij, është thënë nga ne që Fredi Beleri është një “kartë zgjedhore” më shumë se për 14 majin, ku ishin zgjedhjet vendore të Shqipërisë, për 21 majin, që janë zgjedhjet parlamentare të Greqisë. E siç duken bathët, “kaoni grek” siç e quan veten njeriu që fitoi ngushtë më 14 maj, do të vijojë të jetë kartë, edhe për zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në fund të qershorit, që i shërbejnë Kyriakos Mitrsotakisit, që të marrë kontrollin e plotë të Parlamentit për të qeverisur i vetëm.
Kjo u pa qartë, e ka shumë gjasa, që krisma e kësaj “tragjikomedie greke” alla qofte me xaxiqi. Të paktën deri në vjeshtë, kur të instalohet qeveria e re e Athinës e të mbyllen diskutimet në mazhorancë, e të fillojë llogaridhënia te Syriza e opozita greke.
Që Misotakis kërkonte një sherr në Himarë, u pa qartë kur erdhi në dhjetor 2022, e mbajti miting duke shkelur portokollin e shtetit shqiptar, e në vend të kryebashkiakut Goro, mbajti Fredi Belerin në krah. Por nuk u mor vesh se pse Sali Berisha e Ilir Meta i hynë këtij telashi, ku politikisht atyre më shumë i dëmton sesa i forcon.
Sipas të gjitha gjasave, ishte një akt kamikaze i dyshes së vjetër, e këtë e përforcon fakti se edhe mbështetësit e tyre mediatike vijojnë t’i bien tupanave të kësaj “çështjeje” nëpër panele.
Me mbështetjen e Fredi Belerit, Sali Berisha(Meta nuk se ka mbështetës në territor) ka humbur përfundimisht një bazë të rëndësishme e të vjetër mbështetjeje në Himarë, Borsh, Pilur, por edhe fshatrat e Labërisë. Si dhe natyrisht në jugun e vendit. Ajo bazë që ka lidhje të fortë historike me të djathtën tradicionale, e persekutuar dhe e sakatuar nga komunizmi, i përket një sentiment itë fortë patriotik, që nuk do t’ja falë Berishës proçkën me Himarën.
Por Berisha nuk e ka bërë për herë të parë këtë gjë, kjo është thjesht përsëritje, por atëherë doli fitues e i shkoi për mbarë. Në vitet 2000 Sali Berisha ishte i dërrmuar ndërkombëtarisht, e pikërisht për të dalë nga ai qerthull, ai arriti nën rrogoz të prodhojë sherrin e vitit 2003 në Himarë, çka në masë më të madhe trazoi gjakrat por edhe marrëdhëniet Tiranë-Athinë. Në atë kohë Beleri ishte një prej “ushtarëve” të ardhur me autobuza që thërrisnin “Al Kaeda”, duke akuzuar qeverinë e Fatos Nanos.
Ishte koha, kur shërbimet secrete greke, tradicionalisht pranë të djathtës, përgatitën kartat e reja që Greqia do të duhet të përdorte me Tiranën, që dolën menjëherë sapo Sali Berisha erdhi në pushtet. E që të gjithë i dimë: varrezat e ushtarëve grekë si dhe çështja e detit, duke shtuar këtu edhe shtetësinë për Janullatosin. Këtë të fundit e kanë refuzuar të gjithë Presidentët e kohës: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, por në fund e bëri Ilir Meta.
Siç e dimë, çështja e varrezave të ushtarëve greke u kthye në një tragjikomedi edhe më e shpifur, ku përfundoi me marrje eshtrash nëpër varret e shqiptarëve për t’i shitur si skelete të rënësh. Me një fjalë një turp i madh që Sali Berisha e hëngri me bukë, së bashku me firmosjen e paktit të detit, vetëm për një qëllim. Pasi Athina ka pasur një rol të rëndësishëm në çarjen e izolimit që ai ka pasur në arenën ndërkombëtare. E këtë, tentoi ta bëjë edhe Ilir Meta copy paste që nga 2016 kur u prish me Ramën, e i ndërseu qeverinë e Alexsis Tsiprasit dhe aleatët e tij të djathtë ultranacionalistë.
Por sot, situata është krejt e ndryshme, pasi qeveria aktuale e Athinës është një nga aleatet më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E treguar qartësisht në vizitën e Mitsotakis në Uashington, ku mbajti edhe një fjalë në Kongresin Amerikan. Protokoll ky, që i rezervohet politikanëve që cilësohen si më të afërt me SHBA-në.
Ndërkaq, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, Mitsotakis nuk do të ketë më nevojë për Himarën për të mbijetuar, pasi në qershor do të marrë një shumicë dërrmuese të Parlamentit ku mund të qeverisë rehat gjithë mandatin e dytë.
Berisha shpresoi se duke aktivizuar minën me sahat politike me emrin Beleri, mund të ringrihej sërish pas rrëzimit që i ka bërë SHBA më 19 maj të 2021-shit. Por përveçse daci njëherë bie në kos, edhe Athina, por edhe Tirana nuk është më ajo e 2003-shit.
Sala nuk është politikan, por hileraqar. Atij i dha të kuptonte pak politik qëndrimi me familjen e E.Hoxhes, pastaj e ngriti më lartë R.Aliaj. Saliu futi frymën e rrëmujës dhe te keqpërdorimit të shtetit. Saliu nuk ishte i aftë të krijojnë shtet ligjore (krijoj shtetin e Plepave). Nuk ishte i aftë të përqafonte të BUKUREN, syri i tij preferonte të shëmtuarën (kioskat ne Tiranë). Nuk ishte i aftë të krijonte sistem bankar (por krijoj firma piramidale). Nuk ishte i aftë të krijonte zgjedhje të lira (por futi frymën e vjedhjes së votës për të mbajtur pushtetin). Nuk ishte i aftë të kuptonte si funksiononte shteti (por krijoj 97). Nuk ishte i aftë të ndërtonte (por inaguronte çdo km rruge..inagurojm km e 5st...pas një muaji, inagurojnë km e 6 shte). Nuk ishte i aftë të ndërtonte një rrugë (por thotë ndërtova rrugën e kombit (e cila nuk ka mbaruar akoma).Nuk ishte i aftë të ndërtonte (por futi frymën e vjedhjes së pronës). Ai ka treguar paaftësi. Tani që nuk ka mbështetje k/ndërkombëtare nuk fiton, por kthehet në gjenezën e tij (me vodhen). Nuk po rendis me sepse ka aq shumë sa nuk dua të humbas kohën me gjëra pa vlere
Ke haruar të thuash atë më kryesoren,Saliu ËSHTË KRYETRADHËTARI I KOMBIT DHE SHTETIT SHQIPTAR ndaj duhet dënuar me VDEKJE!
Koment shterues .
Sali kufoma ka vdekur politikisht menderisht, do te hyje ne histori si tradhetar i interesave kombetare..si Zogu
o o zoti Hileraqar,nuk eshte plotesisht keshtu.Sala nje fshatar nga VIcitori dhe veshllapush nga nuhatja politike i PERKET KATEGORISE NJEREZORE '" QE NUK DIN TE NUHASE E TE PERQAFOJE TE MIREN.TE PERPARUAREN por "din te llomotisi jashte rrethit te politikes.
Tani Sali Berisha, Ilir Meta, celula te kishes se janullatosit, oligarke himarjote filoruse e filogreke dhe qarqet estremiste greke antishqiptare, jane ushtare te sherbimeve sektete ruse, qe po kerkojne destabilizimin e Shqiperise dhe mardhenieve greko- shqiptare, per te goditur reputacionin amerikan dhe sigurine e aleances euroatlantike, brenda vetes dhe mbi te gjitha Shqiperine si nje baze te rendesishme te luftes ne Ukraine apo Iran. Eshte nje lloj sulmi Rus i akorduar me sulmin iranian per destabilizimin total te Shqiperise. Sali Berisha edhe tani gjysem budalla, gjysem cyryk, gjysem i pjerdhur dhe krejtesisht i rrenuar, po luan perseri nje karte te poshter kunder Shqiperise dhe aleances me Perendimin, por aq te frikshme per lekuren e familjes se tij.
E thjeshte per destabilizim ....do lexoni tani dokumente te CIA .... Dhender Serbe i paguar nga rublat Ruse fatkeqsia eshte injoranca votuesi analfabet
E pakuptimte ishte vota qe mori Beleri ne lumin e vlores.Turpi i mbulofte ata gjakprishur qe shiten shpirtin per 50 euro
Sales i duhej kjo situate per ti bere presion politikave te US, deshiron tu thote qe eshte i afte te trazoj fort situatat ne ballkan nese US vazhdon ta godase
Veprimet e të dyve, Salës e Ilirit, tregojnë se Athina, përveç shumë e shumë shërbimeve të shteteve të tjera, i kanë në dorë e sa herë kanë nevojë i nxjerrin letrat… veproni, ndryshe ju nxorra bojën. Ata kanë kohë që kanë ngrënë çorbë të prishur, jo një lugë por një tenxhere, dhe vjellin vrerë për ditë. E të mendosh që kanë qënë kryeminister, president, ministër i jashtëm, kryetar kuvendi…si ujqër që ishin i kishin mëlçitë në qafë, bënë me Shqipërinë si deshën, por koha do t’i gjykojë për tradhëtitë e tyre.
Veprimet e të dyve, Salës e Ilirit, tregojnë se Athina, përveç shumë e shumë shërbimeve të shteteve të tjera, i kanë në dorë e sa herë kanë nevojë i nxjerrin letrat… veproni, ndryshe ju nxorra bojën. Ata kanë kohë që kanë ngrënë çorbë të prishur, jo një lugë por një tenxhere, dhe vjellin vrerë për ditë. E të mendosh që kanë qënë kryeminister, president, ministër i jashtëm, kryetar kuvendi…si ujqër që ishin i kishin mëlçitë në qafë, bënë me Shqipërinë si deshën, por koha do t’i gjykojë për tradhëtitë e tyre.
Qellimi eshte i qaerte: vec perfitimeve personale, ky njeri kerkon qe duke futur ne konflikt Shqiperine me Greqine , te pengoj sa te jete e mundur pranimin e Shqiperise ne BE.Sa do te jete BE-ja ne gjendje ta vleresoj kete loje te presim e te shikojme.