Politikanët ‘non grata’, dy senatorët amerikanë: Shqipëria duhet t’i largojë nga sistemi

24 Maj 2023, 15:30Politika TEMA

Politikanët ‘non grata’, dy senatorët amerikanë:

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, në një intervistë për A2 CNN me gazetarin Ervin Koçi, u shprehën se pastrimi i politikës nga elementët korruptiv është një proces që duhet të ndodhë.


Kur u pyetën se çfarë mendojnë për faktin që në zgjedhjet e para pak ditëve, dy persona të shpallur “non grata” nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, udhëhoqën fushatën për dy parti, Peters u përgjigj: “Është e rëndësishme për t’u siguruar që vendi lufton korrupsionin dhe e largon atë jashtë politikës në Shqipëri.

Që të ndërtohet një demokraci e fortë, njerëzit duhet të kenë besim tek sistemi, të besojnë se personat që i përfaqësojnë nuk janë të korruptuar në asnjë mënyrë. Kështu që Shqipëria duhet të vijojë rrugëtimin për ta përmirësuar demokracinë, të gjithë e bëjmë, edhe ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojmë për këtë gjithë kohës. Demokracia nuk është diçka që merr dhe e ke, por është një sfidë e përhershme.

Duhet të sigurohesh pa pushim që po Lufton për parimet e një shoqërie të hapur demokratike. Në fund të fundit, janë qytetarët e Shqipërisë duhet të insistojnë që korrupsioni të dalë nga sistemi në mënyrë që demokracia të forcohet këtu”.

Ndërsa Senatori Murphy theksoi: “Shqipëria ka bërë përparim domethënës në luftën kundër korrupsionit.

Sigurisht, ka ende reforma për të zbatuar, por që tani ne kemi parë ecurinë pozitive në sistemin gjyqësor ku ata që ishin brenda sistemit dhe kërkonin të përfitonin nga postet e tyre, po largohen dhe ky është një sinjal i vërtetë që ky vend është i vendosur ta luftojë korrupsionin.

Mendoj se Senatori Peters ka të drejtë, të gjithë kemi vështirësitë tona, apo jo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i bien botës qark dhe të pretendojnë përsosmëri. Edhe demokracia jonë ka probleme.

Ndaj, një nga arsyet se përse ne jemi këtu, është që të punojmë mbi problemet e përbashkëta, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz që votojnë në zgjedhje dhe që ndëshkojnë edhe më shumë këta abuzues kudo mundemi. Këto janë probleme të përbashkëta dhe ne jemi të angazhuar për të gjetur zgjidhje për to”.

12 Komente

  1. N
    Noci

    Te pakten ata dy nuk kandidojnë.kurse i madhi do te behet k.minister.Edhe nje grusht amerikan i peshave te tenda per non greten

    1. S
      Sllobodanka

      Hahahaha! Nongraten Sali Berisha e do Ed Ramsi per dordolec ne Kuvendin e Shqiperise, e doi vete ai se pse; po te donte me shumice votash ia hiqte mandatin e perfaqesuesit te popullit ....

      1. N
        Nemesis

        Jo po koerenca e kryeministrit ishte fantastike. Nuk bashkepunojme me non grata, nderkohe ne koalicion nen driten e diellit me super Tomen. Po atdheut mire t'i behet, sipas kokes festen.... Dhe i takon shqiptareve te zgjedhin politikanet e tyre jo miqve te kimes me shoke.

        1. E
          Evisa

          Zgjidhja dihet zotërinj, kundër njerëzve të korruptuar vepron drejtësia. Por drejtësia tek ne nuk vepron, sepse politika merr përsipër t'i "dënojë" vetë. Dhe duhet pranuar se i dënon në mënyrë ekzemplare, (po të perifrazonim një të dënuar që e ka shumë për zëmër këtë fjalë) duke i ndihmuar të bëhen kryetar partish apo koalicionesh, deputet, e më the e të thashë....

          1. k
            koli

            Keni jharruar te shkruani qe jane dy senatore te se majtes.

            1. T
              The truth

              Keta senatoret demokrate qe rrine gatitur para Alexander Soros. Po nuk kane asnje vlere keta o Ymer. Asnje ndikim me shume se Kimetja.

              1. A
                Arben

                I njeh mire keta senatore or mik apo jeton ne maj te malit ne Shqiperi? Mos fol per gjera qe nuk I di.

              2. A
                Anonim_278

                Ishallah insistojne per tu zbatuar vkm 1185

                1. A
                  Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq.

                  Degjoni keta dy pellat se nuk hane mut kot ata. Kane eksperience djali i Presidentit Biden, Hunter eshte deri fyt i kapur me korrupsion paguhet ne bordet e kompanive te naftes ne Ukraine dhe babit te tij qe bredh me pampers nuk I ka hyre gjemb ne kembe. Biden jo qe nuk largohet por ka shpallur kondidaturen per nje mandat te dyte ne 2024.

                  1. O
                    On

                    Berishen erdhi e takoi Bush. Dhe si perfundoi?! Keshtu qe.....

                    1. M
                      Mirë thanë , po kujt j’a thanë ?

                      Mirë e kanë amerikanët , po ç’ka thene i ndjeri Namik Hoti ?

                      1. B
                        Benet Beci asistent I Tomes ne bashkine e Shkodres

                        Kryeminister de facto I Veriut te Shqiperise eshte kavalier Tom Doshi. E ka per nder titullin "non grata". Me kete titull aristocratic "kalores non grata" ne zgjedhjet e fundit korri fitore Cezariane ne gjithe veriun. Seshpejti do I turret jugut. Do jete kryeministri me I dashur I shqiptareve per dy vjet. Ku eshte problemi ketu? Te gjithe per Kavalier Doshin. Kanguri dykrenor nongrata per kryeminister!!

                        Lini një Përgjigje