Berisha non grata, Klosi: SHBA e dënoi, tani duhet të veprojë drejtësia shqiptare

24 Maj 2023, 16:53Politika TEMA

Berisha non grata, Klosi: SHBA e dënoi, tani duhet të veprojë

Ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi në një intervistë për ABC News tha se zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë treguan se ka rënë fuqia e Sali Berishës dhe se populli nuk e beson më.

Duke u ndalur tek shpallja non grata, Klosi tha se SHBA e dënoi Berishën ndërsa tani duhet të ‘flasë’ drejtësia shqiptare.

“Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Humbi Berisha. Populli nuk i beson më. Është akoma i fuqishëm në PD sepse ka akoma militantë.

Por nuk mjaftojnë këto vota për të qenë i rëndësishëm. Ajo pjesë e elektoratit që quhet gri që nuk janë militantë as të njërës dhe as tjetrës janë larguar nga Berisha.

Kjo deklaratë e CIA-s do të bëjë punën e vet. Ai i ka hapur luftë Amerikës. Ka bërë disa deklarata të paarsyeshme për të shpëtuar figurën e tij. Amerikanët nuk do të rrinë në heshtje. Amerikanët e kanë dënuar. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Kanë një përgjegjësi.


Nëse SHBA, një aleat kaq i rëndësishëm bën një deklaratë kaq të rëndësishme është detyrë e qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për të dhënë një opinion të vetin.“, tha Klosi.

 

2 Komente

  1. L
    Liria

    Padyshim qe me Sali Berishen duhet te merret SPAK; por me pare, meqenese nuk pranon te dorezoje mandatin e deputetit vullnetarisht, duhet te largohet me shumice votash nga Kuvendi i Shqiperise. Pastaj hyn ne loje SPAK-u. Por Saliu i duhet ED RAMSIT ta kete ne krye te PD-se.

    1. A
      Arturi

      Ke shume te drejte Sali Berisha duheshe me kohe te ishte perpara drejtesis si kriminel i Shqipetareve ,por me mire vone se sa kure Le te shohim se cfare drejtesie kemi,dhe cfare dote beje drejtesia per Sali Berishen. Per kete njeri te uryer te shqipetareve dhe Partnereve strategjik kombetare

      Lini një Përgjigje