Deputetët do të marrin rrogë 3 milionë lekë, Petro Koçi: Është në dinjitetin e vendit! Nuk kemi makina dhe as shofer, po rrezikojmë jetën

24 Maj 2023, 16:30Politika TEMA

Deputetët do të marrin rrogë 3 milionë lekë, Petro

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për rritjen e pagave, të cilat do të miratohen këtë të enjte në Kuvend. Ai shpehu shqetësimin i ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN duke thënë se dikur deputeti kishte makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, kurse sot nuk ka.

Duke iu referuar këtij trajtimi deputeti socialist u shpreh në A2Cnn se parlamenti sot nuk e ka këtë llok dinjiteti.

“Kemi të bëjmë me një rritje pagash në përgjithësi, në të gjithë sistemin buxhetor. Por, mendoj që një status deputeti prej langaraqi do ta bënte edhe vetë Parlamentin langaraq. Këto diferenca hapin debat dhe diskutim, por është në dinjitetin e një vendi që Parlamenti të ketë një trajtim normal.

Aktualisht, nuk e ka këtë lloj dinjiteti. Sot deputeti është vetë sekretar, vetë shofer… Dikur ka patur makinë dhe shofer në dispozicion nga shteti, nuk kishte nevojë të rrezikonte jetë një person i cili shpenzon orë të tëra në debate dhe takime, e pastaj të kthehet në shtëpi në orët e vona.”- tha deputeti socialist.

“Megjithatë, unë nuk besoj se deputetët janë ligësia e këtij vendi. Nëse marrim sot nivelin e jetesës dhe pagat, deputeti, edhe me ndryshimet që do të hyjnë në fuqi, nuk është nga më të paguarit.

Nëse marrim pasanikët e këtij vendi, deputetët janë fundi i kavallit. Ka edhe nga ata që janë biznesmenë, por po flas për ata që janë vetëm deputetë, që nuk kanë biznese. Nuk është se kjo na çon në një pozicion kaq shumë të lakmueshëm”, shtoi Petro Koçi.

34 Komente

  1. j
    jim

    Me gjej nje vend ku nje deputet te marre10 here me shume se minimumi i rroges punetorit. Nje punetor ne Canada merr 2,500 $ dhe nje deputet i ketushem merr 15,000 $. Pra vetem 6 here me shume.

    1. N
      Nuk eshte aspak Korrekt i nderuar .

      Sigurishte qe ju si Deputet duke pasur konflikt interesi ,s'mundet te jeni kunder i nderuar Petro . Por problemi eshte se ky Shtet ,kjo Qeverri nuk rrespekton Prirjoritet ne kte vend . Qe do te thote ; se okay , do rrisi Rrogat , por jo te jen Deputetet te paret ,nderkoh kur populli shqiptare po largohet cdo dite nga ky vend sepse nuk Jeton dot ! Ne nji kohe ku, Pensionisti ,ai brez qe Inteltkualesh ,Artistesh ,Ushtarkesh ,Inxhinjeres ,Teknikes qe i dhane aq shume ktij vendi ,qe ndertuan ate Bazament mbi te cilen eshte gjall sot ky vend , mezi mbijetojne , suhqimi i shtrenjte ,ilacet , kjo ajo ______dhe ju si Deputete e Politikan # nga bandat ne Parlament , nuk duhet te beni sikur s'e dini _________me gjithe Shkaterrimin e Apokalipsin Demokratike te Krimineleve te Organizuar ne Politike udhehequr nga Kryekrimineli saleh brrisha me bandat e tij , ky vend mbijetoj , nderkohe qe Deputetet e Shqiperise jane shumica Miljonere _ qe me Rrogat e Deputetit nuk i justifikojne dot para Drejtesise _ dhe te kerkosh sot ngritje dyfish te rroges se Deputetit eshte sinqerishte Kriminale ,eshte vertete nji poshterim qe ky Pushtet i ben populllit Shqiptare ! Ju deputet duhet te ishit te fundit , (jovetem sepse s'e justifikoni KURR ato shuma qe paguheni deri me sot , ku me dieta ,nafte telefon etj etj Favore me Ligjet qe keni ber posacerishte per Bythet tuaj si Politikane , qe paguheni edhe tre vjet - mbasi dilni lashte Loje kjo eshte Kriminale eshte pafytyresi ,e denueshme . _______ Nuk dua te vazhdoje se kjo Teme kerkon nji audience ne Rruge nga gjithe Shqiptaret deri sa ju si qeverri te hiqni dore nga kjo Maskarade dhe pa i rritur Pensionet e rrogat e puntorit te thjeshte e fshatarit para cdokujt ne Shqiperi mos te largohet nga shehsi para Parlamentit te Maskarenjeve e Krimineleve e Tradhetareve te Kombit ! __________ E fundit : Sa do shkoj Bursa e nji Deputeti te ri ,nqs Deputeteve ekzistues do marrin 3 Miljon ? Ta them un me hamendje . Karta e Deputetit ne Shqiperi do arrije ne Kuotat e 500.000 €uro ne dore !!! Shpresoj ti therrisni Arsyes e mos te beni Gangsterrin me kte popull se mundet ta pasoni keq

      1. P
        Pensionisti

        Ju vertet nuk jeni e keqia e ketij vendi.Ju jeni pocaqia e ketij vendi.Per vehte menduat per pensionistet qe vuajne urie dhe kane dhen gjak e djers per kete vend nuk e shqepet gojen.Mos i gezofshi ato qe do merni

        1. P
          Pero dinjitozi

          O Petro, mirë e ke ti, po ndani ca gjëra se ne të tjerët na mori lumi, e kam fjalën ca të marrin, kuaj me shalë, ca mushka ca gomarë dhe pak o gjë me vetura mirë ne qytetaret me këmbë, dhe pensionistët të kthehen me karro me kushineta herë të shtyjë plaku e herë të shtyjë plaka. Po ne ish naftetarët që u shqyem dhe nuk morëm asnjë bidon me naftë a bombul gazi kur ju mësuesit shkonit në orën 8 dhe në oren 13 e hanit gjellën e ngrohtë, veç pushimeve verore e dimërore, apo flet vetëm për deputetët ne të tjerët i harruat i latë me pensione për të lozur domino, as prona, as pensione për të qënë as respekt, ne nuk paskemi nevojë për këto? po ne nuk na duhet dinjiteti?!

          1. t
            tefiku

            Po rrezikoni jeten? Lufte te madhe boni ne kuvend juve e keni kthy ne nje kafene te dores se fundit.Keni te drejte ne fakt se po nuk mendut per vehte s.keni kohe te mendoni per te tjeret.

            1. L
              Labeati

              Ne kosove deputetet kane page shume me te larte se kjo

              1. N
                Nga halli e kemi

                Po shumica e ketij populli ku eshte o zoti Petro? Kush do i a rrisi rrogat atyre, pensionisteve etj. ? Keto rritje 2-fishe ????????jo vetem qe do jene barre per buxhetin e shtetit qe eshte shuma e e taksave tona, te ardhurat nga pasuria publike etj…por ne vend qe te reduktojne humneren midis te privilegjuarve me suport politik nga i gjithe spektri dhe njerzve te thjeshte, e thellojne kete humnere… Po te shohesh vendet e lluksit, restorantet, hotelet, avionet, frekuentohen kryesisht nga deputete, ministra, nepunes te larte , ish-a dhe aktuale. Shikoni p.sh. vetem te Enjten cfare makinash lluksoze rrethojne sallen e Kuvendit apo edhe ish Komitetin qendror te nenemadhes Parti! Jane te ketyre varfanjakeve qe behen “cope e cike me njeri tjetrin “ per ne dhe behen bashke si nje trup kur eshte puna per bythen e tyre. Dhe tek e fundit: Mos ju detyruan me force qe te beheni deputete ???!!!!

                1. p
                  pensionisti

                  Një vend është dinjitoz kur populli është i tille,kur populli te shkoj ne fund te muajt pa sforcime.Te kete mundsi dhe te kursej diçka per pushime,per te shkolluar femijte apo per te përballuar ndonjë fatkeqsi.Normale është qe deputeti te marre diçka me shume,por jo 7-8 here me shume se mesatarja e atyre qe punojnë ne sektorin privat,per te mos folur per pensionistet.Detyre e pare e deputetit është lufta per rritjen e mirëqenies te te gjithëve.Rritja e rrogave per deputetet duhet te vij si pasoje e forcimit te ekonomisë ,rritje qe fillimisht duhet te reflektohet tek te ardhurat e punonjësve te sektorit privat ku punon shumica e popullsise,e pastaj t'u vij rradha politikanve.Pra jo me dekrete por me zhvillim.

                  1. E
                    Elezi

                    O Petro mavria! Por kush I ndyn duart me ty more legen, servil e spiun!!? Tu rezikoka jeta ti fare jevgjiti!!? Kur jep direktiva edhe qerosi koci I teta ollges!?

                    1. F
                      Fermeri ne token e tjetrit

                      Te shkretet ju! Nga neser,mos shkoni ne pune! Gjeni nje pune tjeter,qe te jeni me te sigurt!

                      1. F
                        Fshatari

                        Populli duhet te ngrihet i gjithi, te bashkohet pa dallim politik si asnjehere qe te kete bere vaki ne keto 32 vjet, e te kerkoje jo vetem qe te mos rriten rrogat e ketyre qeneve, por dhe ne zgjedhjet e ardheshme, Parlamenti te reduktohet ne jo me shume se 100 deputete, mbasi per nr popullsie dhe siperfaqe qe ka Shqiperia edhe 100 jane teper. Po vazhdoi keshtu, ne 2025 asnje nuk ka per te votuar.

                        1. P
                          Proletari

                          Nje pensionust me 20 vjet pune ne industrin mekanike te naftes qe ka dale ne pension 2020 mere 93000 te vjetra, ne nje kohe rogen mesatare nga1982 deri ne 1994 sa doli ne asistenc e ka patur afersisht 13000 te vjetra, ja pra ky vlersim qe behet pensionisteve eshte me shume se deskriminues, ndersa politiqenet kerkojn te risin rogen e tyre ne vend qe te japin llogari per shkatrimin e shqiperis..

                          1. K
                            KATUNI

                            Neqoftese nuk ju del rroga e deputetit lere ate .Po ne pensionisteve qe s'na del pensioni si ja dalim .Deputati do te marre 3oo.ooo leke pra 1o.ooo leke ne dite pensionisti 1o.ooo ne muaj .Na e rrofshi per vere se per dimer na mban ngrohe .

                            1. D
                              D.Didani

                              Le te ulet ne 100 numuri i deputeteve! Gjysma nuk marrin pjese ne asnje debat. Jane figurant!!!

                              1. 7
                                70 .

                                Dhe 70 janë shumë .

                              2. R
                                Rofte Lexhenda dhe Zagaret

                                Paska rrjedhur Petro !!!!!!!!! " Po rrezikojme jeten" !!!!!!!!!!!!??????????

                                1. M
                                  Më mirë mos fol o Petro , për ketë sakrificë !

                                  Po dihet ajo o Petro , që për të mirën e popullit që ai të ndjehet dinjitoz po ritni rrogat tuaja , po ju a ndjeheni dinjitozë për popullin e sidomos për pensionistët ?

                                  1. L
                                    Lumja fier

                                    Vetem mallkimin e invalideve do ju bej dhurate, e do flasim per rrogat tuaja. Si nuk ju vjen turp. Harram e pacit cju kemi dhene nder vite e vite...

                                    1. L
                                      Lumja fier

                                      Vetem mallkimin e invalideve do ju bej dhurate, e do flasim per rrogat tuaja. Si nuk ju vjen turp. Harram e pacit cju kemi dhene nder vite e vite...

                                      1. L
                                        Lumja fier

                                        Vetem mallkimin e invalideve do ju bej dhurate, e do flasim per rrogat tuaja. Si nuk ju vjen turp. Harram e pacit cju kemi dhene nder vite e vite...

                                        1. a
                                          alphade

                                          O Petro Koci, mos ekspozo vetem gjysmen e gotes per rrogat e Deputeteve, thuaj te shkreten c’ka duhen 140 deputete per nje bythe vend sic eshte Shqiperia ?! Kur is do midja politikane shqiptare marrin vrapin per t’i treguar modelin Amerikan dhe viceversa kur nuk perputhet me interesat e ketyre horrave politikane “mo- delin Amerikan” e hedhin me perrua duke injoruar pa- rimet themelore mbi te cilat jane ndertuar SHBA, Drejte- sia amerikane, Ligjet qe rrjedhin nga Kushtetuta Ame- riane ! Merrni vec keta dy shembuj nga “Modeli Amerikan “ dhe ben krahasimin : Amerika me 330 milion banore ka vetem dy parti: Repu- blinanen dhe Demoratiken dhe nje te Trete inthencin Po Shqiperia sa particka ka ?……..!! Amerika ka nje Kongres prej 435 Kongesmene, plus 100 Senatore. Gjithesej 535 Kongesmene e Senatore …….! Po shqiperia nje bythe vend sa ka vetem deputete ne raport me popullsine ? Beni hesap vete ! Por kur shteti bie ne duar te horrave keto 32 vjet s’ke c’te presesh ! 500 nen sundimin Turk , shqiptaret e duruan stoikisht, duhet te durojme edhe juliganet “demokracise”, i thencin qe na e mbolli Monstra e Vicidolit : Nje Anarkizem bakunist I amalgamuar me primitivitetin despotik dhe kanunist……!

                                          Lini një Përgjigje