Rama paralajmëroi fashat për energjinë, reagon Tabaku: Ironike! Fitove zgjedhjet dhe po rrit çmimin

25 Maj 2023, 16:40Politika TEMA

Rama paralajmëroi fashat për energjinë, reagon Tabaku: Ironike!

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlament për rikthimin e diskutimit për fashat e energjisë.

Në një postim në Twitter, Tabaku e quan ironike deklaratën e kreut të qeverisë, teksa thotë se nga vjet, çmimi i energjisë veç ka pësuar rënie.

“Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve.

Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, ka shkruar ajo.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama  tha se duhet të rinisë diskutimi për fashën e energjisë elektrike për konsumin gjatë verës.

“Ka rënë çmimi, por nuk është aty ku ka qenë. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të paguar, ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet ndjeshëm ndaj ne duhet të hapim diskutimin e fashës”, deklaroi Rama.

2 Komente

  1. q
    qamili11

    ED RAMA, matrapazi i votes se popullit. I genjeu me 50 mij leke per nje vote , tani po i rrit cmimin e dritave. He kurve e papergjegjshme.

    1. P
      Patrioti i vertete

      He moj kone, fillove prap ti. Nuk ka me inceneratore, edhe pse krijove mjaft furtuna humbe thelle, u shperfytyrove. Tani be si kukumjacke ne kuvend. Zgjedhjet mbaruan. Ti do qe te mos punohet, te mos kete qeveri, se Qeveria je ti, e mencura. Ti flet me vete, ja ben vetes me sy, jeton me iluzione se ti je Qeveria. A thua se populli eshte budalla. Kudo cmimet e karburanteve rriten, ne gjithe vendet e botes, lufta ne Ukraine vazhdon, dhe do jete i gjithe viti keshtu. Fillon e vazhdon me avazin tend, por harron se zgjedhjet mbaruan, iku Shoku Sali e Ilir Floriri per lesh. Kij mendjen, se as deputete nuk do jesh radhen tjeter ne zgjedhjet e pergjitheshme. Ne vend qe te ndryshoni, vazhdoni avazin, puna do vazhdoje. Dhe ti moj kukumjacke, nuk je pjese e punes. Ti ke qejf komisionet hetimore, qe te shesesh veten si e mencur, pra Qeveri paralele, hetuesi paralele, prokurori paralele. Se kjo eshte shkolla e shokut Sali. A duhet te kete vendi nje opozite. Sigurisht qe po. Por ju nuk jeni opozite, ju jeni kondrapedal ne cdo gje. Duhet reformim i thelle, ne ide, ne veprime, ne baze. Duhet transformuar kjo force politike ne besueshmeri, duhet te keni kontigjent te besueshem njerezish qe ato qe thoni t'ju besojne se i realizoni. Se per te djathte nuk behet fjale, se si popull e vend nuk kemi tradita, ato uzhduken nga KOmandanti, dhe shoku Sali qe do te vadhdonte ne gjurmet e tij. Dhe qe te tranformoheni, duhet minimum 10 vjet, te ZHDUKEN Nokat, Mokat, Loqet e Paloqet, Sulat e Pulat, Metajt e Mutajt, Liqet e Maliqet , Tabaket e Patllaket, Anuset e Salianuset, dhe te zene vend njerez te formuar ne Perendim e te rinj shqiptare me brume qe populli ti besoje se mund ta drejtojne vendin. Nese jeni te pergjegjshem se cfare do te thote drejtim i vendit, bejeni kete qe neser, se do te jete vone pasneser. Nuk eshte ndonje tragjedi nese Rama rri deri ne vdekje, nuk eshte monizem: ne Suedi socialdemokratet kane ndenjur ne pushtet 40 vjet, Merkel ne Gjermani dhe Kohl se bashku pothuaj 30 vjet. Por keta jane shtete me tradite. Ndryshimet renjesore duan kohe, ne Itali pothuaj 30 vjet dhe e djathta u kthye nga e djathta tradicionale italiane ne nje te djathte moderne, ekonomike, sociale, europiane. Po keshtu ne France, pothuaj 30-35 vjet, dhe Le Pen po i afrohet mjaft pushtetit. Duhet qe populli te te besoje se e realizon projektin qe shpalos. Te tjerat jane dokrra, narkoshtet, kryeminister narkotrafikant, u blene votat masivisht, vjedhje masive e votes, sistem i inxhenjeruar i vjedhjes, Nese kuptoni, veproni.

      Lini një Përgjigje