Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar si të shëmtuar dhe të neveritshëm aktin e deputetëve sot në Kuvend për miratimin e dyfishimit të pagave të tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson dhe numrin e lartë të punonjësve publikë, që sipas tij, nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e tyre.
Më tej, ai ngre dhe problemin e numrit të madh të deputetëve që sipas tij, vetëm 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.
Reagimi i plotë:
Natyrisht teatri i shëmtuar parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta është i shëmtuar. I neveritshëm fare madje!
Por, rritja e rrogës së nënpunësit publik nuk është një gjë e keqe. Personalisht jam që nënpunësi publik të paguhet mirë dhe shumë mirë.
Ajo që rrefuzoj të pranoj është numri jashtëzakonisht i lartë i punonjësve publikë. Numër ky që qeveritë, kjo monistja e ekatremizoi, e mbajnë të lartë për qëllime punësimi politik dhe elektoral.
Nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, duke mbajtur në konsideratë koncensionimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, si dhe po të përjashtojmë personelin mjeksor dhe arsimin, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e të punësuarve publikë.
Duke filluar me parlamentin, 140 deputetë të të cilit janë shumë,nëse marrim në konsideratë edhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe nga pjesmarrja në zgjedhje. Mbi 50% e shqiptarëve me të drejtë vote nuk marrin më pjesë në zgjedhje, për shkak se kanë braktisur vendin. Atëherë përse 140 deputetë,kur 50% janë larguar nga vendimmarrja?! 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.
Dmth, jam plotësisht dakord, jo thjesht me rritjen po me strukturimin total të pagave të punonjësve publike. Por ama jo me gati 200 000 të punësuar për shkaqe politike, nga ku të paktën 100 000 janë parazitë.
Mendojeni shtetin si ndërmarrje private. A do punësonit dot më shumë se gjysmën e njerëzve për të marrë rrogë?! Falimenti do ishte i sigurtë.
Duhet reduktuar numri i puonjësve publike. Në radhë të parë personeli administrativ që rri kot. Ata që ngelin duhen paguar mirë dhe s'duhet të kemi asnjë kompleks për këtë.
Ky reduktim do çlironte mundësi financiare për trajtim më të mirë të punonjësve të shërbimit publik veçanërisht në shëndetësi e arsim.
Kjo duhet të ishte një reformë reale pagash dhe jo lojëra të ndyra populizmsh.
Po qe eshte e vetmja here ku ke te drejte o Manjani.
Ylli partizani nuk i vjen e keqja buxhetit te shtetit Shqiptare per ritjen e rroges se 151 deputet mbi te gjitha jane njerez te zgjedhur qe perfaqsojne bolle se na i shpifet me ate xhelozi provinciali . Po lexojme e po degjojme lloj lloje connerie njerez me mentalitet komunist jemi ne kapitalizem zoti Baze nuk ka rrogen sa ata qe punojne per ate dhe vete gazetaret e zotit Baze nuk kane te njejten rroge rroga duhesh rritur me para nje bythe Bosnie qe nuk eshte as shtete e ka 800 euro e jo Shqiperia qe vetem ne 2022 hyne 7.5 milione turiste mos u beni qesharak mbi te gjitha sa me shume mer me shume konsumon
Y.M. ka shume te drejte me prononcimin e tij, ndersa ti brava e Rames je nje shpirt zi, ose je pjese e grupit te interesit, kerkon te besh propagande me turist dhe me Bosnjen, qe na qenka shtet koti dhe ti na qenke shtet per te patur zili, po te sjell vetem nje shembull: ne Maqedoni v. vetem ndima sociale eshte 150€, ndersa ne albanistan ku sundojn politiqenet hajdut nje pensionist qe ka punuar 20vite pune ne industri mere 9300 leke, konkluzionin nxire vet, o shpirt katran, se çfare qeveritar po na qeverisin, si te "majte" e te "djathe" ....!!
Po hik o Yll mavria . Hik se ke lene nam blla blla blla blla .., Po sikur je marre me ligje a kupton ligje o pjese by..,, e Salikes .. Je bere i peshtire fare sidomos kur ben si cub dhe skuwesh dhe perdridhesh tek karrikja ku ke vene by..,, Cfare do mor Manjan o Manjan .., Ta ka mbush tv Berisha chepin me leke .. Sa te japin aman per keto qe derdellit ..,,, E ke mbush valixhen se do hik Sala … Jepi forca .. llap llap .. Rama tall by…, me ju dhe kercen tallava …. Ha ha haaaa yll Mavria ..,
Disa here i bie pikes Manjani.Kesaj here e ka thene aq mire sa ska ku te vej ashtu sikur komentoj per dështimin e SPAK - UT qe te vetmen arritje qe ka ne kapjen e peshkeve te medhenj te korrupsionit dhe krimit te organizuar ne politike eshte arka me peshe qe i ishte premtuar nje zyrtare.
Per here te pare ky trungu ,dru me pre ! Flet mire ku 95% e mbeshtesin Legenin !!!!
Per here te pare ky trungu ,dru me pre ! Flet mire ku 95% e mbeshtesin Legenin !!!!
U realizua endrra e E. Ramas: "Komonistet ne litar, pensionistet ne anxhar" si popull e meritojm nje diskriminim te tille, se: Nuk dim te protestojm per te drejtat tona, jane tallur dhe tallen horrat e politikes...
Ketu ke shume te drejt, nje parlament me kaq deputet nuk i duhet as dreqit, sidomos si keta tanet qe nja 15 veta flasin e ngren probleme. Sa per ate qe ka shume te punesuar neper bashki kete e kane perdor te dy krahet, edhe kur ke qene zotrote te LSI. Pastaj po ti leme pa pune na iken truri jashte de, ku do gjejme per te korrur barin.
Skeni cfare komentoni... Manjani ka te drejte.., Si veprim..I vecuar kuvendi beri nje veprim shokues ...te njerezit e thjeshte qe jane munduar e mundohen..,