Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Ditari” i orës 19:00 në A2CNN komentoi rikthimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas Ndokës, Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht.
“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë.
Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike".
Megjithatë, keq nuk e ka kur thotë që duhet ndryshuar elita politike…
Elitat politike ndryshohen me votë, as nga fjalimet demagogjike e Lulzim Bashës dhe as nga dëshira e disa individëve ajo që e ndryshon. Për fat të keq, ne kemi një sistem zgjedhor që jo vetëm që nuk i ndryshon elitat, por i çimenton ato.
Si e shikoni ndarjen e opozitës?
Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht.”
O kanar po ai skuthi i msdh pse u kthy....
O Nardo, me qafsh nxirr ate foton ku ke dale ne shezlong me breket e gruas, se na heq petllen e s’ na bi n’men per grun kur e shofim!
O Nardo ti cfare ke se nuk po kthehet te partia jote se po kthehet tek pd.Ai nuk te ka thene ty ndonjehere se je parti me nje ose dy veta ti dhe ndonjehere shoferi.Perse merakosesh ti vendin e ke si do qe te vije puna ata te fusin ty tek lista e tyre.Ri o nardi ti ne hije e bjeri fyellit sa te kesh ata fyej aty qe meren me ty.