Hysniu i Berishës, që sulmon gazetarët pse nuk mendojnë si Saliu: O maskarenj…

27 Maj 2023, 10:22Politika TEMA

Hysniu i Berishës, që sulmon gazetarët pse nuk mendojnë si

Nëse do të hapësh portalin e familjes Berisha, përveç Çlirim Pekës, që paguhet mirë për të shkruar si kamikaz, do të shohësh përditë edhe një emër tjetër, që shkruan më shumë edhe se vetë Peka.

Personi në fjalë quhet Hysni Gurra dhe për shumë kohë ka qenë zëdhënës i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Tani duket se ka kaluar si zëdhënës i Berishës dhe sulmon këdo që nuk mendon si Saliu.

Këtë radhë, iu është turrur gazetarëve që kritikojnë Berishën për humbjen e rëndë më 14 maj, duke i quajtur maskarenj.

“Në vend që të venë alarmin se deri ku mund të arrijë Rama në zgjedhjet parlamentare të 2025 për të deformuar vullentin e zgjedhësve, “analistët” “analizojnë” zgjedhjet a thua se janë zhvilluar në kushte barazie.

Harrojnë që Berishën me gjykate, KQZ, KAS, nuk e donin në zgjedhje.

Eshtë rast i rrallë që edhe raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë është më kritik se “analistët” shqiptarë.

Sot gazetarët dhe analistët me ose pa dashje po bëjnë lojën e Ramës ose kanë rënë në kurthin e të qenit “interesant”.

Në vend që të merren me çështjet e shkatërrimit të zgjedhjeve, një pjesë e “analistëve” merren me çështjen e shkatërrimit të opozitës.

Në vend që të përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes: Pse me Ramën kryeministër standartet e zgjedhjeve po vijnë duke u rrënuar, “analistët” shohin filxhan dhe sipas filxhanit të tyre; masakrën zgjedhore e ka bërë opozita”, shkruan ai, në komenti e tij të titulluar “Masakrimi i zgjedhjeve dhe maskarenjtë e medias”.

Tani jo se nuk ka maskarenj në media, por vështirë se mund të quhesh gazetar i ndershëm kur mbron Berishën dhe Metën.

Se jo për gjë, po duhet guxim i madh t'i thuash tjetrit maskara, kur je rreshtuar krah Berishës dhe Metës.

8 Komente

  1. N
    Noci

    Keta vetem nuk thone largojeni Ramen se nuk mund te fitojne zgjedhjet.Mire po iken Rama por vjen nje tjeter ,perseri si Rama se ata kane nje parti qe nuk shkermoqet aq kollaj se e kane treguar se jane solide

    1. G
      Gopi zeqine Sallakses

      Po kush e lexon kete Hysniun mo??? Talleni ju?? Pim Çeka te pakten te kenaq kur e shikon??? Se eshte i perzier? Nje homo me mjeker??? Gallate e madhe. Po Hysa eshte person per tu tallur??? Hahhaaaaa

      1. s
        shqip

        Edhe Hysni, edhe zëdhënës i muslims brathers, njëherësh me Berishën, po edhe kokë bosh . Çfarë mund të jetë një kombinim kaq i fantaksur , më keq nuk ka si bëhet.

        1. S
          Sànķò

          Opopor.........

          1. b
            biks

            Ky eshte RRK komplet, katunar i trashe.

            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Hysni Gurra i perbindeshit Berisha eshte njelloj si Hysni Kapo i diktatorit Hoxha.

              1. C
                Cimi ky timi

                Po ku behen gjithe koqet bashke

                1. V
                  Vranakonti

                  Te pranosh genjeshtrat e Sali Berishes,mashtrimet e tij per humbjen spektakolare te 14 Majit duhet te kesh pire nje samzane me raki,ose te jesh budalla. Saliu thot se Edi Rama shperndou 750 mij zarfa me leke,ose me euro. 750 mij,jo 750 por 750 mij. A ka njeri kush t'i besoj kesaj genjeshtre perveç Paloqes dhe Nokes? Sali Beridha nuk di as te genjej ne ate mas te pakten qe te besohet,por jo kaq trashe. Basha ishte i keq ose trap se, edhe kure humbiste bertiste fitva,por Saliu qenka me budalla se ai.Fitorja e Edi Rames kete radhe i ka kaluar te gjithe kufijt e llogjikes me fitoren e tij madheshtore. Kjo fitore e Rames tregon se populli urren dhe nuk e do populli Sali Berishen,dhe ka besim te Edi Rama.

                  Lini një Përgjigje