Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij, të ftuarën e radhës ka pasur këngëtaren e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Gjatë bisedës, Rama ka ndarë një tregim personal të nënës së tij në kohën e komunizmit, e cila është përballur me fenomenin e fanatizimit.
Rama ka rrëfyer një incident që ka ndodhur mes dajës së tij dhe nënës, kur kjo fundit u kthye në Vlorë pas studimeve në Poloni.
Rama tregon se nëna kur mbërriti në Vlorë kishte veshur një fund të shkurtër për kohën e atëhershme, i cili nuk i pëlqeu dajës së tij dhe e goditi me shpullë.
“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër.
Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.
Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’.
Ishte vajza e parë, që në moshën e rritur shkonte në plazh dhe bënte plazh me kostumin provokativ për jetën këtu, - natyrisht ishte kostum më konservator sesa të gjithë kostumet që janë sot nëpër plazhet e Shqipërisë - bashkë me gjyshin”, u shpreh Rama.
Është vërtetë për t'u përshëndetur, sa vlerësime domethënëse ka për të ftuarën, Elhaida Dani në këto pak radhë që shkruhen në këtë lajm.
Eshte e qarte, ka fillu me pi te bardhen me shume...Edveri i Analbansiatnit.....lol
Jeni fisnik, i madh! Respekt! Fat qe ju kemi prime minister!
Paska vuajtur shume nga regjimi ky!
Mbreti lakuriq i kerkon shtetasve te tij besnike te brohorasin hosana "sa bukur eshte veshur Mbreti"
Prandaj dhe ti i rrah grate,njerez te kohes baba qemos primitiv arkaik tallava hesap milet
Pas Kurbanit e ka rradhen Shpulla!Kete pune ke ti se shqiptaret i rregullove!
E pastaj? Ik ore kryetar i te prishurve mendsh nga narcizimi dhe hedonzimi
E dija, qe do dilje me origjine sllave Rame.
Neta e shkrete e Rames ka qene grua zone mbi zonjat.
Mall qe ishte kjo familje e KM qe n'a solli pak civilizim. O KM po zbrit o me kembe ne toke o lum djali.
Luisi...ka vujt dhe ky....te shikojne Shqiptaret qe eshte nje prej tyre....Methode e mire...
Eshte e vertete,qe ti e ke pjelle tet eme dhe e ke rrahur per ta edukuar.
Kërkon Rama i shkreti , të edukoj shqiptarët me tregime e barcaleta . O zoti Rama , këta janë mësuar me hu , si ariu në cirk , or taj , por ty të faleminderit për mundimin , më mir se hiç , po shiko mbase hap e ndonjë vend pune , se thonë se puna e bëri majmunin njeri , punë të mbarë o njësh .
Ore ju qe llafosni si e e jëm' e Zeqos maj thanës...po behuni mbare, organizohuni dhe beni dhe ju nga nje podcast ku te shprazni mendimet e vyera qe keni..mos e lini veten tu shkojë kot me.komente te Tema, se ështe gjynah!
Pse nuk i botoni komentet. Mos u fshihni si struci ne rere. E keni by..en lakuric more hajduta.