
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve këtë të shtunë, duke u ndalur në Vlorë ku ka falenderuar qytetarët për besimin dhe votën e dhënë në zgjedhjet e 14 majit.
Rama vuri theksin tek pastrimi i vijës bregdetare dhe qytetit në tërësi.
Ai u shpreh se kryebashkiaku i ri, Ermal Dredha, së bashku me çdo punonjës në Bashki, duke përfshirë edhe deputetet të nisin nga puna dhe të pastrojnë çdo cep të qytetit.
"Është koha që Ermali të marrë në krah të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë, por jo vitin tjetër. Cdo ditë kryetari i Bashkisë, me të gjithë të tjerët në Bashki,m qofshin të pastrimt, gjelbërimit, planifikimit, duhet të dalin dhe të pastrojnë Vlorën.
Bashkë me deputetët se harrova deputetët, Se në gusht nuk keni parlament, merrni një uniformë të pastrimit dhe punoni tetë orë në ndërmarrjen e pastrimit.Koshat e plehrave janë një shëmtie e madhe në qytet dhe nuk justifikohen me asgjë, se nuk është Kina.
Një pëllëmbë vend është për të mos u mbajtur pastër. Shprsoj se së bashku do të bëjmë punë akoma më të mëdha. Jam i bindur që Bashkia e Vlorës do të futet komplet në një marsh tjetër", tha Rama.
Futja kot. Nuk mbahet qyteti me aksione partizance por me kulturen e punes se perditshme
Po do dal deputeti të punojë si pastrues plehrash. A ka krizë të fuqisë punëtore edhe tek pastruesit?
Nuk po e kuptoje se kujt i kerkon llogari Rama . Vlora ,duke e konsideruar nip te saj, i la dore te lire te beje c'ti doje kokerra e qejfit .Kur kuptuan vlonjatet ,se disa pune nuk po u pelqenin,filluan grindjet e sharjet midis tyre dhe me vet Ramen . Vitet kur ai e shpalli Lelin, si te vdekur ,punet ne Vlore morren rrukullimen . Ndosha Rama gaboje rende .Edhe pse eshte nip ne Vlore nuk arriti te kuptoje psikologjine e vlonjatit . Ato c'kishte ne koke donte tua impononte me postin si K./M .Ne Vlore kjo nuk funksjonon . Vlonjatet e respektojne ate qe eshte ne krye ,pavarsishte se cfare krahu politke apo krahine eshte . Po kuptuan se i ofendon dhe i percmon, per ta ka filluar urrejtja ose te tallin. Keshtu ka funksjonuar edhe ne kohen e Hoxhes .Sul Bahollit i kishin vene epitetin "Majholli" .Enver Halilit . "Macoku i zockave " .Nuk di se si do ti thone Rames kur te leri detyren! Shpresoje ,per te mire te Vlores e te Ps ,te mos kete raportet qe kishte me Lelin .Po filloje ti imponoje, sic dhe shprehet ..te mbaj ,K/B rreth vehtes ata qe i duhen,punet ne Vlore dote shkojne keq .Koha e Saliut nuk perseritet me ne Vlore.Spiunlloku nuk bene me pune per ti percare vlonjatet . K/Bashkise, Dredha e ka per detyre, te punoje e te respektoje Kshillin Bashkiak dhe qytetaret e Vlores . Te komanduarit dhe te emeruarit e seres se miqesive e klaneve politke ,per te hedhur firma ,nuk kane jete ne Vlore .Po vazhdoje me keto metoda Vlora do te perjetoje situata jo te kendshme .Kritikat ndaj Hipotekes dhe Kadastres nuk i perkasin vlonjatve por sekserve qe dergonte Rama dhe Artan Lame .Ku e ka partizanin Lame qe s'po kujtohet fare me per bemat qe ka bere . Premtoje se do ta conte per ndjekje penale .Sa po bene per Hametaj, dote beje dhe per Lamen . Rama ,te mos harroje, se burimet e lashta folkloristike, vagjet e kenges ......Hiqe vallen shtruaro .... e kane orgjinen nga lumi i Vlores .
Deputet te bejne pastrim vullnetar se eurot e tenderave per pastrim shkojne ne xhepin e Ed Droges.