
Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Partisë Demokratike, Jorida Tabakut i hapet rruga për të marrë postin e kryetares në selinë blu deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri përmes votës së demokratëve.
Ditën e sotme ajo është pyetur nëse do të pranojë ta mbajë këtë detyrë, teksa tha se në fund të javës së ardhshme do të ketë edhe një zyrtarizim për këtë çështje.
Në emisionin “Kjo Javë”, Tabaku u shpreh se PD nuk ka pse të identifikohet me një lider duke shtuar se debati i brendshëm e ka dëmtuar opozitën.
“Unë në PD i kam fituar gjërat, ndoshta kam ecur më ngadalë, por rruga është edhe më e gjatë. Po i dëgjoj të gjitha palët dhe në këtë moment ka rëndësi që të gjejmë një zgjedhje që e zgjeron PD dhe në diskutime duhet të jenë të gjithë deputetët, apo Kryesia.
Javën e kaluar kemi pasur një mbledhje dhe kemi ndarë mendime se kush është më e mira tani. Zgjidhja më e mirë do të ishte të kishim një grup njerëzish pa u nxituar për të future partinë nga një betejë në tjetrën. Besoj që në fund të javës tjetër do të kemi arritur diçka që është e konsultuar me të gjitha. PD nuk ka pse të jetë partia e njëshit, duhet të identifikohet me një fytyrë të re dhe një pamjet të re. Dhe për këtë duhet të ketë një proces normal. Në fund të javës tjetër do të ketë një zyrtarizim.
Nuk ka rëndësi se kush bën çfarë, por të japim një mesazh ndryshe. Besoj se duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Dhe e vendos Kryesia e PD se kush do ta drejtojë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet në bazë”, tha Tabaku.
Jorida nga fytyra duket qe eshte dhelper dhe per mua eshte e vetmja ne PD qe mund t'a mashtroje birin dhe dhenderrin e Serbise, sherbetorin besnik te Putinit, kryekriminelin dhe kryehajdutin, Sali Sheqere Vuk Berisha.
Si shumë po i luteni kësaj Tabakes për të drejtuar PD-në , deri në zgjedhjet e reja në parti . Ajo nuk ka këllqe ta bëjë atë punë , është e pa aftë dhe i trembët presionit të Sali Berishës . E pamë dhe gjat zgjedhjeve të fundit që nuk u aktivizua fare . Ajo me Bardhen , qenë ideatorët e mos kandidimit për kryetarë bashkie nga PD e vulës . Frikacakë që nuk meritojnë të jenë në atë parti . Ata mendojnë për karriken e tyre në zgjedhjet e 2025 dhe jo për bashkimin e PD. Deri sa të jetë gjallë Berisha , PDnuk ka për tu bashkuar kurrë . Ai ka hallin e vet dhe të familjes së tij , as ja ndjen fare për partinë , po kur shikon që ka budallenj që i shkojnë pas , hiqet si i gjel dhe nuk lë rast pa broçkullitur nëpër ekrane . Ai ka vdekur politikisht dhe pret atë fizike .
Perse lodhen kot keta te pd zyrtare dhe bejne interesantin siku vijne tani nga hena.Jo po neser pasneser ne fund te javes etj.Kjo zvarritje nuk tregon gje tjeter vec loje pazaresh.Ju propozoj une nje qe nuk ka lidhje fare as me ju e as me foltoren "me zgjidhni mua" sa te mbyllni ju pazaret tuaja.Por kam nje kusht nuk dua te kem neper kembe as nje figure nga ju te cfaqur deri tani.Vetem keshtu mund te behet Pd.