Rama "këshilla" Europës: Janë si gjigantë të fjetur! Dëgjoni mendjet e ndritura të Azisë, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë

21 Tetor 2025, 19:41Politika TEMA
Rama "këshilla" Europës: Janë si gjigantë të

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Future Resilience Forum 2025”, një forum ndërkombëtar mbi sigurinë dhe politikat globale, i mbajtur në Londër.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te e ardhmja e Bashkimit Europian, duke theksuar se unioni ndodhet në një moment kyç dhe ka nevojë për një orientim të qartë për të shmangur rrugë të rrezikshme si Brexit, të cilin e cilësoi si “vetëvrasje politike”.

“Europa është në një pikë kritike. Duhet të vendosë nëse do të përmbushë vizionin e etërve themelues, projektin më të jashtëzakonshëm që ka krijuar ndonjëherë njeriu në politikë apo të ndjekë një rrugë katastrofike si Brexit, vetëvrasja më e paimagjinueshme që mund të shohësh në kohë reale,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se për të kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballet Europa, është e rëndësishme që liderët europianë të dëgjojnë edhe perspektivat nga jashtë kontinentit. “Të dëgjojnë zërat e mendjeve të ndritura të Azisë, Jugut Global, botës arabe, të cilët e shohin Europën si një gjigand të vjetër, të lodhur, që ende nuk është zgjuar për të kuptuar që bota ka ndryshuar,” shtoi kryeministri.

Duke ilustruar me shembullin e Kinës, Rama paralajmëroi se brenda dy dekadash ajo pritet të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës, duke theksuar nevojën për zgjuarsi strategjike dhe reforma të thella në kontinentin e vjetër.

20 Komente

  1. F
    Fshatari pa tokë

    Për ti dhënë këshilla botës je ti.... . Që e shkatërrove bujqësinë shqiptare. Sidomos blegtorinë...... . Me politikat tuaja kundër prodhuesit të vogël blegtoral, për 5 vjtetët e fundit e ke ulur me tre herë numrim e lopëve dhe deleve në Shqipëri...... Hë mor Muçi, Muçi....

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hahahahaha

      Kush je ti per t'i dhene keshilla Europes mor dhi e zgjebosur me bisht perpjete? Ti po shkaterron nje mini narko shtet me 2 milion banore qe po lyp te hyje ne dere te Europes.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        O Rame mjaft mer se je bo i bezdizshem. Merru mor me pabuksit qe ke ne tallkaristan leri britaniket

        Përgjigjjuni
      2. P
        Piktori me bojna

        Degjo moj Europe keshillat e kokes se madhe te Shqypnise, qe e ka gjysmen e popullit neper cadrat e tua te azilit.

        Përgjigjjuni
      3. P
        Prifesori

        Si shume mendje po u jep evropjaneve o shoku Edi! Behu njehere antar pastoaj bej rekomandime!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lloji

          Rama po pergadit rrethanat qe pas mbarumit te punes si km I Republikes se Shqiperise te zërë ndonje vend te rendesishem ne EU… Thjesht mendimi im

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Sulmon indirekt Ameriken. Ky bythqire eshte proamerikan vetem nese Amerika i krefin bishtin. Nese jo, zbraz diarene nga goja e palare. Here drejtperdrejt dhe here i kamufluar

            Përgjigjjuni
            1. K
              Karl Luger

              E pse qenka ne periudhe kritike Evropa(BE-ja)?! Vetem se nuk ka akoma Shqiperine si anetare?!! A ky eshte mangall. I duket vetja shume i zgjuar dhe mendon ti jape leksione Evropes. Udheheqesi i shtetit me te varfer dhe me te prapambetur te Evropes.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Modeli kapitalist ekonomik kinez eshte e ardhmja e

                BE po falimenton, mire ka folur Rama. BE nuk don te kuptoje se marredheniet normale win-win me Kinen eshte jetike per Evropen e bashkuar. Nje BE me fokus ne globalizem dhe distane nga autoritarizmi e populizmi e rikthen ate ne element gjeostrategjik te rendesishem.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E kundërta është e vërtetë

                  Përkundrazi është e kundërta. Globalizmi është vdekje për Europën. Nuk ka win - win me Kinën. Ajo e mbyt me mallrat të lira kontinentin e vjetër. pasi aty rrogat dhe mbrojtja sociale është 10 herë më e ulët se në Europë. Vetëm autoritarizmi, nacionalizmi dhe proteksionizmi e kthejnë Europën aty ku ka qënë: - në krye.

                  Përgjigjjuni
                2. p
                  populli

                  Fol Enver te lumte goja!

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Kina do kete dyfishin e ekonomise dhe do hysh ti me shqiperine ne BE dhe Kina dobesohet?Pervec se korrupsjon ske cfare tju ofrosh Evropjaneve ose tju vjedhesh fondet sic e keni bere gjithmone!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taulant

                      Degjo ,o Europe. Kujtoni se çoç dini. Udheheqesi yne po ju thote c’te beni. N’dac i vini veshin keshillave te udheheqesit tone, n’dac vdisni nga fukarralleku Ai i shkreti po ju ndricon rrugen falas. Po kujt i flet? Ca drunjve qe nuk marrin vesh nga politika Leri, o i madhi udheheqes, te vdesin ne fukarrallek Le te ecim te vetem perpara nen udheheqjen tuaj

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Nje frike e kapur palloshen se nuk do ja arrije te fuse vendin ne BE. Prandaj po perdore batutad e dhelperes me rrushte, kur nuk mundi ti arrinte. Eshte i pa pjekur,nuk hahet. Si gjithmone hipokrit i neveritur

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PENSIONISTI QE PERFITOI SHTESE PER SHKAK TE INFLA

                          Jetgjstesia ne pushte dhe paraja pafund bejne qe Km i vendit me te varfer te Europes ku 515 mije pensioniste jetojne me me pak se 200 euro ne muaj,ku 47% e femijve sipas UNICEF nuk ngopen te tre vaktet,ku 1/3 e popullsise eshte larguar nga vendi per shkak te politikave shpopulluese te qeverise se tij, pikerisht ky Km u jep mend BE-se,grupit te vendeve me nivelin me te larte te zhvillimit ekonomiko-shoqeror dhe qe prej 2500 vitesh kane drejtuar boten.Allah,Allah,cfare s'ben vaki.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shumë bukur ka folur

                            Sidoqoftë Edi Rama është kryeministri më i mirë i këtyre 35 viteve. Ka rritur rrogat dhe ka pakësuar borxhin publik. Nuk ka vrarë njerëz në bulevard. Nuk ka hedhur njerëz në erë në Gërdec. Nuk ka lejuar krijimin e firmave piramidale. Çfarë mund të bëjê më shumë. Kur PPB ështê i ulët dhe njerëzit nuk duan të punojnë. Kur braktisin krrabën dhe lopatën dhe nisen drejt Londrës për tu marrë me drogë! Ose ikin në Perëndim për një jetë më të mirë?! Para se të ankoheni pyeteni pak veten se kush i shkatërroi gjithë fabrikat dhe uzinat e vendit?! Prandaj mbylleni dhe mos hani mut shumë. E di që keni 13 vjet në opozitë, por me këto mend do të mbesni edhe 13 vjet të tjera!

                            Përgjigjjuni
                          2. H
                            HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA

                            Lideri global i Albanistanit po i jep "keshilla" Europes, e cila degjon gjithe sy e veshe. Hahahahahahahaha O pika ne bythe ty.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sass

                              Sot kishte nderprere ujin per lavazhet,he mor njeri qe ke ndryshur fetyren dhe mendjen kjo nga pushteti i gjat, lavazhe ka ne te gjith boten jo me puse por uji i rrjedhshem,me duket se ke ikur ne drejtim te paditur dhe fundi do te jete me i keq se i non grates, ti nuk e ke forcen e tij te perballesh nga qe je frikacak. Leri podiumet e europes se ajo eshte bashkuar pa pranin e gojes tuaj te cthurur tashe me, merru me punet e shqiperis se nuk duken mire,pensionis me 9 mij lek te vjeteradhe qen ane e mbane rrugeve qe kerkojne nga turistet e huaj vetem buk. Rame kujdes se cdo gje po te shenohet gjerat do ti kuptosh shpejt si po levizin dallget

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                AS

                                Politike dhe llafe bejne te gjithe tek kafja. - - - - - - - Drejtesi dhe prodhim industrial pak vende e bejne mire. - - - - - - - Nuk mendoj qe si nje kryeminister i nje vendi te vogel dhe prapambetur, do ishte e zgjuar te jemi ne balle te polemikave me Rusine lidhur me luften ne Ukraine, te japim leksione ekonomie (kur vete jemi ekonomi shume e dobet me kryeminister piktor) Europes, te bejme debate me Angline per Brexit, te vendosim nje ministre te inteligjences artificiale per here te pare ne bote, e shume e shume shembuj te tjere. - - - - - - - - I uroj suksese kryeministrit, por shfaq gjithnje e me shpesh shenja magalomanie dhe vetepelqimi.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  american23al

                                  Injoranti, pretendon te behet dhe profet duke “ ndricuar “ mendjet e europianeve me direktiva te padegjuara….!!!!ha….ha….ha…. Keshtu ndodh kur te hypen mendja ne qef,pasi ke keshilluar keshillin fshatar te lagjes tani do te keshillosh dhe boten se si te behen klluon…….

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje