
Pasi inspektoi spitalin e ri të Laçit, kryeministri Edi Rama kujtoi se qyteti ishte i lënë pas dore nga qeveritë e mëparshme. Nuk hezitoi të përmendte votën duke thënë se opozita aktuale ka marrë rëndshëm vota për shumë vite nga qytetarët në Laç, ndonëse ky vend ishte lënë në harresë për vite me radhë.
“Sa më shumë gjëra të përpiqesh të bësh, aq më shumë je i ekspozuar ndaj gabimeve dhe prova që po i japim këtij komuniteti është provë e rëndësishme e natyrës së bindjeve të qasjes sonë, e cila nuk varet nga sa shumë na voton apo jo një komunitet.
Shpresoj të na votojnë më shumë në Laç, por pak rëndësi ka ky fakt përballë nevojës së njerëzve për të shërbyer, pavarësisht se kë votojnë.
Dua të kujtoj se ishte një qytet i lënë pas dore rëndshëm për shumë vite nga ata që e kanë marrë votën rëndshëm për shumë vite. Ne më pas nuk është se bëmë ndonjë gjë të madhe, por bëmë diçka më shumë deri kur tërmeti dhe gjithë ajo tragjedi që goditi këtu më shumë se kudo tjetër, na vuri përpara detyrimit për të nxjerrë nga ajo krizë e rëndë të gjithë atë që të ofron një mundësi e madhe, për ta rilindur të gjithë këtë zonë”, tha Rama.
Hallall Rama po e zhvillon cdo qytet te shqiperinse
Pune fantastike ka bere Rama ne cdo qyetet te vendit tone
Bravo zotit rama per kete spital qe ajo zone e meritonte vertet
Ju lumte per kete spital tashme mjeket i kane te gjitha kushtet per te shpetuar jete
Me ket spitalin ja kishte qi coft super spektakel
Rendesi ka qe po investohet ne ter shqiperine njetrajtsisht pa u lene asgje pas dore
Eshte e vertet qe laci ka pas qene shume keq dhe ju jeni ata qe keni investuar ne te dhe ka shume permiresime si vend
Edhe ky spital qe keni ndertuar ju ishte vertet i bukur. Si ka qene me perpara aty nuk beje dot nje vizit normale jo me te merrje ndonje sherbim me te avancuar
me spitalin esh bere pune shume e mire duhej ky permiresim
shume mire qe po investohet ne shqiperi ne kete menyre