Rama me batuta për rektorin e Bujqësorit: Për fat të keq duhet të falënderoj një demokrat, s’kemi më asnjëri flokë në kokë, por...

22 Dhjetor 2025, 11:54Politika TEMA
Rama me batuta për rektorin e Bujqësorit: Për fat të keq

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, u shpreh se buxheti i alokuar për sektorin bujqësor është 100 milionë euro, me qëllim mbështetjen e çdo projekti që kontribuon në zhvillimin e tij.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e inovacionit dhe edukimit në bujqësi, duke shpërndarë mbështetje për projektet që do të përmirësojnë përformancën e fermerëve.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se Universiteti i Bujqësisë së Tiranës do të jetë pjesë e këtij procesi, duke ofruar mundësi të reja dhe frymë inovative për sektorin.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk i kurseu batutat për rektorin e universitetit, të cilin e identifikoi si demokrat.

“Shpresoj që në këtë platformë të jetë dhe nëse nuk është të futet Universiteti i Bujqësisë së Tiranës sepse është një derë e re që ka një frymë të re për ju. Dhe përsëri kam fatin e keq duhet të falënderoj një demokrat që drejton universitetin, por ne na lidh fakti që as ai as unë nuk kemi më flokë në kokë, kemi vetëm pasion të përbashkët për t’i bërë gjërat si duhet”, u shpreh kryeministri Rama.

 

 

1 Komente

  1. R
    Rama Zoni

    Na ke care k* me keto komentet per rektorin sa here qe behen takime me drejtuesit e universietit. Po mjaft o njeri se nuk e ka askush mendjen me te batutat e tua bajate , po shiko skandalet e njepasnjesshme qe mesa duket do te fundosin dhe ty.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje