Rama me biznesmenë në Elbasan: Rritja e pagës në fokus, duhet t’i mbijetojmë luftës për krahë pune që ka nisur në mbarë Europën

23 Prill 2023, 15:30Politika TEMA

Rama me biznesmenë në Elbasan: Rritja e pagës në fokus,

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, ku ka diskutuar dhe rikujtuar edhe një herë rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vendin tonë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se ajo që është më e rëndësishme në këtë moment jo vetëm në vendin tonë por dhe në të gjithë Evropën është mbijetesa për krahë pune.

''Nëse ne nuk do ti mbijetojmë luftës më të egër që sapo ka filluar në Evropë, ajo për krahun e punës. Kur kam takuar kancelarin gjerman i kam folur për çështjen e mjekëve dhe të infermierëve por që gjermania të jetë kjo që jetë duhet që të ketë 7 milionë plus krahë pune prurje., që do të thotë që është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të tjera të zhvilluara, edhe pse Italia lufton me emigracionin e paligjshëm vijon që të flasë për hapje dyersh për punëtorët.

Olta tha se jemi të tretët për pagën më të ulët minimale, dhe një nga dy vendet që e ka më të lartë se ne e ka borxhin 105%, dhe kanë problem financimin, por ne e kemi bërë llogarinë që të financojmë këtë dhe ta rrisim më tutje. Shikoni ushtrinë tonë që ishte qameti i klubit të madh , dhe sot ushtria jonë, në rajonin ku ka tre anëtarë të NATO-s është e para nga paga. Ne na duhet që ti kemi njerëzi tanë që ti kryejnë misionet këtu.

Duhet që të kemi një aleancë shumë të qartë që nuk duhet që të jetë e bazuar në gjoba e shtrëngesa, pasi kjo është luftë që ne duhet që ti mbijetojmë të gjithë së bashku. Dhe në një pjesë të kohës ku biznesi do të dalë jek e jek duhet që të jetë shumë i lumtur. Paga minimale e jona sot është bërë 40 mijë lekë në vitin 2023, ndërkohë që në parashikimin programatik të PS-së dhe të asaj partisë tjetër që duke qenë se nuk kanë gjë në dorë do të bëj këtë e do bëj atë thotë se do e bëja.

Dhe ata në programin e tyre elektoral ku kishte trena me energji elektrike e çfarë nuk kishte paga minimale ishte 35 mijë lekë, kurse ne e bëmë 40 mijë. Do ta rrisim dhe e çojmë në 45 mijë lekë deri në 2025 dhe po nuk shkoj 60 ne jemi duke luftuar kundër kohës. Lufta kundër kohës është e tmerrshme, kemi dyfishuar të ardhurat për frymë e kemi filluar me 3300 euro, sot jemi me 6400, por po nuk shkuam në 10 mijë euro për frymë nuk kemi të ardhme”, tha Rama.

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Kryeminister Idiot !

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ani

      I vetmi person i cilini ben ball krizave edhe situatave

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eno

        I vetmi qe mund ta coj kete vend perpara

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besard

          Ishte shume e nevojshme kjo rritje pagash ne keto kohe te veshtira

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti

            Kjo rritje rrogash ka per te qene nje ndihme shume e madhe per shume persona

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              Do te...rrisim pagen...do te kemi uje...do te...do te...po pushtetin e kemi sot ...e kemi prej 10 vjetesh....por do te ....pra 2025 thote dhe do e kemi prape thote...Ore a eshte mire ky....normal po te kete Liken perballe palle fo beje...

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jona

                nje rritje page shume e nevojshme per kete kohe

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jori

                  bravo qeverise per keto vendime qe po mer

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eri

                    Rritja ekonomike ke 5% cdo vit...per 10 vjet bejini llogarite...rrogat jane rritur shume me pak...pra ky me leket e mosrritje se pagave ka financuar arritjrt e veta...e prape I nderuar del ....I rrita thote...po nuk ka analiste ai vend...aty jane blere te gjithe...

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eda

                      Vendime te duhura ne kohen e duhur si gjithmone nga qeveria Rama

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lea

                        Rritja e pagave shume e nevojshme sidomos ne kete kohe

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dori

                          Eshte ndihme goxha e madhe

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Soni

                            Po beni gjene e duhur

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              titi

                              rritja e pages do te rrise shume mirqenjen ne vendin tone

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tosi

                                e vertet dhe shume mire bene

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eni

                                  O Edi shume u mburre me europen por ke nje vit ke hapur negocitat sa nje kapitull ske mbyllur dot. Per nje vit Serbia mbylli 3 o trim...apo me kte administrate tallava cte besh ti

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje