Rama mesazh Kurtit: Ballkani i Hapur nuk ndalet! Kush e kundërshton, do zhgënjehet

8 Qershor 2022, 15:48Politika TEMA

Rama mesazh Kurtit: Ballkani i Hapur nuk ndalet! Kush e kundërshton, do

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nisma e Ballkanit të Hapur nuk do të ndalet. Në një konferencë të përbashkët nga Ohri ku po zhvillohet samiti i “Open Balkan”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se do dëshironte që në këtë nismë të ishin të pranishëm të 6 vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën.

Sipas Ramës, kush e kundërshton këtë nismë, është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton t’i bashkohet, do të humbë kohë.


“Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve, nuk është më një punë e tre njerëzve. Sot Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do jetë gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur. PËr të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe të djersës së tyre do të thotë çlirim i madh nga muret e rrëzuara falë rrugëve të hapura. Ne do të ngremë siç e tha dhe Presidenti, do ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete. Kriza mund të thellohet më shumë, ka pushtuar mbarë botën. Kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekjen e çdo vendi.

Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Edhe kur kilovati i fundit i energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye, grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna ndërkohë që ne do adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, nga stacioni i parë në Korrik në një takim të ngushtë të ballafaqimit të grupit të punës, dhe më pas në shtator në Serbi ku do zhvillohet një aktivitet me vera. Politikanët mund të zgjedhin të rrinë këtu ose të mos vijnë këtu. Ndërkohë që do zhvillohet edicioni i parë i panairit, do kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore dhe sigurisë energjitike.

Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme e rajonit për furnizimin me energji. Kemi shumë mundësi që të jemi komplementarë për shkak të burimeve të ndryshme të energjisë. Në mënyrë që të kemi sa më shumë sinergji. E fundit që kam, më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tryezë e cila, siç e tha Dritani, një mundësi për të komunikuar dhe dialoguar. Do dëshiroja të jemi 6. Një gjë është e sigurt, pikërisht se është e njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do iki diku tjetër” – tha Rama.

23 Komente

  1. E
    Elona

    Bashkpunimet me shtetet tjera jane nje plus i madh per shqiperine ballakni i hapur do te ofroje nje jetese me standarte te mira

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber

      Balllkani i hapur i jep mundesine shqiperise te ece me hapa nderkombetar dhe sighrisht qe duhet mbeshtetur

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ballkani i hapur eshte nje mundesi shume e mire qe cdo shtet do jet falenderues qe merr Pjes

        Përgjigjjuni
        1. M
          Marvi

          Kurti do pendoher aq shume po une besoj se kosova do bashket me nismen e ballkanit te hapur besoj se ata do e kuptojn kete gabim

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andi

            Open Ballkan eshtr nje mundesi teper e mire

            Përgjigjjuni
            1. o
              olsi

              eshte teper nisme pozitive sepse do te ndikoje ne permiresimin e ekonomis se vendit

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zamira

              Kush del kunder ballkanit te hapur do te thote qe nuk deshiron qe vendi yne te shkoje drejt zhvillimit. Vazhdoni te punoni per vendin tone zoti rama ju pergezoj

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vetefundosje organizate terroriste

                Leri koqevaret atje ku jane je votuar nga shumica per Shqiperine nuk te hyne shume ne pune krahina Serbe nen rrezoluten 1244 multi-etnike kosovo

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vllehu i kënetes!

                  Derisa ky pllatë per Albinin , Albini ne Mbreterine e Bashkuar duke u takuar me miq te vertete.Ballkani i Hapur eshte klub i fukarenjve komunist ,e ju te Shqiperise ia pafshit hajrin!

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    loni

                    je tjeter sukses prej rame sshume i lumtur per arritjen qe kemi arritur

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Palush

                      Ballkani i hapur nje nisme shume e mire per vendin tone

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesia

                        BALLKANI O HAPIR NJE THIKE PAS SHPINE E SERBIT PER GOMERET

                        Përgjigjjuni
                        1. o
                          olti

                          z.rama duhet te vazhdoni me te tilla organizime e te till nisma optimiste per shqiperine ao qe duan te bashkohen jane te mirepritur ashtu sic e thate dhe ju por eshte normale qe ata te cilet nuk behen pjese do humbasin shume

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            feliks

                            Kaq i mjaftojne kesaj nisme, mos u merni me gomarin Kurti dhe thithopen Osmani, a ka mundesi qe asnje nga Ballkani te mos kete fare lidhje me qeverine plere te Kosoves.... Populli duhet te reflektoi se kjo qeveri e ndyre do ta izoloi Kosoven njelloj si izoloi diktatori Hoxha Shqiperine.... Ky kok patate do ta beji popullin te hane vetem patate se vetem kete prodhim kane te gjith te tjerat nga Serbia i merr.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Herta

                              Rama i ka bere thirrje kosoves ti bashkohet ballkanit te hapur sepse i ka shqyrtuar mire perfitimet nga kjo nisme.Dhe eshte normale qe do te na vinte shume keq nese kosova nuk do te na bashkohej sepse suam qe ajo te behet me e forte dhe me e zhvilluar bashke me ne e te ecim para si nje e vetme.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Katallani

                                yyt plehre tradhtar.ik merrja ne goje vucicit

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Papi

                                  Rama po i ben thirrje kosoves sepse ballkani i hapur esht nje nisem shum e mire dhe nuk esht nje gje per tu humbur.Do na vij keq nqs kosova nuk na bashkohet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Flamur

                                    Degjojeni Ramen se ai gjithmone ka mbeshtetur nismat qe jane ne te mire te vendit dhe asnjehere nuk na ka zhgenjyer .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      luis

                                      kur vem re se vulllneti dhe durimi fitonn dime edhe qe cdo projekt do te finalzohet me apo pa mbeshtetjen edikujt sepse ja kemi dal deri me sot dhe do ja dalim cdo dite e me shume

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Klaudjo

                                        Duket qarte puna qe ka bere Edi Rama me Shqiperine, kjo eshte nje arritje e vertete. Shpresoj me te mirat per vendin ne vijim te kesaj marreveshje

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tani

                                          Shpresoj qe kurti te ndryshoje mendje dhe mos te bashkohet sa me shpejt per nje ballkan vertet te hapur

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Astrit

                                            Te gjith ata qe jan kunder ballkanit te hapur jan pro prapambetjes se vendit tone.mos zhvillimit te tij. Vazhdoni me punen tuaj mos ndaloni

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Marjusi

                                              Nje projekti i tille nuk mund ti thuhet jo per te zhvilluar vendin gjithsesi Kosova ka te drejte te marri vendimet e saj.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje