Edi Rama: Sot do ngelnim pa grurë nëse nuk do ishim në Ballkanin e Hapur!

8 Qershor 2022, 11:23Politika TEMA

Edi Rama: Sot do ngelnim pa grurë nëse nuk do ishim në Ballkanin

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës në samitin e Ballkanit të Hapur foli për pasojat e luftës në Ukrainë, ku deklaroi se Shqipëria nuk do furnizohej me grurë nga Serbia nëse nuk do ishte pjesë e kësaj nisme rajonale.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek kriza e çmimit të energjisë për të cilën u shpreh se do të vijojë me rritje.

“Një nga miqësitë më të ngushta sot është SHBA me Japoninë pas dy bombave atomike, dhe ja ku është sot Japonia. Nëse sot do vazhdonte me kurriz nga SHBA duke kërkuar që të uleshin në gjunj për bombat atomike.

Të gjitha gjërat kanë rradhët e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga drejt të ardhmes. Dhe të mos të vazhdojmë me retorikën, të ndalemi në disa fakte.

Kontratat e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht, jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan, siç do ishin bllokuar nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur.

Pak gjë kjo, apo mos duhet ndonjë imagjinatë e jashtëzakonshme për të menduar nëse ne nuk do e merrnim atë sasi gruri të kontraktuar. Me çfarë do i ushqenim njerëzit nëse nuk do kishte bukë, me retorikën e konfliktit. Vazhdojmë me energjinë, ne sot jemi në një, jo vetëm ne në botë, ne jemi shumë më vunerabël se shumë të tjerë.

Ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi nuk do jetë çmimi i energjisë që do vijojë të rritet, por nuk do ketë fare për të blerë. Kemi luksin për të hapur defterët dhe të merremi me retorikë? Nuk e besoj. Njësoj se me grurin do provohet se sa e vërtetë do jetë se Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vuçiçit.

Ballkani i Hapur është i njerëzve, i fermerëve shqiptarë. 57.6 mln euro është sot janar-prill volumi i eksporteve të fermerëve shqiptarë. Vjet ishte dyfish më pak. Për më tepër në një kohë problematike ku vetëm çmimi i naftës për fermerët ka pësuar një rritje të frikshme” – tha Rama.

17 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Sa te kemi ty dhe Bajromin neser, se qajme bithen...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Mbete si lypes rrugeve plehr.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xheti,KS

        Kontratat e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht, jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan, siç do ishin bllokuar nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur. Liar,liar,liar!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Kryeminister legen, po Kosova, Mali i Zi, Bosnja si ja bene per buke ne keto kohet qe nuk ishin ne Ballkanin e Hapur ? Shqiperia nga akoma trima ...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            E vertete nje ndryshim shume i madh do te vij me kete projekt nje nga gjerat me tmira qe do ti ndodhu vendit tone

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albert

              Lufta ne Ukraine ka sjelle krize pasi te dy vendet jane transportiesit kryesore te grurit e drithrave. E vetmja menyre per kalimin e krizes eshte bashkpunimi e duke ndihmuar njeri tjetrin

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dori

                Nje lider mjaft i zoti ne drejtimin qe te eshte dhene dhe na perfaqesoni denjesisht kudo qe shkoni.Kesaj nisme ju bashkuan dhe dy shtete te tjera dhe uroj sa me shume marreveshje te kemi

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Leonard

                  Bashkpunimi eshte celesi i suksesit dhe ju po e beni kete gje , se bashku do ta perballojme kete krize

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatma

                    Shume e vertete eshte.Nsse nuk do te koshim Ballkanin e hapur shume ane te krizave do te na mbysnin e nuk do te ishim te afte ti perballonim sic ia kemi dale mbane deri tani.Imagjino dhe pse po jetojme ne nje kohe te veshtire dhe po arrijme suksese te medha.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Myftar

                      Po fakti esht qe serbia prodhon shum grur dhe jemi me fat qe e marrjm pa dogane me ane te ballkanit te hapur

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pjetri

                        Ballkani i hapur na ka sjelle shum benefite der tani. Mendoj se akoma ne te ardhmen do kemi te mira nga keto bashkpunime

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edi

                          Me ballkanin e hapur jo vetem grur por cdo gje ne vendin tone do te vi me shumic.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taqi

                            Nje gje pozitive i pret te gjuthe shtetet qe po marin pjes ky eshte vetem nje nga hapat e pare te ketij zhvillimi rajonal

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jorgo

                              Kjo gje eshte nje gje e vertete sepse nepermjet ballakanit te hapur do kemi mundesine nepermjet puneve dhe bashkepunimeve te antaresohemi sa me shpejt ne BE

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qazimi

                                Edi Rama je gjigand je shum larg pames. Jemi me fat qe kemi nje lider si ty.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  albozi

                                  Keta ose bejne vete ose jane , se kuptoj si mund te mos jesh dakort me nje mini BE vetem me vendet e rajonit qe do i japi zhvillim te madh te gjitha shteteve pjesmarrrese

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    redi

                                    Ballkani i hapur eshte nje nga zgjidhjet me te mira dhe me efektive qe po behet ne ditet e sotme.Eshte e veretet qe na ndihmon te dalim nga kjo gjendje e tanishme

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje