“Shqipëri hapa para, BE të ketë kurajo”, Matteo Salvini: Partitë e qendrës së djathtë në vështirësi

7 Qershor 2022, 22:25Politika TEMA

“Shqipëri hapa para, BE të ketë kurajo”, Matteo

"Partitë e djathta në Evropë e Ballkan kanë nevojë për më shumë kurajo e identitet për të qeverisur", ka deklaruar këtë të martë për RTV Ora, ish-zv. kryeministri Italian Matteo Salvini.

Lideri i Partisë "Lidhja", Matteo Salvini, i pyetur nga gazetarja Alba Kepi, se ku po gabon Evropa me vendet e Ballkanit, u shpreh se Shqipëria po bën hapa të shpejta përpara, dhe se Bashkimit Evropian i mungon kurajoja për të çuar përpara procesin integrimit me shtetet e rajonit.

“Para së gjithash mendoj se Shqipëria po bën hapa të jashtëzakonshëm përpara. Ka një ekonomi e një sistem ekomomik me një nivel të lartë rritje, e një rini që e kam zili. E një chapeau Shqipërisë se si po zhvillohet vitet e fundit. Ka një kërkesë të Shqipërisë për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian që më vitin 2009 në mos gaboj. Pra kanë kaluar 13 vite e unë pyes; Në këto 13 vite si i kanë kaluar në Bruksel, jo vetëm sa i takon Shqipërisë, por dhe ndaj vendeve të tjera si Serbia e cila po bën përmirësime me hapa të rëndësishme.”

Kurajoja është edhe ajo që i mungon partive të qendrës së djathtë që po hasin vështirësi të për të qeverisur në Evropë.

Për senatorin Italian, ajo çfarë ka shkaktuar edhe dobësimin e partive të qendrës së djathtë ka qenë bashkëpunimi me të majtën.

I pyetur mbi vështirësinë që qendra e djathtë ka për të qeverisur në Evropë, Salvini u shpreh se kësaj force i duhet më shumë kurajo për të marrë përpara hapa të rëndësishme.

“Në Parlamentin Europian, shumë shpesh partitë e qendrës së djathtë i shkojnë pas partive popullore, komuniste, jeshile, socialistëve, liberalëve e gjithë forcave të tjera të majta. Qendrës së djathtë në Europë përgjithësisht i duhet më shumë kurajo, më shumë identitet, pasi jemi të ndryshëm e kemi një ide ndryshe shoqërinë e mbi familjen.”

Në konferencë për Shtyp Matteo Salvini komentoi edhe luftën në Ukrainë, për të cilën tha se uron që të mos përsëritet historia e luftë e ftohtë e as të ngrihen mure si ai i Berlinit e as të izolohet gjysma e botës sepse kjo do çojë vetëm në favorizimin e ekonomisë kinezë. 

3 Komente

  1. s
    salvini KUSH?

    salvini CHI?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      shikoni surratin e ksaj gruaje, mongole-turke 100%. Sa per BE-ne, turkia perdor skiprin per te justifikuar islamin ne BE.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrespekt z. Matteo Salvini

        jane thirrje te nji Politikani inteligjent Italian i cili shikon pertej Turirt te mykur te Europes , qe ala e trajton Shqiperine si para 200-vjetesh me syt e nji Egersire edhe pse nji Urrejtje e sulm i tille i ngjan nji Politike Terroriste e Kurves Plake komplet e paarsyshme , e pallogjikeshme ,e pakonceptueshme per llogjiken njerezore ,total nji marrezi ,prej shpirti Kanibali Europian . Grazia Dio che esiste Italia in Europa ,vendi e populli ku frymon mendimi Uman e jeton Sjhpirti Njerezore # nga rest e Kampit te Egersirave qe i pikojne dhembet gjak -popujsh . Grazie sgn.Matteo Salvini qe tregoni edhe njiher se jeni baza e civilizimit te ksaj Bote egersirash te pangopura ,qe jetojne e gezojne vetem duke i shkaterruar jeten popujve te tjere

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje